Uniteti i spektrit politik në kuvend për referendumin serb

Opinione

Uniteti i spektrit politik në kuvend për referendumin serb

Nga: Skënder Mulliqi Më: 15 janar 2022 Në ora: 23:41
Skënder Mulliqi

Nuk është Vuçiqi i Serbisë i pari dhe as i fundit, më damkë të krimit, njeri me pikëpamje politike destruktive, por janë shumica në galerinë politike të Serbisë. Shovinizmi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit për çudi ende po përkdhelet nga një pjesë bukur e madhe e bashkësisë ndërkombëtare. Ky person nuk është duke u ndalur në kërcënimet me luftë në kufi më Kosovën. Nuk ka dallim nga kriminelët e luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq… I gjithë shtabi i tij, si Vulin, Bërnabiq … me klerikë janë vë në funksion për të destabilizuar Kosovën. Referendumi serb në Kosovë, nuk do të lejohet të mbahet, siç po e kërkon këtë gjë edhe BE-ja. Kështu edhe u vendos sot më shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Është hera e parë që pas luftës që Serbisë në Kosovë, nuk po i ecin punët sipas planeve të tyre shoviniste. Qeveria e re në krye më Albin Kurtin është duke qëndruar fortë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, e që para ardhësit e tij nuk e bënë këtë punë, ose e bënë keq. Vuçiqi nuk është për fqinjësi të mirë më Kosovën, por është duke punuar në destabilizimin e rajonit bashkë më Rusinë, për të bërë faktike Asociacionin më kompetenca ekzekutive, që është e papranueshme për Kosovën. Autokrati Vuçiq, është duke menduar se do të funksionon prapë ultranacionalizmi i Sheshelit dhe Millosheviqit karshi së ardhmes së Kosovës. Është mirë që u krijua deri diku një front i përbashkët politik në kuvend, për të hedhur poshtë referedumin serb, dhe gjithçka tjetër që cenon pavarësinë. Duhet përfundisht të shuhen ëndrrat serbe, të cilët kryen krime monstruoze në Kosovë, duke filluar më masakrën e Reçakut. Tmerri i kësaj masakre dhe masakrave gjithandej vendit, duhet gjithmonë të na mibilizojnë që t’i dalim zot atdheut dhe kombit. Bota demokratike e cila na ndihmojë të çlirohemi, duhet t’i bëjnë më dije serbëve, se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Loja e dyfishtë e BE-së, nuk i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Shqiptarët janë zot të tokave të tyre, dhe nuk do të lejojnë që të na përsëritet historia për të keq. Deri kur do të lejohen avanturat serbe ndaj Kosovës? A mos është bërë mjaftë që viktimat tona të luftës të përdhosen nga avanturierët e Serbisë fashiste? Minoriteti serb në Kosovë ka gati të drejta të barabarta me shumicën shqiptare si shtet formues që janë. Ata duhet të mësohen se nuk do të ketë kthim prapa të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, siç po pretendojnë. Do të ishte absurditeti më i madh në këtë fillm shekull. Serbia bënë mirë që të ndalohet në politikat e saj ekspansioniste, mos të na detyron që t’i marrim edhe një herë armët. Nuk do të lejohet asnjë okupim i ri. Nuk do të lejojmë që Serbia të dikton më politikat tona. Nëse Serbia është futur në deliriumin e saj nacionalist dhe në frustrim, këto le ti ndalë për vete. Republika e Kosovës është legjitimuar edhe me ligje ndërkombëtare në vitin 2008, dhe nuk do të këtë kthim prapa …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat