Referendumit të Serbisë në Kosovë duhet thënë jo!

Opinione

Referendumit të Serbisë në Kosovë duhet thënë jo!

Nga: Prof. Mr. Skënder R. Hoxha Më: 14 janar 2022 Në ora: 21:55
Skënder R. Hoxha

Pretendimi i Serbisë për të organizuar Referendum në Kosovë, me serbët e kKosovës, për punë politike të shtetit serb, është edhe një absurd i radhës që di vetëm Serbia të inskenojë lojëra të tilla! Do të kapërdihej disi po që se serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi të votojnë përmes postës ose përmes Zyres Ndërlidhëse.

Përndryshe, mbajtja e Referendumit të një shteti fqinjë në territorin e shtetit të Kosovës do të ishte shkelje flagrante në Kushtetutën dhe do të ishte një precedent që nuk lejohet në asnjë shtet demokratik të botës. Kështu do të shkelej sovraniteti dhe pavarësia e shtetit të Kosovës!

Prandaj, mbajtjes së këtij Referendumi të Serbisë në Kosovë, definitivisht dhe përfundimisht duhet thënë JO! Nuk mendoj se ka pasur nevojë që nesër të mblidhet Kuvendi i Kosovës në Seancë të Jashtëzakonshme, ku sipas shprehjes së vullnertit politik të Kuvendit, për të nxjerrë Rezolutë rreth kësaj çështjeje e cila, fund e krye, është edhe një provokim i radhës nga Serbia.

Ajo, edhe në këtë mënyrë, po do që serbëve që jetojnë në Kosovët’iu thotë se: “Ja, ne kemi shtrirje dhe Kontroll në disa pjesë të Kosovës e në anë tjetër botës t’i thotë se “unë në Kosovë kam popullin tim.”

Shpreh një lloj habie se si disa shtete të Qunintit u shprehen në përkrahje të mbajtjes së kërij Referendumi të Serbisë në Kosovë, e në këtë habi timen do i pyesja ata: A lejioni ju një gjë të tillë të ndodhte në shtetet e juaja? Pra, gjithsesi Sebisë prerazi duhet thënë JO për këtë temë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat