Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë si e drejtë – në kohën e gabuar

Opinione

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë si e drejtë – në kohën e gabuar

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:40
Ruzhdi Peçani

Sintagma e bashkimit kombëtar,pra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,edhe si legjitime është e drejtë historike dhe natyrale, që na lidhë historia,gjuha ,raca,gjaku, mentaliteti,origjina dhe tradita.Por  për rrethanat  është moment dhe kohë e gabuar.

Kur  ofrohet 28 Nëntori,datë kjo që shënohet,për çdo vit ,nga gjithë ne Shqiptarët në rajon dhe mërgata kudo që janë,që e njofim si  Dita e flamurit.Kjo datë si Dita e pavarsisë së Shqipërisë kur emocionet asnjëherë nuk mungojnë, edhe duke zgjuar aspiratën kombëtare.Këtë e bëjmë duke shkruar dhe bërë debate për bashkimin kombtar.

Flamuri edhe sot qëndron në qendrën e identitetit tone kulturor dhe politik të ne Shqiptarëve.Se identiteti kombëtar qëndron thëllë i brumosur, sa “identitetet shtetrore”mund të qëndrojnë paralel apo si identitet nacional –politik,raportet mes ne Shqiptarëve qëndrojnë si shumë komplekse.

“Nuk mjafton të shqiptosh një ide të drejtë,sepse nëse zgjdhë kohën e drejtë,ajo bëhet e gabuar.Sidomos në diplomaci,kjo është tepër e rëndësishme.”

Kështu,  atë që Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama shpesh thekson idenë e bashkimit kombtar, këtë e bënte edhe në mënyrë provokative, që Kosova dhe Shqipëria mund t´a kishin një kryetar të përbashkët në dhjetëvjetshin e ardhshëm. Albin Kurti, para se të bëhej Kryeministër i Kosovës në qendër të agjendës kishte bashkimin kombtar.Në Tiranë,që të dy kryeministrat do thonin se në rrethana të krijuara të një referendumi do të votonin pro bashkimit.

Deklarime të tilla kishte edhe nga ish presidenti i Kosovës në 2019,pastaj ish Kryeministrit Ramush Haradinaj,jo se ishte bërë në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të jashtzakonshme, që ndodhën më 14 shkurt 2021, kjo  bëri që të shkaktonte edhe reagime edhe nga Rusia. Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesë, ku deklaratën e Haradinajt e konsideron një provokim. “Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, thuhej në reagim.

Të gjitha këto të bëra për konsum të brendshëm politik,e për rrethanat në mardhënjet rajonale dhe ndërkombëtare të Kosovës ishin deklarime futuriste.Dhe të përdorësh  bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës,si shantazh ndaj Bashkimit Evropian është diletantizëm politik.

Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës patjetër se është një e drejtë historike,ekskluzive e popullit dhe kombit shqiptar.Por duhët kuptuar se ky bashkim qëndron si një proces në varshmëri nga shumë faktor dhe rrethana të duhura.Patjetër i ndërlidhur me faktorin euro-atlantik po dhe atë rajonal.

Për këtë të kujtojmë bashkimin e Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore,nuk e bënë duke u kompromentuar  me folklore,dhe kur erdhi koha ata e bënë bashkimin.Sot,mund vetëm të përcaktohet kostoja e bashkimit të dy Gjermanive.Sipas Institutit për hulumtime ekonomike në Hale kjo fillon nga 1,3 bilion euro të investuara mes 1991 dhe 2009. Ekspert,nga gjeoploilitika,preferojnë që në kohën e bashkimit që do ndodhte,kjo duhët bërë ngadal mu në mënyrën si u bë bashkimi i dy Gjermnive.

Mes dy Gjermanive kishte një asimetri,si të zhvillimit ekonomik po dhe sistemit politik.Andaj edhe kostoja e bashkimit kapi shumë marramendëse prej 1.3 bilon eur. Po në rastin Shqipëri dhe Kosovë,nuk kemi këso asimetrie – kemi  simetri të dy vendeve.Që të dy vendet me ekonomi jo të zhvilluar,krahasuar me rajonin.Të dy përshkruhen me demokraci jo të zhvilluar,korrupcion të lartë dhe krim të organizuar,me institucione të brishta të drejtësisë dhe organet e sigurisë,që të gjtha këto të trashëguara nga dhjetvjetshi që shkoi.

Që të ndodhte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,të dy shtetet shqiptare duhët arritur eutektikumin politik dhe ekonomik.Po, eutektikumin ,(mu sikur dy metale që arrijnë eutektikumin me ndryshim në strukturë dhe arrijnë pikën e lidhjes si legurë),si Shqipëria dhe Kosova duhët bërë ndryshime në institucionet dhe strukturën e shtetit.

Me ultrapatriotët drejtë bashkimit

Koha e zgjedhur për të plasuar në opinionin publik propozime apo ide për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet,është e papërshtatshme si për rrethanat në rajon dhe më gjerë, ashtu edhe politike ,po dhe diplomatike.Dhe këto rrethana rreth qështjes kombëtare me të madhe po përdoren nga analist me retorika ultrapatriotike.

Si mund të flasim për një bashkim,kur kemi rastin e një lideri partie ne Kosovë ,që mbështet  formimin e “Bashkësisë së komunave serbe”,dhe lideri tjetër mendon dhe thotë se zgjidhja e vetme është korigjimi  i kufijve dhe shkëmbimi i teritorit me Serbinë.

Hiq më larg se më 07 dhjetor 2021,në portalin “Kosova Sot” ,me titullin: “Bashkimi kombëtar është zgjidhje e domosdoshmëri e kohës, jo negociatat dhe kompromise në interes të shtetit serb!”,

Autori i këtij shkrimi,analist,thotë: “Askush nga kombi i ynë, flas në shumicë, nuk është kundër bashkimi të vendit të shqiptarëve. Në këtë anë si çështje elementare dhe pa të cilën nuk ecet përpara është bashkimi i Kosovës me shtetin amë, Shqipërinë”.Pra, jo se si qështje parësore do ishte forcimi  i sovranitetit dhe subjektivitetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran –por qenka bashkimi,se pa këtë nuk ecet përpara.

Për bashkim  – të ndalemi te “Molla e kuqe”

Po, si do bëhej bashkimi? Për këtë ka idenë:” Në rrugën e realizimit të bashkimit ka disa mënyra se si mundë të bëhet bashkimi kombëtar i shqiptarëve. E para, është rruga e forcës, atëherë kur marshon ushtria dhe forca e vendos kufirin te "Molla e Kuqe",… me referendum të të dy shteteve shqiptare dhe rezultati përcakton statusin, dhe së treti, është marrëveshja me shtetin që gjindesh në konflikt për tërheqje të kufijve të ri midis shqiptarëve dhe serbëve. Nuk mendoj se kërkohet ndonjë shpjegim në dy format e para, sepse kur ke fuqi vepron vetë pa konsultuar askënd.

“Këtë nuk e ka Kosova dhe Shqipëria aktualisht. Por, edhe nëse synohet kjo, duhet domosdo miqësi me subjektet tjera, përkatësisht me shtetet mike, si me SHBA, me Anglinë dhe ndonjë shtet tjetër domethënës nga BE”. Dhe kështu po i epet atu e fortë  diplomacisë Ruse dhe Serbe që të sillen më ashpër dhe rigorozitet ndaj pavarsisë së Kosovës”.

Nga kjo,për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, premisa për Rusinë do ishte duke konsideruar këtë si një projekt të “Shqipërisë së madhe” dhe “si dëshmi që Kosova është faktor destabiliues në rajon dhe se Kosova nuk do njohjen ,por dëshiron bashkim me Shqipërinë.

Të mos harrohet se ish presidenti serb Boris Tadiq,në 2011,kishte deklaruar,tekstualisht dhe publikisht se ishte gati të pranonte “Shqipërinë e Madhe”: me kushtin që Kosova të ndahej midis Shqipërisë dhe Serbisë. Pajtimi i Rusisë dhe Serbisë për ”Shqipërinë e madhe” qëndron në forcimin e pozitës së negocimit, ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Sebisë së Madhe.

Bashkimi  kombëtër është i papranuar për SHBA, dhe asnjë pyetje tjetër për të cilat  SHBA janë të angazhuar që nga 1999.Liderët e Kosovës dhe Shqipëris ,nuk duhët injoruar apelet e SHBA kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e Shqipërisë si antare e NATO-os,ngase çdo antare në parlamentet e tyre kanë vendosur  hyrjen në aleancë,dhe atëherë do duhej që sërish të deklaroheshin ,ngase do kishim të bëjmë me ndrrim kufijsh të Shqipërisë,kështu sipas nenit  5  të Marrëveshtjes me NATO të gjitha antaret do duhej të deklaroheshin për kufijtë e ri.Kjo do ishte përgjegjësi e NATO-os.

A do mund të këthehej Shqipëria unike me Kosovën në NATO –  them se  do ishte vështirë.  Në këtë llogarisin Rusia,Srbija dhe Kina. Dhe për këtë mbeshtesin,pa rezervë, bashkimin tonë me Shqipërinë.

Çka tregon hulumtimi?                                                                                                                    

Hulumtimet,të bëra nga Fondacioni për shoqëri të hapur në Shqipëri dhe Kosovë me qytetarët e të dyja vendeve,të dhëna që kan rrjedhur në opinion,na japin të dhëna interesante për atë se si mund të rrjedhin mardhënjet në të ardhmën.

Ka shumë nga ata që e anashkalojnë retorikën pan–shqiptare,duke e marrë si populizëm për konsum të brendshëm, apo si që e përdor Edi Rama si provokim të bashkësisë ndërkombëtare që të sigurohet një integrim më i shpejtë në BE.Po dhe një e vërtetë në këtë retorikë,që kjo t´u shërbej elitave politike që të zhvendosin vëmendjen nga problemet  e shumta. Ana tjetër e monedhës qëndron në këtë retorikë,që kohën e fundit ka gjetur vend në debate në mediet nga analistë sentiment. Dhe këtë  në Kosovë e bëjnë mu në rrethanat e trazuara të gjeopolitikës.Ideja e bashkimit kombtar ringjallet me ndjesinë e një potencialit të romantizmit nacional.

Hulumtimi i Fondacionit ka trguar se bashkimi kombtar ka zgjuar interesim dhe mbështetje të shumicës në të dy vendet.Po t´u epej rasti për një referendum,75% të shqiptarëve në Shqipëri dhe  64%  të Shqiptarëve në Kosovë do votonin pro bashkimit kombtar.

Megjithatë, po të lexohen me kujdes rezultatet e hulumtimit mund të vlersojmë,se edhe përkundër rezultatit PO,në një masë kjo edhe jep refleksion. Përgjigja na jep shumë.Por,po të përkthehet kjo në realitetin politik,shto këtu edhe paqartësit,se çka do nënkuptonte ky bashkim dhe cila do ishte kostoja e një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë, po të ndodhë.

Të dhënat me faktin,se në Shqipëri mbështetja qëndron më e madhe,për bashkimin,se sa në Kosovë, paksa duket si e pakapshme.Pra sedimenti nacional na qenka më i shprehur atje se sa në Kosovë.Nga ana tjetër,narativa për bashkimin në Shqipëri qëndron e fortë,por  akoma  e përgjumur ngase nuk ishte e politizuar mjaftë.

Përgjigja ndaj një pyetjeje ,që mund të merret si tregues i tërthortë për intensitetin e dëshirës për bashkim. Kur respondentët janë pyetur se a janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e projektit të bashkimit (më saktësisht “ta paguajnë një taksë”), përkrahja për bashkimin bie në 29% në Shqipëri dhe 44% në Kosovë. Në Kosovë bie më pak, por sidoqoftë bie nën shumicë.

Ky “intensitet i ulët i përkrahjes” për bashkimin në Kosovë është mjaft befasues dhe çon te përfundimi tjetër i rëndësishëm i anketës – te fakti se mendimi kosovarocentrik dhe krenaria për identitetin kosovar vërtet është forcuar gjatë dekadës së parë të shtetësisë.

Dhe preja nga ky botkuptim, kjo ka shpjegimin, respodentët e sondazhit  ndajnë mendimin se Kosova dhe Shqipëria si “shtetet e ndara do të funksiononin më mirë”. Po ashtu ekziston një mosbesim te një pjesë të shoqërisë kosovare ndaj elitës së Tiranës, që buron nga përvoja historike. Ekziston përshtypja se Tirana nuk e kupton dhe nuk e njeh Kosovën mjaftueshëm, dhe se për këtë arsye ajo do të neglizhohet.

Në thelb, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, shqetësimi kryesor mbi bashkimin qëndron te ndarja e pushtetit dhe te hiset respektive. Kjo deri diku e shpjegon faktin e dalë nga anketa se në të dyja shtetet përkrahja për bashkimin është më e ulëta në rajonet ku ndodhen kryeqytetet.

Këtë e ilustron më mirë fakti i gjendjës së keqe e marrëdhënieve e tregtare. Edhe pse shkëmbimet mes Shqipërisë e Kosovës kanë lulëzuar në fushat e kulturës dhe medias (ku pengesat shtetërore s’ekzistojnë), deri në pikën ku hapësira kulturore është bashkuar, e njëjta nuk mund të thuhet për integrimin e tregut.

Takimet e shpeshta ndërqeveritare s’kanë prodhuar asgjë më shumë se retorikë të zbrazët në përpjekjet për t’i tejkaluar këto pengesa. E dhëna e tretë e rëndësishme nga sondazhi është se, përderisa shqiptarët e dëshirojnë bashkimin në parim, pak prej tyre (23% në Shqipëri dhe 17% në Kosovë) besojnë se bashkimi është i mundur. Megjithkëtë, pesimizmi nuk rezulton nga mendimi se dallimet e brendshme janë të pakalueshme—shumica i konsiderojnë komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet e rajonit si pengesat më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat