Transparenca e punës në shtetin e pakorruptuar demokratik...

Opinione

Transparenca e punës në shtetin e pakorruptuar demokratik...

Nga: Sami Arifi Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 11:09
Sami Arifi

Për ta ditur transparencën e punës së institucioneve të shtetit dhe veprimtarit e punonjësve në përgjithësi, të atyre profesional e deri te mediet dhe gazetarët, duhet që organet relevante përgjegjëse të shtetit, prokuroria, policia dhe gjyqësia, të kanë njohuri mbi burimet e të ardhurave të tyre.

-Funksionimi i shtetit ligjor është siguria e popullit në veprimtaritë e tyre në fusha të ndryshme, ku, përmes zhvillimit ekonomik vije deri te forcimi i shtetit demokratik.

-Zbatimi i ligjit, përmes organeve relevante përgjegjëse, në një shtet demokratik vendoset nga organet përgjegjëse profesionale në bazë të veprave që janë në shqyrtim, për shpërblim apo ndëshkim, në bazë të lëndës që ka në shqyrtim personi apo grupi nga organi përgjegjës, jo nuk vendos asesi organi me qëllime të caktuara për ta hidhruar apo gëzuar personin apo grupin, por organi përgjegjës shqyrton lëndën dhe në bazë argumenteve merr vendimin.

-Grumbullimit të pasurisë duhet t’i dihet burimi i saj në mënyrën më transparente pranë organeve relevante përgjegjëse profesionale të shtetit demokratik.

-Duke e ditur burimin e të ardhurave për personin apo grupin, organet relevante përgjegjëse të shtetit ndriçojnë punën e institucioneve të shtetit, veprimtarinë e tyre në fusha të ndryshme për të ditur pavarësinë e tyre, qoftë edhe të mediave apo gazetarëve se sa janë të varura apo të pavarura, meqë, rrjedhën e veprimtarisë e bënë të ditur rruga e grumbullimit të të ardhurave të tyre.

-Njohja, përmes transparencës, e burimeve të të ardhurave të punonjësve të shtetit, po edhe punonjësve të veprimtarive private, nga organet relevante përgjegjëse profesionale, prokurorisë, policisë dhe gjyqësisë, bënë funksionimin e shtetit ligjor demokratik që hap rrugë zhvillimit ekonomik, hap rrugë sovranitetit kombëtar, meqë pa zhillim ekonomik nuk ka sovranitet kombëtar dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat