Shumë fjalë e pak punë!

Opinione

Shumë fjalë e pak punë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:37
Autori

Që nga çlirimi i vendit e deri te qeveria e fundit aktualja Kurti, ka pasur më shumë llafe se punë, më shumë premtime dhe rrena se të vërteta.

Kur na është thënë nga Qeveria Haradinaj, qeveria Thaçi - Isa , qeveri pas qeverie, se do të na liberalizohen vizat jo në këtë ,por në muajin tjetër, u besonim se kjo do të ishte e vërtetë , edhe pse të gjitha këto premtime rezultuan të ishin rrena.

A ka gjë më të paimagjinueshme, anti kombëtare dhe anti njerëzore kur qeveritë i rrejnë qytetarët e tyre.

Rrenë pas rrene, premtim pas premtimi, për çudi kur dëgjova këto ditë një politikanë të lartë të thoshte se së shpejti do të keni Liberalizim të vizave, sepse sipas tij Franca e paska ndryshuar “qëndrimin" në favor të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengën, u befasova, thash me veti o zot pse nuk iu vije turp që këta qeveritarë të rrejnë popullin e tyre dhe për më tepër si nuk ju kërkojnë ndjesë për rrenat dhe premtimet e rrejshme që ua bëjnë?!

Tani,t'i kthehemi pyetjes më të rëndësishme në botën e gjithë këtyre rrenave të qeveritarëve, qytetarëve: Si është e mundur që këta qeveritarë pas gjithë këtyre rrenave, të shpresojnë se, qytetarët përsëri mund t'ua besojnë qeverisjen e vendit?!

Kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse qytetarët e kanë shumë të zhvilluar mbamendjen dhe në as një rrethanë nuk kanë për t'ua dhënë votën për t'i qeverisur ata politikanë dhe qeveritarë të cilët i kanë gënjyer në mënyrë të përsëritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat