Edhe një herë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Opinione

Edhe një herë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:57
Xhavit Kryeziu

Dje, qeveritarët e Kosovës edhe një herë na gënjyen duke na dhënë "gajret" se gjoja Franca e paska "zbutur qëndrimin për liberalizimin e vizave për Kosovën".

Derisa ne edhe në vitin 2022 flasim për mu fësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, të gjitha vendet tjera të Evropës, tashmë as që dinë se çfarë dtth liberalizimi i vizave. Është kështu sepse të gjithë evropianët hyjnë e dalin lirshëm (pa viza) në vendet e njëri-tjetrit, përderisa, kuptohet, përjashtim bën vetëm Kosova jonë e gjorë dhd e vetmuar, të cilën e mbajnë të bllokur qëllimisht sepse kështu kërkon ose i kështu i bëhet qejfi Serbisë! 

Në fakt, Kosovës i janë "hequr" vizat qysh para një dekade. Për ata që mbajnë mend më shumë, politikanët e Kosovës kanë festuar edhe me shampanjë dhe kanë uruar shqiptarët e Kosovës, të cilët kurrësesi nuk u mbushën mend me gënjeshtrat e politikanëve të tyre të pafytyrë, të cilët gënjejnë gjithmonë pa pasur asnjë fije turpi. 

Sido që të ketë qenë, Evropës afër 800-milionëshe i "prish punë" një "grusht shqiptarësh" të Kosovës prej më pak se 2-milonë banorësh, të cilët u dashka të dënohen duke u mbajtur të izoluar nga bota. 

Pallavrat e politikanucëve të Kosovës se gjoja Franca e paska zbutur qëndrimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk i beson askush. Jo vetëm politikanucëve "tanë", por unë personalisht nuk i besoj as francezëve nëse ata vërtet qenkan "zbutur'.  Madje, edhe nëse vërtet "zbuten" francezët, do të jenë pasraj holandezët ata të cilët do të mbesin ende "të egër" ndaj Kosovës, dhe liberalizim të vizave nuk do të ketë prapë!

Dhe, çfarë më tej? Do të kalojë edhe 2022-ta, si shumë vite të tjera, ndërsa ne do të mbesim kështu ku jemi.

Në fakt, Kosovës do t'i hiqen vizat vetëm atëherë kur Evropa plakë, historikisht antishqiptare e njëkohësisht proserbe, thotë se Kosovës nuk do t'ia heq vizat, ndlrsa ato hiqen. Pra, unë i besoj nëse e thotë të kundërtën.

Pa i parë me sytë shqiptarët e Kosovës duke udhëtuar pa viza, unë nuk i besoj, jo më politikanucëve llaskucë të Kosovës, po as vetë politikanëve (e përsëris), antishqiptarë të Evropës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat