Kthejuni unitetit të përbashkët politik, se na hëngri “Dreqi”

Opinione

Kthejuni unitetit të përbashkët politik, se na hëngri “Dreqi”

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 07:30
Ragip Guraziu

Pasi Republika rrëshqiti në anarki, ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Car Llazari në veri me gisht nga Prishtina, na solli nisjen e ndërtimit të Universitetit paralel, VV-thonë se do t’i kundërpërgjigjen, sa interesant?!

VV-ja e quan provokim nisjen e ndërtimit të Universitetit paralel, thonë se do t’i kundërpërgjigjen

Provokim e ka quajtur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitim Uka, nisjen e ndërtimit të objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.

Uka, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në një deklarim, ka thënë se së shpejti Qeveria e Kosovës do t’i kundërpërgjigjet këtij provokimi të radhës nga ana e Serbisë.

“Ky është një provokim tjetër i radhës që vjen prej Qeverisë, dhe ditëve në vijim do ta merr edhe përgjigjen prej Qeverisë së Kosovës”, ka thënë deputeti Uka.

Ndërkohë, vite më parë, nisi në veri të Mitrovicës, investimi në mbi 6 milionë euro, i cili po bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, gjatë një vizite në Kosovë, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të në Mitrovicën Veriore.

“Ky është gurthemel i harmonisë unitetit të popullit tonë në Kosovë, dhe për këtë sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe do të jemi: edhe Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Populli ynë ka të ardhme vetëm përmes këtij uniteti, siç e ka thënë edhe presidenti Vuçiq”, tha Petkoviq.

Ndërtesa do të ketë 10.575 metra katrorë, me kapacitet për pranimin e deri në 10.000 studentëve ndërsa në kuadër të këtij Universiteti do të funksionojnë: Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti Ekonomik.

LDK reagon për universitetin në Mitrovicë: Qeveria Kurti po e ri-instalon Serbinë në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për vendosjen e gurë-themelit të “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”, me ç’rast ka thënë se Qeveria Kurti po e ri-instalon Serbinë në Kosovë.

Nga LDK-ja një vendim të tillë e kanë quajtur skandaloz dhe antikushtetues.

“Kryeministri Kurti duhet t’i zëvendësojë deklaratat boshe në Bruksel, me veprime konkrete në territorin e shtetit të tij. Ai duhet menjëherë, e pa vonesë, ta shkarkojë ministrin nga radhët e minoriteteve dhe me çdo kusht të parandalojë ngritjen e universitetit paralel në veri”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

“Me aprovimin e vizitës nga Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën e Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit së bashku me Ministrin e Qeverisë së Albin Kurtit, vunë në Mitrovicën e Veriut gurë-themelin e “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”. Me këtë veprim ata de-legjitimojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, duke e nëpërkëmbur njëkohësisht edhe identitetin e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

PDK: Ndërtimi i Universitetit në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me Kurtin

Ndërkohë, lidhur me ndërtimin e universitetit në veri të Mitrovicës, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se ndërtimi i Universitetit paralel serb në veri të Mitrovicës po bëhet në pajtim me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kryeministri përgjigjet që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, por sipas saj, ndërtimin e këtij universiteti Kurti e vlerëson në të mirën e integrimit të qytetarëve të pjesës veriore.

“Ai ishte në dijeni për ndërtimin e këtij Universiteti serb qysh në fillim të muajit korrik dhe këtë e ka konfirmuar në përgjigjen që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës saktësisht me 7 korrik kur unë e pyeta për ndërtimin e këtij universiteti”, ka shkruar ajo.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti po tregohet i pazot që të përballet me Serbinë, teksa ka kritikuar vënien e gurë-themelit të universitetit paralel në veri.

“Në të kaluarën e dini si kemi vepruar në raste të ngjashme, kur zyrtarët serbë kanë tejkaluar kompetencat gjatë qëndrimit në Kosovë. Kjo është ajo pse e kam pyet Kurtin mos je peng, mos të mbajnë me diçka”, është shprehur i pari i AAK-së.

Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka pasur reagim zyrtar për këtë çështje.

Mitrovica e Veriut është komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe aty autoritetet serbe kanë zhvendosur, siç e quajnë ata, “Universitetin e Prishtinës”, pas përfundimit të luftës në vitin 1999.Studimet aty zhvillohen sipas plan-programit të Serbisë.

Të gjitha partitë u njollosën

Ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda.

Sipas analistëve, edhe pse në Kosovë de jure e kemi sistemin demokratik, de facto është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do të lëshojë rrënjë të reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Derisa demokracia nënkupton qeverisje nga shumica në shërbim të të gjithëve, pa diskriminuar askënd pse është rival politik apo ka një mendim ndryshe, në Kosove kjo gjë nuk është kuptuar ende, dhe si rrjedhojë edhe qeverisjet e njëpasnjëshme në vendin tonë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, në vend që t’u shërbenin qytetarëve, u vunë në shërbim të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatëse të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, pra edhe VV-në, që u sprovua me qeverisjen e inkriminuar dhe jahteve të Shpend Ahmetit në Prishtinë, sistemin “demokratik” e sheh si një mekanizëm të përshtatshëm për të abuzuar pafundësisht me ligjin e demokracinë, në secilën zyrë shtetërore e për të mbushur kontot personale bankare dhe xhepat e pushtetarëve, familjarëve e miqve të tyre, partiakëve e zhvatësve të tjerë.

Demokracia u keqpërdor

Konstaton se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqësisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të marrë fund njëherë e mirë. Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit. Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

Një fjalë e urtë popullore thotë; ”Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verbër”. Pastaj edhe një tjetër thënie populli; ”Kur macja mungon, mijtë hedhin valle. Runa Zot prej të dobëtëve tanë!"

Car Llazari në veri me gisht nga Prishtina

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovë e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e Minatorit nuk e kanë pasur pretendime askush ta ndaj e në kohën e juaj PO?!

Kosovës po i duhet urgjentisht një ligj çka nuk ka ndodhur deri më tani në këtë rruzullin tokësor, që ndalon rreptësishtë zhbërjen e UÇK-së nga ish-komandantët që përçanë edhe luftën e UÇK-së, të viteve 1998-99, po tani po ata komandant milioner-ordiner, sot po e çoroditin edhe Republikën e Kosovës. Deri sa një numër i madh i këtyre komandanteve , disa deputetëve , e shumë udhëheqësve në Kosovë janë te lidhur drejtpërdrejtë me shërbimet e fshehta serbe , ne kemi këtë gjendje .

Pse këtë shkrim?!

Një letër që me vije nga Syla, që nuk e njoh fare, me shkruan kështu, pas një shkrimit të fundit se “Së pari ju përshëndes ju si gazetar, përgëzojë për këtë shkrim kaq të bukur dhe me pyetje shumë me vend që ju keni drejtuar, ish Komandantëve, përse nuk del haptas të tregosh tërë të zezat që janë bërë, gjatë dhe mbas luftës, sidomos, vrasjet, e njerëzve me kyç, dhe me të aftë, kur dihet se mbas luftës janë vrarë 1800 njerëz, me të aftët, kush i beri këto vrasje cila bandë, meqë dihet mirëfilli, se në këto vrasje të bëra nga urdhrat e komandantëve”, dhe vazhdon më tej, një shkrim i gjatë, pa ndërhyrje, pasi ka cekur se babai i tij paska vdekur këto ditë, dhe në botën tjetër paska shkuar, kohën e fundit ai është duke i lexuar shkrimet e mija për çdo dit.

Po kthehemi në temë...

Kohën e mbetur duhet shfrytëzuar sa më mirë, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur, që në momentin e parë, kur palët e përfshira dhe ndërmjetësuesi e sheh të rrugës që ky proces të rifillojë, sepse ne jemi të interesuar për një dialog që nuk është akt drejt marrëveshjes, por një proces drejt marrëveshjes. Megjithatë nëse spektri politik i Kosovës vazhdon me avazin e vjetër të vënies së interesave personale mbi ato shtetërore, siç ka vepruar në vazhdimësi kuislingët të gjithëve partive deri më tani, si dhe ndër këmbaceve e përçarjeve ndërpartiake dhe pozitë e opozitë edhe më tej nuk bashkohen rreth një platforme të përbashkët të interesit shtetëror e nacional, rifillimi i këtij procesi do të jetë shumë i rrezikshëm për ruajtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës.

2000 mijë hektar tokë të Kosovës iu falën Maqedonisë, ndërsa së fundi, në emër të rrejshëm të liberalizimit të vizave, gjë që nuk ndodhi kurrë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj i shitën edhe 8300 hektar tjerë tokë, aq të çmueshme të Kosovës, bashkë me Kullën e Çakorrin Malit të Zi. Ndaj vet koha po demanton të gjitha akuzat që nga shitësit e vendit dhe pazargjinjtë e trishtë të tokave të Kosovës, ju kanë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mungesë vizioni e guximi që të ballafaqohet në dialogun me Serbinë, po ankohet opozita se këtë e ka bërë nga frika e ballafaqimit të përballjes së dialogut me Serbinë, dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë me ato lista qe u huazuan nga Serbija dhe sipas opozitës ka nënçmuar shtetin e Kosovës dhe para marrëveshjeve të fundit me Serbinë, ka degraduar shtetin e tij.

Synohet themelimi i Institutit për Hetime të Krimeve të Luftës, që Ndërkohë një institut i ngjashëm në Kosovë, ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018.

Megjithatë këshilltarja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Furtuna Sheremeti thotë se nuk do ta kenë të lehtë pasi sipas saj kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës.

Funksionalizimin e këtij instituti po e shohin si të domosdoshëm edhe organizatat joqeveritare.

Sipas Feride Rushtit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Kosovës i ka munguar një institutit që ka që ka për fokus dokumentimin e krimeve të luftës.

Ndërkohë një institut i ngjashëm në Kosovë, ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai është mbyllur në vitin 2018.

Nuk duhet të pranohet pjesëmarrja ruse në dialogun Kosovë - Serbi, këtë nuk do pranojnë as diplomacia kosovare por as qytetarët e saj

Duke e ditur që Rusia gjithmonë ia ka mbajtur krahun Serbisë, dhe gjithnjë që nga vitet e 90-ta e deri sot, Rusia po mundohet t'i fus hundët edhe në Ballkan nëpër me Serbisë, lidhjen me Kosovën. Kështu që nëse Rusia përfshihet në këto bisedime atëherë ka gjasa të ndodhë ajo që gjithmonë kemi pasur frikë, dhe këtu duhet të jemi unik të gjithë ne duke filluar nga spektri politike deri tek qytetari i fundit të Kosovës.

Pasi Republika rrëshqiti në anarki, ndonëse Kosova si shtet i ri është në rrugë e sipër të ndërtimit të një shoqërie pluraliste e demokratike, tash e gati dy dekada, analistët politikë konsiderojnë se ende nuk ka demokraci, por shteti i ri ka rrëshqitur keq drejt anarkisë dhe nëse shoqëria jonë nuk gjen forca për ta ndalur këtë regres, do të na presin kohë edhe më të rënda, kjo do ishte arsyeja pse utori i këtij shkrimi po kërkon një Unitet të qëndrueshëm nga spektri politikë që të bëhen së bashku dhe anash interesat personale, se ndryshe na hëngri ''DREQI''....

Një unitet i tillë i shqiptarë gjithmonë ka qenë tmerr për Serbinë fashiste, kriminale dhe çetnike të Sllobodan Millosheviqit, që kopje totale trashëguar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat