Milioneri e quan tradhtar Rugovën, ky është Nasim Haradinaj i vërtetë

Opinione

Milioneri e quan tradhtar Rugovën, ky është Nasim Haradinaj i vërtetë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 janar 2022 Në ora: 18:43
Nasim Haradinaj

Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj Nasim Haradinaj, ky i fundit filloi të qante, natyrisht burgu e bën të veten.

Nuk i jap vetes të drejtë të flas për akuzat ndaj tij, me rastin e publikimit të dokumenteve sekrete të Speciales, ajo i takon Speciales ta bëjë punën e saj; s’kam kompetenca të futem te kjo pjesë, mbi të gjitha të përgjigjem në formë kuizi është apo jo fajtor Nasimi.

Ajo për të cilën dua të them ka të bëjë me atë se kush është Nasimi.

E, ja pra ky është Nasim Haradinaj: njeriu që e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën tradhtar, sipas tij  “Rugova është tradhtar që ka shku në Beograd për me i ndal bombardimet".

Kjo çmenduri e Nasimit nuk mbaron me kaq, duke vazhduar me tjetrën çmenduri të tij për aktivistët e vrarë të LDK-së, që gjithashtu ishin edhe "kokat e Kosovës".

Për Nasimin nuk "bëhet nami", sikur të kishin qenë pula e jo njerëz.

Nasimi është nënkryetar i veteranëve, atyre veteranëve që dogjën flamurin e propozuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova. Janë po këta veteranë që nuk lanë njeri që kanë njohur pa e bërë veteran, duke e çuar numrin e tyre mbi 60 mijë.

Për më tepër, këta veteranë që kanë mbështetur Hashimin, le ta kuptojnë se për të shpëtuar veten e tij, Hashimi e solli këtë Gjykatë, ishte ai që bënte thirrje për ta votuar, dhe i njëjti deklaronte se “kam qenë larg frontit".

Po ashtu, Nasim Haradinaj në vitin 2019, në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një pelë të vogël që sipas tij ka vlerë të 3 mijë eurove.

Pasuria e tij totale, kap vlerën e mbi 3 milionë e 300 mijë eurove.

Haradinaj ka deklaruar se është pronar i hiç më pak se 220 hektarëve tokë.

Nasim Haradinaj milioner, urren Rugovën, nuk i bëhet vonë për vrasjet e aktivistëve të LDK-së, si mund të kem mendim pozitiv për dikë që të vërtetat janë kundër tij.

Nasimi, duhet të ishte unik, pajtues, jo përçarës. Me deklaratën e tij ka bërë të humbet respekti ndaj tij.

Janë pikërisht veprimet e tij të pamatura që sot e kanë sjellur aty ku është, në qeli.

Askush s’ta bë më zi se goja, Nasimi sikur mos të fliste çfarë ka thënë, do të ishte edhe në liri edhe me respektin e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat