Çfarë duhet pres Kosova në vitin 2022?

Opinione

Çfarë duhet pres Kosova në vitin 2022?

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Jemi ofruar orëve të fundit të edhe një motmoti dëshpërues,të pazakontë.Ishte ky motmot(2021) shkoftë e mos u ktheftë më për qytetarët e Kosovës.Jemi në fund edhe të një moti të vjetër,ndërsa një mot i ri po vjen.

Lamtumirë 2021-të,mirë se vjen 2022-ta.Të urojmë që moti i ri 2022 të na sjellë më shumë të mira se sa moti që po ikë.Por nuk e dimë çfarë do të na sjellë.

Moti 2021 pa dyshim se mund të konsiderohet moti i mbrapshtë për Kosovën. Pothuaja në të gjitha fushat si në politikë,ekonomi,bujqësi,drejtësi,arsim,kulturë,integrime evropiane apo politikë të jashtme.Kosova ka shënuar regres në fushat e parathëna.Jo vetëm kaq.

2021,vit i tretë me pandemi,me zgjedhje në nivel qendror dhe lokal,pastaj tensione me Serbinë,dorëheqje,shkarkime e emërime me e pa arsye,protesta,greva,rritje të çmendura të çmimeve,kriza me energjinë elektrike,vjedhje e afera korruptive,gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së,etj.Kjo është pjesë e historisë të një motmoti shumë të keq.

Motmoti në ikje ishte i pritshmërive të mëdha,por ndodhi e kundërta.Do mbahet mend edhe për ndasitë e mëdha politike në shoqërinë e Kosovës.

Motin që po e lëmë pas ishte mjaft i vështirë për qytetarët e vendit.Uroj që motmoti 2022 të na jap mundësinë të reflektojmë më mirë çdo sferë të punës e jetës,të jemi më mirë ndaj vetes,familjes dhe njeri-tjetrit.Ndaj në motmotin që po hyjmë ju dëshiroj nga zemra shëndet,lumturi,paqe e qetësi.

Fundi po i afrohet edhe këtij moti,sigurisht se do të pyesim veten se cilat ishin të arriturat apo ngecjet e tij që ka lënë gjurmë.Cilat do të jenë rezultatet tona për motmotin që po vjen?Sa nga këto rezultate personale do t’i përmbushim?Të shpresojmë të gjithë të kemi shëndetin i cili fillimisht do të na shërbejë të gjithëve.

Po çfarë duhet të presë Kosova në motmotin 2022-tën?Pa dyshim se Kosovës i duhet stabiliteti politik dhe ekonomik.

Së fundi,të gjithë miqve,mikesha,zonja e zotërinj,të rinjve dhe të rejave,të moshuarve,gjyshe dhe gjyshërit të Republikës së Kosovës ua uroj motmotin e ri siç thoshte Migjeni!Shëndet e mbarësi dhe realizimin të ndonjë ëndrre që mëton lumturinë edhe për të tjerat e sidomos mirësi e vlera.

Lamtumirë 2021-tën,mirë se vjen 2022-ta

GËZUAR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat