Qëndrimi i Quint-it befason dhe i papranueshëm

Opinione

Qëndrimi i Quint-it befason dhe i papranueshëm

Nga: Luz Tomaj Më: 15 janar 2022 Në ora: 07:34
Luz Tomaj

Kaherë nuk kam lexuar lajm si këtë që u publikua, pas takimit të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, lajm i cili është tejet befasues dhe i papranueshëm.

Institucionet e shtetit të Kosovës, duhet të reagojnë dhe, shtetet e QUINT-it ti përkujtoni se qëndrimi i marr, është në kundërshtim me të gjitha normat juridike dhe, nuk mund të bazohet në një praktikë të gabuar të shtresave politike të Kosovës në të kaluarën. Me qëndrimin e marr, totalisht, anashkalohen:

- Teoria dhe definicioni mbi dhe për shtetin,

- Normat e të Drejtës ndërkombëtare,

- Normat mbi pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit

Kushtetuta e Serbisë është akt juridik, i cili i përket Serbisë dhe aplikohet ekskluzivisht, Brenda dhe vetëm Brenda territorit të Serbisë. Shtrirjen e referendumit, jashtë kufijve të Serbisë, nuk e parasheh as vet Kushtetuta serbe dhe, nuk e toleron as shteti (Kosova) ku pretendon të shtrihet referendumi. Sa për ilustrim, ndonëse nuk kam informacione, shtrohet pyetja se, a e bën të njëjtën gjë Serbia edhe në Bosnje, Kroaci, Mal të Zi… apo vetëm në Kosovë, ose, a ka ndodh gjatë historisë, që për Kushtetutë të një shteti të zhvillohet referendum në dy apo më shumë shtete?!!

Për një ndryshim në Kushtetutë, me referendum, thjesht, e provokon shtetin e Kosovës, madje, nuk i shkon në mend që, nga Kushtetuta ekzistuese, të heq dispozitat, të cilat, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë!!! Së paku, shtetet e Quint-it duhet ta keni të qartë këtë moment.

Ndonëse, shteti i Kosovës, në të kaluarën, totalisht ka dështuar dhe, nuk e ka finalizuar dhe nuk ia ka prezantuar, akoma Serbisë kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës, për krimet gjenocidiale – vrasjeve të shumta, dhunimin e rreth 20 mijë femrave, shpërnguljen nën presion - gjysmës së kosovarëve, se as sot e kësaj dite, Serbia, nuk ofron informacione mbi rreth 1400 të pagjeturve.

Juve, shtetet e QUINT-it, jeni edhe shtetet, më të rëndësishme të Aleancës NATO, falë edhe rrethanave humanitare, me 1999, e shpëtuat popullin Kosovar, të cilin, Serbia përpiqej ta zhduk.

Po e them se, nga DASH-i, përmes rrjetit elektronik, rregullisht më vijn raportet e aktiviteteve. Mu në atë raportim e lexova raportimin e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe u befasova. Për këtë, edhe personalisht do I drejtohem DASH-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat