A është dr. Sali Berisha anti amerikan?!

Opinione

A është dr. Sali Berisha anti amerikan?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:17
Autori

Ani pse Blinken e ka shpallur pëson non grata liderin historik të PD-së, dikur ish Kryeministër dhe ish President i REPSH , kjo nuk do të thotë absolutisht se Dr. Berisha është anti amerikan.

Z. Sali Berisha , prej rrëzimit të diktaturës më të egër të Evropës në Shqipëri dhe vendosjes së Demokracisë, në mënyrë konstante dhe me një përkushtim të sinqertë ka zhvilluar marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat me ShBA-në dhe aleatët perëndimorë të ShBA-ve.

Pavarësisht interpretimeve nga më të ndryshme të kundërshtarëve politikë të z. Sali Berisha, për shkaqet e shpalljes së tij person “non grata” nga Sekretari Amerikan z. Blinken , akoma të dhënat dhe faktet e vërteta të një qëndrimi të tillë të SHBA-së, ndaj z. Berisha, mbesin në terr.

Siç dihet, z. Berisha i pakënaqur me shpalljen person “non –grata”, nga z. Bilinken, Sekretari Amerikan , e ka angazhuar një Avokat Francez , për të kërkuar ndriçimin e fakteve për një masë kaq të ashpër të Sekretariat Amerikan ndaj tij dhe familjes së tij.

Kjo që kërkon z Berisha nga Avokati Francez, absolutisht nuk do të thotë se z. Dr. Sali Berisha është anti Amerikan, ani pse kundërshtarët e tij politikë në Shqipëri, lansojnë lloj-lloj insinuatash dhe teori konspirative.

Ajo që tani më dihet botërisht, z .Dr. Sali Berisha , edhe pas shpalljes së tij person non grata nga z. Blinken, nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe “OPEN BALLKAN”, të Edi Ramës, Kryeministrit aktual të Shqipërisë dhe mikut të tij Presidentit serb Aleksandër Vuciq, si një zgjidhje në favor të hegjemonizmit tregtar dhe Politikë të Serbisë në rajon.

Pavarësisht se çka do të ndodhë me shpalljen Person non grata nga z Bliken,Sekretari aktual Amerikan, Dr. Sali Berisha mbetët udhëheqësi i parë i forcave konservatore në historinë politike të Shqipërisë , i cili e rrëzoi Diktaturën më të egër të Evropës, në Shqipëri, nga e cila kishte vuajtur aq shumë dhe aq gjatë populli shqiptarë dhe në vend të saj vendosi Demokracinë dhe sistemin Pluralist- partiak për herë të parë pas 50 vite diktaturë dhe monizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat