Këta djem nuk janë kriminelë!

Opinione

Këta djem nuk janë kriminelë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Grupi i Kumanovës

Disa me burgim të përjetshëm, disa me dënime shumë të rënda, këta djem janë kryesisht nga Kosova të dënuar nga autoritetet maqedonase për rastin “ Kumanova” në vitin 2015. Ata djem krejt sytë i kanë nga Kosova, pasi edhe Gjykata e Apelit në Shkup në vitin 2019 ka konfirmuar dënimin e dhënë Gjykata Themelore atje. Kështu që, sytë e tyre janë drejt Shqipërisë dhe Kosovës, për të zbardhur të vërtetën e rastit në fjalë.

Fatkeqësisht së fundi nga disa persona nga Kosova ata djemtë janë quajtur “ terroristë e kriminelë”. Është e vërtet se rasti në fjalë ka qenë i përgatitur nga Gruevksi dhe disa politikanë nga Kosova, janë dhënë edhe para të shumta, këta që janë në burg janë krejtësisht viktima të ndjenjës patriotike për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Maqëdoninë e Veriut. Është thënë shumë herë nga analistë vendor dhe të huaj se Maqedonia rrezikon të shpërbehet, pasi nuk zbatohet koncepti i respektimit të të tjerëve, në veçanti shqiptarët të cilët zyrtarisht janë afro 1.000.000 banorë.

Kjo përqindje që krahasuar me numrin e banorëve rezident në Maqedoni i bie të jenë diku mbi 33 % shqiptarë, duke mos futur këtu mbi 100.000 shqiptarë të tjerë që jetojnë në këtë shtet por nuk janë pajisur me dokumente përkatëse. Edhe ky veprim është diskriminues, pasi shteti maqedonas nuk dëshiron të rris përqindjen e shqiptarëve dhe kështu nuk i pajisë ata me dokumente përkatëse , si shtetas te saj. Konflikti i vitit 2001, që u kurorëzua me Marrëveshjen e Ohrit, ku shqiptarët konsiderohen si përbërës të shteti të Maqedonisë, nuk u zbatua asnjëherë në praktikë, pikërisht në mungesë të mosrespektimit të kësaj marrëvëshje, ka ndodhur konflikti në Kumanovë. Shqiptarët atje konsiderohen banorë të dorës së dytë e jo bashkë formues të shteti maqedonas.

Rasti i Kumanovës duhet të shërbejr që politika shqiptare atje, por edhe ne Tiranë e Prishtinë, të bëjnë presion të vazhdueshëm tek autoritet ndërkombëtare dhe maqedonase, që këta të fundit, të trajtojnë shqiptarët si pjesë përbërese të shtetit maqedonas, të respektojnë të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Ata djem atje nuk shkuan për të vrarë fëmijë, nuk shkuan për të sulmuar qytetarët. Në fakt nuk sulmuan askënd, ishin të sulmuar sipas një skenari për të eliminuar disa nga ata që i prishin punë dikujt në Kosovë dhe në Tetovë. Nuk mund të quhen “ kriminelë" dikush që ka marr pjesë në luftën në Kosovë, në Preshevë e Maqedoninë e Veriut në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve për dinjitet dhe barazi.

Të ritheksoj, rasti “ Kumanova” është i përgatitur nga shërbimet maqedonase me urdhër të Gruevskit, të ndihmuar edhe nga politikanë shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, e të cilët kishin lidhje me dy nga personat kryesorë të saj, e të cilët u vranë pasi u dorëzuan dhe nuk duhet të linin gjurmë. Këta që janë në burg, janë të pafajshëm, viktima të një komploti në emër të ndjenjës patriotike, të cilën këta nuk e kanë fshehur asnjëherë, as kur mbahen sot në burg disa me dënim kapital, burgim të përjetshëm. Në këtë kuptim, është e pafalshme dhe e pa-tolerueshëm që dikush nga Kosova t’i quaj ata djem me etiketime nga më të poshtrat, të cilat vetëm pala serbe dhe maqedonase i ka përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat