Gjenerali Maralusha, ja çfarë duhet të bëjë Albin Kurti

Opinione

Gjenerali Maralusha, ja çfarë duhet të bëjë Albin Kurti

Nga: Muharrem Maralusha Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Albin Kurti në një pamje të rrallë duke përshëndetur me dorën lart, Kuvend

Muharrem Maralusha

Përshëndetje i nderuar HAFIZ SHALA!

Unë Albinit dhe shokëve të tij mundem me ju thanë se është tue ju ra flama, por nuk mundem me i detyrue që ta vizitojnë mjekun. Dhe njëherë... faleminderit për mbështetje. Albini është tue i ba do gabime trashanike, e vetëm koha ka me i tregue (vërtetue) por ka me qenë vonë. Albini e ka rrethuar veten me do personalitete që nuk janë të kualifikuar për pozitat që janë tue i mbikëqyrë.

Një ndër gabimet trashanike që Albini boni është kur me Edi Ramen i anuloi kufijtë ndërmjet Dardanisë dhe Shqipërisë. Tash me nënshkrimin e dokumentit për “Ballkanin e hapur” me Serbinë, Serbia do ta përdorë territorin e Kosovës për transit në drejtim të Durrësit dhe pa asnjë nevojë me e njoftë Kosovën. Me ligjet ndërkombëtare, Kosova është e pafuqishme me ia ndaluar Serbisë shfrytëzimin e territorit të Kosovës për kalimet e mallnave transit dhe e drejtë Shqipërisë. Edi Rama duel ma i mençun se Albini. E la Albinin me gisht në gojë. Edi Rama dhe vëllau i tij politik (Vuçiqi), janë tuj qesh dhe tue ba hajgare me Albinin dhe me kabinetin e tij fëminor.

Kosova prapë ka mundësi mos me e lanë Serbin ta përdori territorin e Kosovës si transit. Parlamenti i Kosovës ka mundësi (Kushtetuta e lejon) që ta thirrë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe me e anulue marrëveshjen e anulimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, se me këtë marrëveshje vetëm Serbia po del fituese, e Kosova i fiton vetëm krunet me anë të taksave minimale që Serbia do ti paguajë për përdorim të rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat