Populli ynë e ka një thënie: Turpi nuk e ka mbytur askënd!

Opinione

Populli ynë e ka një thënie: Turpi nuk e ka mbytur askënd!

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:02
Autori

Qeveritarët tanë të mjerë, injorant dhe të korruptuar deri në palcë, në vend që t'i mbronin Interesat e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e se cilës u derdh aq shumë gjak, Kosovës ia sollën shumë të këqija nga të cilat nuk po mund të çlirohet edhe kaq vite pas çlirimit nga mizorit e shtetit serb.

-Kosovës në negociata me palën serbe në Bruksel, ia sollën fusnotën një dhuratë Serbisë kundër Kosovës.

-E pranuan dhe e ratifikuan në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, një zgjidhje kjo me pasoja fatale për tërësinë tokësore të Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovë , nga e cila marrëveshje nuk tërhiqet Serbia dhe insiston me çdo kusht që kësaj bashkësie të komunave serbe në Kosovë t'u jepen ingirenca shtetërore të ngjashme me ato të Republikës serbe të Bosnjës.

- Marrëveshjen e vendosjes së vijës kufitare Kosovë - Mali Zi, aty ku nuk ka qenë më parë në dem të meritorit të Kosovës e pranuan dhe e ratifikuan në Kuvendin e Republikës së Kosovës me shumicën e votave të deputetëve.

- Donin të pranonin shkëmbime territoriale Kosovë -Serbi, pa ditur se, ndihmonin krijimin e Serbisë madhe ,dhe i jepnin shkas Serbisë për të kërkuar kthimin e çështjes së Kosovës në pikën Zero.

Qeveritarêt "tanë" edhe përkundër kaq shumë të këqijave që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit të Kosovës pas çlirimit, në vend që t'i kërkonin falje popullit , nga populli kërkojnë votën për të vendosur në dem të Kosovës siç kanë vepruar në të kaluar edhe jo aq të largët në raport me Serbin okupatore dhe gjenocidale anti shqiptare.

Pra , përderisa lufta për pushtet në mes subjektive politike dhe krerëve të tyre po zhvillohet me një ashpërsi të pa parë , Serbia po e donë Kosovën me mure ndarëse, ndërkaq , Elita politike e Kosovës po sillet sikur nuk po ndodhë as gjë , përkatësisht po llogorit në ndihmën e Brukselit, për shembjen e këtyre mureve ndarëse të Kosovës nga politika agresive , hegjemoniste e Serbisë kundër tërësisë tokësore të Kosovës.

Klasa politike e Kosovës vetëm e bashkuar e jo e ndarë siç është tani, mund t'i amortizojë kërkesat hegjemoniste dhe shovinoste të Serbisë kundër Kosovës.

Ata duhet t`i largojnë nga skena politike e Kosovës të gjithë ata të cilët janë përgjegjësit e vetëm dhe kryesorët për të gjitha t' këqijat që ia kanë shkaktuar Kosovës në raport me shtetin shovinist të Serbisë dhe në raport me Bashkësinë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat