Pse Bashkimi Evropian bëri abort në Ballkanin Perëndimor?

Opinione

Pse Bashkimi Evropian bëri abort në Ballkanin Perëndimor?

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 5 janar 2022 Në ora: 11:11
Ruzhdi Peçani

Dhe vitin që lam pas Bashkimi Evropian liderve të Ballkanit, Brukseli tregoi se kishte mos unitet politik të loboj për zgjidhjet konkrete të problemeve në rajon. Përse BE nuk realizoi sado pak një ecje para në qështjen e Kosovës?

një kohë të gjatë që kur Kosova shpalli pavarsinë në 2008, anëtarët e Unionit Evropian ishin të ndara lidhur me njohjen e pavarsisë.Tani qëndron tjetër temë, kjo rreth arritjes së një marreveshje për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Gabimin që kishte bërë BE ishte se pranoi koceptin e idesë të korigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të teritoreve,si ide e Vuçiq – Thaçi, ide kjo që BE nuk arriti t´a shmangte dhe hudhte nga dialogu, e bënte të kundërtën duke e cementuar.

Fatkeqësisht kjo nuk arriti ta largonte këtë.Paaftësia e BE që ishte nga refleksioni i polarizimit të saj intern. Nga frika nga populistët antiemigracion si dhe partive ksenofobe të hapura,liderët e saj udhëheqës prolongonin të merrnin vendimet për zgjerim.

Ky qëndrim mbrojtës ka dëmtuar seriozisht politikën e Brukselit për Ballkanin Perëndimor. Kosova për këtë jep shembullin qartazi.Edhepse ka plotsuar të gjitha kushtet teknike, qytetarve të saj vazhdon t´u shkurtohet e drejta të udhëtojnë ma regjim vizash në vendet e Shengenit,që na bënë që të humbim besimin në institucionet e BE,duke na mbjellë euroskepticimin.

Pse BE ndjehet e shqetsuar?

Josep Borrell, i cili nga 2019 qëndron si përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme dhe të sigurisë,kishte reaguar në propozimet e SHBA-s dhe NATO-s,që ministria e jashtme kishte publikuar se Moskva kërkon një mori kushtet për siguri.

Josep Borrell reagon se pa BE nuk mund të bisedohet për qështje sigurie,duke thënë se propozimet janë “të papranuara” se BE duhët të ketë rolin kyç në bisedimet mes NATO-S dhe Rusisë,për ardhmërinë e sigurisë në Evropë,duke sygjeruar se Moskva dhe Washingtoni duhët thirrë BE në bisedime. Borrell kishte përkujtuar se BE ndanë me NATO-n me 21 shtete antare dhe „qartë duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve“.

Në kërkesat e saja të parashtruara SHBA dhe NATO-s,Moskva kërkon premtimin nga Washingtoni dhe aleatëve të saja,që NATO të heqi dorë nga pretendimet për ekspanzionin në Lindje dhe pranimin e shteteve të ish vendeve sovjetike në aleancë.Poashtu Rusia kërkon nga SHBA që të mos vendos bazat ushtarake në vendet që nuk janë antare të NATO-s si dhe tëmos bashkpunoj me to.

Evropianët patjetër duhët t´i duartrokasin vendimeve të presidentit Biden

Është e qartë se Washingtoni asgje nuk do t´i lente rastit si dhe mendimeve dhe kërkesave lojtarëve të rendit të dytë nga radhët e aleatëve të sajë. I gjithë perëndimi, patjetër në fund do duhen të pranojnë atë që Presidenti amerikan Biden kërkon nga ta.Biden tani e ka të qartë që është në lojë dhe se Moskva e di mirë se vetëm SHBA paraqet rrezikun për sigurinë e sajë strategjike në Evropë – asfarë BE.Ngase armatimi nuklear në tokën e Evropës është parasegjithash amerikan,përderisa ai Franqez dhe Britanik nuk do përdoren kundër Rusisë,paraprakisht pa miratimin dhe lejen e Washingtonit.

Thënë shkurt,Washingtoni edhe tani,mu si në kohën e luftës së ftohtë,Krizës Kubaneze – në mënyrë të pavarur do të zgjidhë problemet me Moskvën. Të paramendohet sikur Hrushqov në 1961, t´i kishte thënë presidentit Kennedy,se nuk mund të flas me te,për largimin e raketave sovjetike,përderisa nuk konsultohet me aleatët e Paktit të Varshavës.Sa i bindshëm do të ishtë në këtë rast për Washingtonin. Patjetër se Amerikanët këtë do ta merrnin si blof,dhe do reagonin – se mund të instaloheshin edhe më raketa sovjetike tek pragu i SHBA,që në këso rasti pozita dialoguese do të ishte e dobët?

Dhe si dikur,edhe tani,është e qartë se ne fund kush merr vendime të këti lloji.Të gjithë të tjerët janë vetëm statistë apo publikë rezervë të cilët në këtë “spektakël”roli i tyre është të duartrokasin – dhe kjo kur edhe u kërkohet. Borrell-it,ndoshta kjo nuk i pëlqenu,por me këtë duhët domosdo të pajtohet. Sëfundi, BE ardhjen e Presidentit Biden e ka pritur me gëzim dhe duarhapur,pasi që koha e Trump shkoi,të cilit ia kishte dorëzuar prerogativat e politikës së jashtme dhe udhëheqjen në luftë me Rusinë dhe Kinën,duke shpresuar se një ditë,do vinte moment i duhur, i një këthimi të fuqishëm autonom në skenën gjeopolitike globale.

Sa lëvizje shkurtpamëse ishte,paturpsia e të cilëve tani është në dukje përmes krizës energjetike si dhe krizës së sigurisë,për të cilën BE nuk ka as resurse natyrore as potencial ushtarak që të t´i qëndroj ballë duke i zgjidhur problemet në dobi të saj.

BE bëri abort në Ballkanin Perëndimor

Rusia,në gabimet e BE,me zgjuarsi ka shfrytzuar dhe tani po i shfrytzon gabimet e Bashkimit Evropian,e cila nga viti në vit politikën e saj e mbështet në elitat e korruptuara në Ballkanin Perëndimor. Në këtë mënyrë po mbështeten “stabilokracitë”me politikan autoritarë.Vendet e Ballkanit Perëndimor sot, përjashtim një numri të vogël, janë Eldorado për radikalizim,se sa vende me lidhje koherente me Perëndimin. BE jo se do parandalonte daljen e Rusisë në skenën diplomatike të çështjeve ballkanike,por me idolencë i bëri shërbim Rusisë

Ajo që është e pakuptuar, po dhe nonsens, është se çka do duhej të ndodhte edhe më, që Brukseli të kuptonte se BE nuk u fle në zemër jo vetëm presidentit të Serbisë, po dhe qeverisë me partnerët e koalicionit.Po të mos kishte frikë Vuçiq nesër do nënshkruante që Serbia të bëhëj guberni e Rusisë. Evropa këtij njeriu i lejoi që Serbinë ta bëjë shtet sipas masës së tij dhe të sillet ashtu si u sollën diktatorët komunist gjatë luftës së ftohët në Evropë. Një Serbi që po rrëshqet drejt fashizmit.

Bashkimi Evropian ka kohë që po tregohet si jo funksional, i paralizuar dhe tërësisht i pafuqishëm që të zgjidh probleme të shumëta. BE ,si ndërmjetsues në dialogun ,në raport me Kosovën,me Borrell dhe Lajçak ishin në plotni në sintoni me politikën serbe, kishin përqafuar ndikimin Ruso –Serb ,ku Kosova “shpëtoi nga shiu ‘Mogherini’ e ra nën breshërin Borrell”. Dhe sot Borrell dhe Lajçk janë jokredibil.

Kështu si është,BE sot, duket se do e pres një reformë e madhe dhe gjendet para një rigrupimi të shteteve.Shumë analitikë të gjeopolitikës globale paralajmrojnë një rikomponim në Kontinentin e vjetër dhe ky rikomponim mund të ndodhë të jetë nën ndikimin e boshtit Vashington-Londër-Moskvë.

Politika Ruse në rajon po ecën drejtë mbështetjes së ambicjeve serbe në rajon,si në realizimin e “Botës serbe”,qoftë në defunksionalizimin e Bosnjë Hercegovinës dhe largimit të Malit të Zi nga NATO dhe BE.Atëher shtrojmë pyetjen,se cili është motivi që BE po lejon sjelljen e Rusisë në këtë mënyrë?

Kështu, rreziku i vërtet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ndikimi rus në rajon,por fakti që një politikë të tillë vendet e BE po e “tolerojnë”.Po, dhe i japin shtytje me sjelljet e tyre nga e cila shifet se vendet e rajonit për kohë të gjatë nuk do jenë antare të barabarta në BE.Këto na bejnë të kuptohet se Bashkimi Evropian bëri abort në Ballkanin Perëndimor – projekit të integrimit të vendeve të rajonit.

Franca nga tani qeverisë me Evropën – Ballkani qëndron si prioritet, po sa është real zgjerimi i BE

Nga 1 janari 2022, deri më 30 qershor Franca udhëheqë me Presidencën brenda BE, si dhe do kryesoj me Këshillin e Evropës,funksion që paraprakisht e bënë zyrtarët e Sllovenisë. Ky ndërrim vie në momerntin specifik për BE. Evropa,për momentin,është e ngarkuar me disa kriza të brendshme, “lufta” e Brukselit me Budapestin dhe Varshavën, po edhe problemet e jashtme politike si tensionet me Britaninë e Madhe. Nuk mund të anashkalohet edhe kriza me emigrantët në kufirin Bjellorusi – Poloni,shto edhe krizën në Ukrainë ku janë të kyqura dy fuqitë e mëdha botrore.

Çfarë duhët të pres Ballkani Perëndimor nga Franca?

Pos autonomisë strategjike të Evropës, Franca në këtë periudhë patjetër do duhëj të merret me Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimit eventual në këtë rajon.

Presidenti Macron në planin e tij të BE për 2022 i kishte vënë rëndësi Ballkanit Perëndimor, në të cilin bie edhe Bosnja dhe Hercegovina.Këtë rajon po e dridhin tensionet kishte theksuar,kështu BE duhët të kyqet bindshëm në këtë pjesë të kontinentit.

Macron i (pa) qartë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

“Besoj se ky angazhim,ai politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor, është agjendë e duhur e sovranitetit të Evropes sonë,ngase nuk do muajmë të ndërtojmë Evropën e paqes për 50 vitete e ardhshme, po lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot. Do thotë se kemi të bëjmë me qartësinë e përspektivës evropiane, rinvestimit në këtë rajon dhe unitetit të saj,dhe të qenurit e vërtet të ambicjeve të përbashkëta për deceniet e ardhshme” kishte porositur Macron.

Në politikë fjalët dhe premtimet paraqesin një gjë. Qenësore është, se çka do të ndodhi në realitet,kur bëhet fjalë për raportin mes BE dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor (BP) në gjashtë muajt e ardhshëm. Edhepse Macron,në të shkuarën kishte treguar interesim për vendet e BP ,Franca në vitet e shkuara ishte ajo që frenonte zgjerimin e BE në këtë rajon.

Në 2019, Franca ishte ajo që bllokoi hapjen e kapitujve të negociatave te BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Macron disa hera ka theksuar çështjen e reformimit të brendshëm të BE para se të pranohej ndoj shtet në këtë bllok politik – ekonomik. E ditur është ,se procesi i nisjes të një reformimi brenda BE paraqet një proces të ngadalshëm,shpeshherë edhe i ngarkuar me raportet e paksa të dëmtuara mes antareve,andaj me skepticizëm mund të pritet se në gjashtmujorin që vjen në BE proceset e reformimit të fillojnë,si dhe një rinisje e dialogut mes Brukselit dhe vendeve të Ballklanit Perëndimor.

Raporti Gjermani – Francë kyç i përshpejtimit të procesit brenda BE

Edhepse Scholz dhe Macron ishin pajtuar rreth qështjes së autonomisë së sigurisë dhe mbrojtjes,ajo që do jetë konkrete do të tregoj se sa liderët e Gjermnanisë,Italisë dhe Francës dotë jenë unik në këtë segment , megjithatë ekzistojnë jopërputhshmëri.Që në fillim të Presidencës ,inisiativat që vijnë nga Parisi tregojnë qartë se se kjo do imponohet për shumë procese brenda BE.

Patjetër se këto inisiativa do varen edhe nga partnerët si Gjermania dhe Britania e Madhe,të cilat kanë interesat e veta brenda BE,ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor dhe pyetja se sa interesat e tyre do të gjejnë përputhshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat