Kush duhet të zgjedhet Kryeprokuror i shtetit?

Opinione

Kush duhet të zgjedhet Kryeprokuror i shtetit?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 13 janar 2022 Në ora: 20:21
Aleksandër Lumezi

Luten institucionet demokratike dhe të drejtësisë që të zgjedhin një Kryeprokuror shteti një kandidat jo partiak, pasi që mandati i Kryeprokurorit aktual të shtetit z. Aleksandër Lumezit se shpejti do t'i skadojë mandati.

Duke qenë se Kryeprokurori i shtetit është në rreshtin e parë të luftës kundër krimit  dhe të gjithaveprimtarive kreminale, të cilat e sfidojnë funksionimin normal të shtetit ligjor, Kryeprokuror duhet të zgjedhet dhe emërohet një kandidat jo partiak, i guximshëm që nuk pranon për asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë të ndikohet nga politika dhe grupet e interesit.

Përderisa në shtetin tonë Kryeprokurori i shtetit nuk ka guxim për të ngrit aktakuzë edhe kundër Presidentit të shtetit, Kryeministrit dhe cilitdo udhëheqësi të lartë shtetëror kur bijnë ndesh me ligjin, asnjëherë nuk mund të shpresojmë se do ta kemi një shtet ligjor, i cili e lufton krimin, mbron të drejtat dhe liritë njerëzore dhe interesat imediate të shtetit dhe të qytetarëve nga krimi.

Koha e prokurorëve dhe gjyqëtarëve të Klanit PRONTO, në vendin tonë duhet të marrë fund përgjithmonë, për ta pasur një Kryeprokuror, i cili vërtetë e lufton krimin dhe nuk ndikohet nga politika, partia apo nga cilido grup tjetër i interesit dhe me guxim e në mënyrë të pavarur e  lufton krimin, korupsionin, krimin ekonomik të orgonizuar duke krijuar bindjen teqytetarët se vërtetë jetojnë në një shtet të së drejtës, në të cilin të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat