Kërkesë urgjente për Parlamentin e Republikës së Dardanisë

Opinione

Kërkesë urgjente për Parlamentin e Republikës së Dardanisë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 20 dhjetor 2021 Në ora: 10:09
Kuvendi i Kosovës, fjalimi i presidentes Vjosa Osmani

Në të dy shtetet po ndodhin gjëra të tmerrshme politike në shkatërrim të qenies shqiptare

Zonja Presidente, kokën lartë dhe shiko drejtë dhe mos u brengos nga ata të cilët për 20 vite punuan, vepruan dhe e dëmtuan shtetin e tyre për interesa personale, karrieriste dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Në rrethanat në të cilat është Dardania që nga suprimimi i Autonomisë, lëvizjet gjithë popullore në kundërvënie të regjimit të Millosheviqit në mënyrë të organizuar, të bashkuar e të vendosur rreth liderit historik, arkitektit dhe ideatorit të Republikës së Dardanisë, ideologut të krijimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri te organizimi profesional i formacioneve ushtarake, FARK, pastaj, më marrëveshje të përbashkët gjatë luftës për të nën emblemën më të çmuar si vullnet i popullit për rezistencë - UÇK-në.

Qe nga atëherë e pas përfundimit të luftës heroike dhe sakrificën e popullit në përgjithësi, në veaçanti të asaj të Komandantit Legjendar Adem Jashari me vëllanë Hamëz Jashari dhe e tërë Familja Jashari ku u sakrifikuan 56 anëtarë nga kryeqyteti i rezistencës dhe kushtrimit gjithë shqiptar në truallin e Drenicës heroike, fatkeqësisht, filluan devijimet dhe largimet nga amaneti i martirëve dhe heronjve të popullit që të gjithë ishin UÇK, duke u shndërruar në bashkëpunëtor, vasal e kuisling të shtetit fashist serb dhe të kriminelit Millosheviq me bashkëpunëtorë sikur ky i cili, nga miku i tij dhe armiku i shqiptarëve, kryetradhtari, Edvin Kristaq Rama, duke na e sjell në Tiranë për ta fundosë dhe nënshtruar kombin shqiptar nën kontrollin e armikut shekullor - Serbisë.

Unë mendoj, me të drejtë do t’iu referohem juve, zonja Presidente duke iu krahasuar me Margaret Thatcher të Anglisë dhe Angela Merkelin e Gjermanisë, duke u nisur nga sinqeriteti, pastërtia politike, gatishmëria për përballje me sfidat çfarëdo qofshin ato, me guximin për ndryshim dhe për lidershipin tënd e të udhëheqjes aktuale, e zgjedhur nga populli për t’i arrit objektivat madhore të shtet ndërtimit, demokracisë dhe shtet funksionimit, shtrirjes së sovranitetit më të gjitha pengesat, më të cilat ballafaqoheni në shërbim të funkcsionimit të shtetit ligjor si parakusht për t’i sanuar keqpërdorimet, hajnitë, korrupsionin e lartë dhe krimet e shqiptarëve ndaj shqiptarëve dhe gadishmërinë e pa luhatshme që Serbia kriminale e gjenocidale të paditet për krime lufte ndaj shqiptarëve të Dardanisë, më qëllim të zbrazjes, duke e okupuar tokën e shenjtë, të pasur dhe autoktone.

Fjalimi vjetor i presidentes, me gjithë dallimet, mospajtimet dhe mos dakordimet për shumë gjëra, për të cilat mund t’i shpalosë e paraqes opozita normale progresive, nuk bojkotohet, sepse më atë fjalim Presidentja, përpos përfaqësuesve të popullit, ajo, njëherësh i drejtohet popullit, i cili e ka zgjedhë, në rastin konkret me një numër rekord në historinë e Dardanisë.

Po ua rikujtoj fjalimin vjetor të Presidentit Donald Trump, i cili para se të fillojë t’i drejtohet Kongresit (në sallë të ulur Kongresmenë e Senatorë, mysafirë të nderit, autoritete të dekoruara me mirënjohje për veprimtari dhe sjellje heroike, në luftë dhe në paqe), një kopje të fjalimit të tij duhet t’ia dorëzojë Kryetares së Kongresit, në rastin konkret, zonjës Nansy Pelosi, duke u përshëndetur me shtrirje dore.

Presidenti Trump me ato sjelljet e tij jashtë çdo norme e etike të një presidenti të një superfuqie, kur zonja Pelosi ia zgjati dorën, ai me një sjellje të paparë, ia la dorën e zgjatur duke mos i dhënë shtrëngim duarsh dhe u kthye kah mikrofoni për t’iu drejtuar të pranishmeve dhe popullit amerikan.

Zonja Pelosi, pa një, pa dy, e shqeu fjalimin e tij para të pranishmeve dhe para miliona shikuesve të popullit qe e përcillnin dhe pa hamendje e hodhi në shportë.

Por, edhe Demokratët, të cilët për shumë gjëra, nuk pajtoheshin, megjithatë qëndruan në sallë dhe e përcjellën fjalimin e tij deri në fund, ani pse kur duartrokitej ose ngrihej në këmbë, shumë prej tyre e bojkotuan duke ndenjur ulur, siç veproi më të drejtë edhe Kryetarja Pelosi.

Zotëri të nderuar, iu bashkangjitet Listës serbe, e cila, as nuk e njeh shtetin e Dardanisë, as nuk e respekton Kushtetutën dhe ligjet, por iu ndihmoi për t’u zgjedhur në postet e Kryetarit, Kryeministrit dhe funksionet tjera kur juve iu duheshin për të ardhur në pushtet, ani pse, e dinit së është dorë e zgjatur e Serbisë së kriminelit Vuçiq.

Keni hyrë në vallen e përbashkët më Edvin Kristaq Ramën, i cili është shndërruar në vegël të Vuçiqit duke e mos qarë kokën për krimet e bëra në Dardani, duke punuar pa ndërprerë në futjen kombit shqiptar në përgjithësi për t’u nënshtruar e nëpërkëmbur nga Serbia.

Prandaj, ju, zotëri, fatkëqësia e popullit të Dardanisë është se ju për t’i shpëtuar burgut për krim e vjedhje të shtëpisë suaj - shtetit, jeni në gjendje që të bashkëpunoni me armikun, sepse, kjo udhëheqje aktuale e zgjedhur nga populli, sipas të gjitha gjasave do t’u shkojë deri në fund zbulimeve, të te gjitha krimeve, hajnive dhe tradhtive që i keni bërë këtij vendi për njëzet vite dhe ishit në gjendje ta vazhdonit për të mbetur në pushte dhe për t’i ikur përgjegjësive me të cilat ngarkoheni. Shpëtim nuk ka, vetëm vonim.

Zonja Presidente, sa i përket Marrëveshjes “fake” të Uashingtonit, jeni në mbrojtje të Kushtetutës si obligim që e keni. Ajo, ishte një betim, unë ty po ta jap fjalën e ti mua, por asnjëra e ratifikuar nga Parlamentet e të dy shteteve.

Marrëveshja ishte për interesa të Trumpit për t’u rizgjedhur, duke i shitur popullit amerikan si sukses të tij personal, me qellim që Grenell të vendoset në postin e Sekretarit të shtetit, e afroi edhe Kryeministrin e Izraelit zotin Benjamin Natanjahun, i cili garonte për t’u rizgjedhur, me gjithë akuzat për korrupsion, ani pse, ne si Dardani përfituam për njohjen, e cila më rëndësi të veçantë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, deshi t’i iku gropës që ua bëri shokëve, por vet ra ndër më thellë.

Pa u lëshua në gjërat tjera, e nderuara President, veprimi i yt është i drejtë.

Kur qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë (Millosheviqin i II-të, u kërkoj falje lexuesve, por jo edhe të apostrofuarit) më 20 dhjetor në Tiranë

Se kombi shqiptar që nga ekzistimi i tij ndër më të lashtit në Ballkan dhe Evropë, nuk ka qenë më në rrezik nga vetshkatërrimi, vetasimilimi, vetposhtërimi nga përfaqësuesit shtetërorë të vetë shqiptarëve.

Kalimthi, nga brenga dhe mllefi nga ajo që po ndodhë neë Dardani, i ceka disa gjëra ndër më të rrezikshme, të cilat opozita shqiptare në Parlamentin dardan po ndërmerr duke e demantuar vetveten, shtetin sovran, demokratik, dhe fuqiplotë, me qëllim që asaj Qeverie t’i pamundësojë të veprojë në interes të popullit dhe t’i realizojë premtimet, e cili ia dha popullit për besimin e marrë duk kërkuar, që nga opozita qe për tetë muaj t’i zgjidhe të gjitha problemet e grumbulluara për më tepër se njëzet vite.

Ta “harrojmë” për një moment hallin tonë në Dardani, por si ta pengojmë nëpërkëmbjën dhe paternalizmin pa kërkuar nga kryeministri shqiptar, i lidhur shumë ngushtë me armikun shekullor dhe atë të fundit në vitin 1999, i cili na vrau e shkatërroi, na përzuri me dhunë që u detyruam t’i drejtohemi, kujt përpos shtetit amë, i cili me gjithë fukarallëkun e tij na strehoi dhe na ushqeu po më atë kafshatë që e kishte edhe për vete.

Por, pushteti i atëhershëm i kuislingut, shpirt shitësit të Millosheviqit, Fatos Nano, nga Kreta në takim me mikun e tij na e çoi mesazhin e qartë, duka na e bërë me dije se, Beogradi është kryeqyteti juaj.

Në vitin 1999, 400 tanke rrinin të heshtura në veriun e Shqipërisë, duke mos i dal në ndihmë vëllezërve (ani pse ai nuk na konsideronte neve vëllezërë mu ashtu si edhe pasardhësi i tij Kristaqi), siç e përshkruante i nderuari Profesor Dr. Eshref Ymeri në artikullin e para dy dite kur i referohej ushtarakut të lartë Dilaver Goxhaj, një ndërlidhje e fuqishme më forcat e NATO-s, i cili kishte rol kyç gjatë bombardimeve, të cilit Hashim Thaçi me bandat e tije të SHIK-ut dhe banorë permanent të Rognerit të Tiranës, le qe nuk i dhanë pension si 60.000 veteranëve të rremë, por as qe iu përmend emri i tij për ndonjë mirënjohje apo dekorim.

Oficeri ishte i gatshëm qe të veprojë, sepse atë e ka shtyrë dashuria ndaj atdheut, Dardanisë e ngulitur nga familja e tij e njohur atdhetare nacionaliste.

Tani, Edvin Kristaq Rama, kriminelit Vuçiq ia shtron tepihun e kuq në shenjë vëllaznillëku e mirëseardhje, duke shkel e poshtëruar gjakun e derdhur në luftën më të freskët të fundit, plagët e të cilës populli dardan ende nuk i ka shëruar.

Është më së e nevojshme që këtij monstrumi shqiptar dikush ta mbyll në një dhomë dhe t’ia shfaq të gjitha ato video të zotit Esat Shala, i cili me gjithë rrezikun e zbulimit, me traumat e përjetimit të atyre skenave nga masakrat e policëve, të burgosurve serbë me kusht qe sa shumë me vra shqiptarë për ta fituar lirinë e përjetshme nga burgu, ndoshta do të kthjellet, ani pse, ai, kur e mendon Vuçiqin, i harron të gjitha, si dëshmi se ky nuk ka gjak shqiptari.

Në një shkrim timin parapak disa ditë apo para Samitit të te dy Qeverive, në një vend e ceka se është për t’u habitur që Kristaqi të pranojë heqjen e kontrollit të kufijve pa e marrë edhe pëlqimin e Vuçiqit.

Të gjithë iu gëzuam këtij akti, bile e quajtëm edhe historik, praktik, të dobishëm dhe si gjithmonë nën dëshirën e flakët, për bashkim me Shqipërinë kështu hap pas hapi.

Tani më doli i saktë konstatimi i im se me pëlqimin e Vuçiqit qenka arrit kjo marrëveshje e shumëpritur, e duhur dhe me interes për të dy popujt të ndarë padrejtësisht.

A e vuri në lajthitje “i dashuri Edi” Qeverinë e Dardanisië?!

Sa po duket se po, sepse, të njëjtën gjë e bëri dhe me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e nënshkruar Marrëveshjen për një lëvizje analoge të asaj Shqipëri-Dardani.

Kjo po i bie që me gjithë kundërshtimet e Albin Kurtit, Kryeministër për Ballkanin e hapur, automatikisht u fut në valle me çykën e zorit.

Tani, kah do të kalojë Serbia për në Shqipëri nëse Dardania nuk e lejon nëse ka të drejtë me ligjet ndërkombëtare ta pengojë tranzitin nëpër Dardani, qëllimisht miku i Vuçiqit, i “dashuri Edi”, do ta paraqes Albin Kurtin si kryeministër destruktiv para miqve tanë ndërkombëtarë, në veçanti Amerikës, të cilës shpesh i ndodhë që të ketë edhe qëndrime jo në përputhshmërinë me demokracinë amerikane, sepse nuk po e lejon lëvizjën e lirë të mallrave, ani pse nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Berlinit, por sipas interesave të Serbisë dhe Moskës.

Siç po shihet, opozita e Dardanisë në koordinim më Listën serbe dhe Edvin Kristaq Ramën, me çdo kusht të bashkohet dhe ta rrëzojnë Qeverinë Kurti si “pengesë e zhvillimeve dhe bashkëpunimeve ndër evropiane në shërbim të stabilitetit të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi”.

A u vërtetua edhe një herë thika pas shpine e Edi Ramës ndaj Dardanisë?

Tradhtia ndaj kombit shqiptar, fatkeqësisht e koordinuar nga Edi Rama dhe opozita e Dardanisë janë në dëm të çështjes afatgjatë të shqiptarëve dhe kjo duhet në mënyrë unike dhe të organizuar të parandalohet.

Prandaj, iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora që me 20 dhjetor e giithë shqiptaria të zbret në Tiranë në përkrahje të kombit shqiptar nën udhëheqjen e Kryetarit legjitim e historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, njeriu të cilit i besohet, sepse gjithnjë ishte në mbrojtje të kombit shqiptar.

Kërkesë urgjente për Parlamentin e Republikës së Dardanisë

Pasi krye tradhtari Edvin Kristaq Rama, e tradhtoi Dardaninë duke ia fut thikën pas shpine dhe ia mundësojë Serbisë transportin tranzit nëpër këtë tokë të cilën edhe e përgjaku dhe e rrënoi, të thirrët në seancë të jashtëzakonshme dhe të anulohen vendimet e dy Qeverive rreth heqjes së kufijve - kalim të mallrave dhe njerëzve pa kontroll rutinore përpos kamerave inçizuese, që t’i shfuqizojë ato vendime të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.

Duke iu kërkuar falje vëllezërve në të dy anët e kufirit, për ta shpëtuar Dardaninë dhe Shqipërinë nga okupimi serb, është më se e nevojshme që armikut mos t’i lejojmë një lehtësirë të këtillë në formë të dhunshme.

Kjo është urgjente dhe mëse e nevojshme, që të ndërmerret menjëherë.

Rast për ta vërë në sprovë gatishmërinë e opozitës së Dardanisë dhe të vëllezërve shqiptarë të Shqipërisë, në shërbim të atdheut dhe kombit, ose janë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, për ta përkrahur Ballkanin e hapur, dhe për t’i mundësuar Serbisë dalje në detin Adriatik për ta okupuar edhe Shqipërinë pa e shkrepur asnjë plumb dhe kështu, duke i zbatuar kërkesat serbo-ruse dhe njëherësh të eliminohet Bashkimi Evropian dhe të rrezikohen interesat gjeopolitike afatgjate amerikane.

Le ta marrim 20 dhjetorin 2021 si D-day për kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat