Të ndriçohen detajet e Masakrës së Tivarit!

Opinione

Të ndriçohen detajet e Masakrës së Tivarit!

Nga: Sami Arifi Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:01
Sami Arifi

Njësitet ushtarake serbo-malazeze bënin dhunë dhe terror në Skenderaj dhe në Drenas, po edhe në tërë Kosovën, mbi popullaten e pafajshme, duke vrarë shumë shqiptarë pa asnjë arsye, prandaj mobilizimi i Brigadës së VII shqiptare për në frontin e Sremit në Vojvodinë shkaktoi konfrontime dhe mosmarrëveshje të thella ndërmjet komandantit të Brigadës së Drenicës (BD), Shaban Polluzha, dhe komandantit të Shtabit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare (SHUNÇ-së), Fadil Hoxhës. Nga ky mosunifikim ndërshqiptarë pësuan tragjikisht shqiptarët nga forcat partizano-çetniko-jugosllave në Tivarë, ku, u masakruanë shqiptarët me shifërë që varion nga 1.560-3.764 të vrarë.

-Divizionet, i V dhe i VI I Shqipërisë ishin vënë nën urdhërat e Armatës së V-të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ). Nën këtë urdhëveprim të Armatës së V-të jugosllave u përfshinë edhe divizionet e Shqipërisë. Kishte filluar aksioni kundër shqiptarëve të Kosovës që refuzuan të mobilizoheshin për në frontin e Sremit.

-Ishte urdhëri i prerë, atyre që refuzuan mobilizimin për në frontin e Sremit t’ju digjen shtëpit dhe t’iu sekuestrohet pasuria, ndërsa për ata që rrezistojnë me armë kundër mobilizimit, kundët atyre të luftohet pa zgjedhur mjete, ndërsa për ata që bënin strehim siç i quanin jugosllavët „Strehë për gjakatarë“, do të ndëshkohën me dëmime më të rënda (AQSH, Fondi 181, d. 45)

-Mitingu protestues i mbajtur më 22 dhjetor 1944 ishte për shkak të vrasjeve të shqiptarëve nga njësiete serbo-malazeze, ku pas këti mitingu të mbajtur në Skënderaj patën një takim komandanti i BD, Shaban Polluzha dhe komandanti i SHUNÇ), Fadil Hoxha. Takimi përfundoi me mosmarrëveshje të thella. Fadil Hoxha kërkonte të largohen nga brigada të gjithë ata shqiptarë që „kinse“ sipas tij i kanë duart e përlyera me gjak dhe të dalin para gjyqit, ndërsa udhëheqësi i BD-së, Shaban Polluzha, kërkoi që nga radhët e njësiteve serbo-malazeze të largohen çetnikët dhe të ndalohet dhuna dhe vrasjet ndaj shqiptarëve. Bisedat në mes dy komandantëve u bënë edhe në herën e dytë më 3 janar 1945 të cilat çuan në ndarje përfundimtare në mes tyre.

-Luftimet e BD-së dhe njësiteve jugosllave filluan më 25 janar 1945 dhe zgjatën deri me 21 shkurt 1945. Me 21 shkurt në Tërstenik, duke luftuar me forcat jugosllave, plagoset rendë komandanti Shaban Polluzha, ku, në mbrëmjen e 21 shkurtit ndërroi jetë, bashkëatdhetarët e tij e varrosin në një vend të thellë në lumin e Drenicës te Tuneli i Poklekut. Kjo luftë tregoi kjartë tradhtinë që po i bëhej Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

-Mobilizimi për në frontin e Sremit u bë për nevojat dhe qëllimet e serbo-malazezëve në fillim të vitit 1945 në „brigadat e Kosmetit“. Pikë grumbullimi i shqiptarëve ishte qyteti i Prizrenit. Shqiptarët i çarmatosën me arsyetimin se do të lodheshin gjatë rrugëtimit,dhe se, atje në front do të paiseshin me armë modern. Shqiptarët ishin të ndarë në tri grupe: Grupi i pare kishte 3.700 vetë, nisja u bë më 24 mars 1945, ndërsa grupi i dytë kishte 4.700 vetë, të cilët u nisën më 26 mars 1945 dhe marshuan Prizren-Zhur-Kukës_Pukë-Shkodër Tivar, ata gjatë rrugës u rrahën dhe pati raste të vrasjeve. Më 2 prill duke kaluar nga Buna 18 kosovarë u vranë dhe shumë tjerë u plagosën nga forcat serbo-jugosllave-çetnike. Ndërsa grupi i tretë me 2.700 veta u nisën më 27 mars 1945 dhe pas ardhjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmuan me një helm të panjohur pas vendosjes së tyre në një depo baroti që ishte me pasoja fatale për shumicën shqiptare të këtij grupi.

-Kur shqiptarët mbritën në Tivar ata u zuan në grackë në mes maleve të largëta dhe detit, shumica u shtrinë për tokë nga pushkomitrolezët, e cila hapësirë ishte vënë në shënjestër të grackës ndaj shqiptarëve. Sipas dëshmitarëve që i shpëtuanë kësaj masakre numri i shqiptarëve të vrarë varion nga 1.560 - 3.764, meqë tragjedia e Tivarit mbeti e mshehur si nga shteti jugosllav, ashtu edhe nga shteti shqiptar.

-Gracka e shqiptarëve, nga forcat partizano-çetniko-serbo-malazeze, ishte në çdo çoshe të rrugëve, nga dritaret e shtëpive dhe terasave, në çdo shkëmb dhe kodër përrreth. Turma shqiptare urdhërohet që të ngjitet drejt ndërtesës së “Monopolit të duhanit”, ku, fillojnë të shtënat nga njësitet partizano-çetniko-jugosllave (Divizioni 36 serb dhe Brigada e 10 malazeze). Në raportet drejtuar misionarit anglez Hadson më 1946 jepet një shifër e të vrarëve shqiptarë sa për të thënë, aty mbi 1670. Uroj të ndriçohen detajet e masakrës së Tivarit ndaj shqiptarëve me angazhimin e shtetit RSH-së dhe RK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat