Gabriel Escobar në intervistë në Zërin e Amerikës a e mbeshteti Lulzim Bashën?

Opinione

Gabriel Escobar në intervistë në Zërin e Amerikës a e mbeshteti Lulzim Bashën?

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:48
Skënder S. Kapiti

Zv/Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në intervistë në Zërin e Amerikës, dënoi dhunën  në Partinë Demokratike të Shqipërisë: “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë.

Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani”, shprehet Escobar për Zërin e Amerikës.

Tani kjo është mëse e qartë jo vetëm për intelektualët e profesorët, edhe lexuesit më të thjeshtë e kuptojnë kur thuhet  së pari “se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë”.

Kjo do thotë se SHBA njohin votimin që është berë në Kuvëndin Kombetar te  PD-së me 13  Qershor 2021 sipas parimit demokrastik “një antar një votë’ dhe ku me shumicë dërrmuese është zgjedhur Basha. Pra SHBA njohin PD-në institucionale dhe Bashën kryetar . Dhe tjetra akoma edhe kjo shumë e rëndësishme: “Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani”, shprehet Escobar.

Dhe kjo nuk kuptohet ndryshe përvec asaj se kur thuhet se “Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani”, merre me mend sa a mundet të jetë partner i SHBA-ve një personi shpallur “non grata” si Berisha si dhe ata që e mbështesin atë??!! Kisha një pyetje për ju intelektualë e profesora të Kosovës ,ore kush është për ju më I mirë Sal Berisha që e furnizoi Serbinë me naftë e që e shkeli embargo e vendosur kundër saj SHBA-ja, apo janë Shtetet e Bashkuara të Amerkës që e cliruan Kosovën dhe po e mbroni berishën dhe shkruani kundër non gratës amerikane.Ore të ju të qorrollepsur , ju që shkruani fjalë të forta kundër krimit e korrupsiont në Kosovë si ka mundësi që mbroni korrupsionin e Berishës në Shqipëri?!

SHBA ashtu si të gjithë demokratët njohin Kuvendin Kombetar legjitim te PD-së dhe jo falsokuvëndin e 11 Dhjetorit  2021 organizuar nga i shpalluri “non grata” Sali Berisha dhe mbështetësi e tij të cilët kryen edhe sulmin banditesk me 8 Janar 2022 mbi Selinë e PD-së.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, duket se mbështetësit e tij po e përkrahin fuqishëm dhe duket që ai të ketë shumë të tillë…

Gabriel Escobar: Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Tani Shqipëria është një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm që kemi në rajon. Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon. Ne duam ta mbajmë të tillë. Kjo është e ardhmja.

Nëse njerëzit, përfshirë përkrahësit e tij duan të shohin prapa, u takon atyre (të vendosin). Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?

Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat