Masakra gjenocidale e Tivarit, kjo Srebrenicë e shqiptarëve

Opinione

Masakra gjenocidale e Tivarit, kjo Srebrenicë e shqiptarëve

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 19 janar 2022 Në ora: 00:20
Prof. Dr. Zija Lleshi

NShqiptarët e kanë përjetuar masakrën gjenocidale të ngjashme një gjysmë shekulli para myslimaneve të Bosne e Hecegovinës që e përjetuan në Srebrenicë. Dy kombe të ndryshme. Dy qytete të ndryshme. Edhe dy epoka të ndryshme. Por gjithnjë i njëjti kriminel gjenocidal.

Deri sa gjenocidi në Srebrenicë (1995) mbi ca. tetë mijë (8000) veta është kryer brenda tri ditëve, masakra gjenocidale e ca. Katërmijë (4000) shqiptarëve në Tivar (1945), të rinjë humanitarë - shpëtimtarë, është kryer me pushkomitrolezë dhe bomba dore brenda 2-3 orëve!! Të gjithë në një vend të rrethuar e të çarmatosur më parë.

Në të dy rastet viktimat duarthatë. Në Srebrenicë popull civil. Viktima të pafajshme e duarthatë, që i takonin gadi të gjitha moshave e pa ndonjë përzgjedhje të veçantë, dhe pa të ndonjë detyre e objektivi të veçantë përpos që vetëm të jenë individ të kombit mysliman të BH. Në Tivar ushtarë, humanitarë-shpëtimtarë.

Individ të përzgjedhur, të rinjë në moshën 18-25 vjeçare, partizan të sapo uniformuar e armatosur, të rinjë shqiptarë nga qytetet e Kosovës drejtë një objektivi e një detyre të shenjët, të veçantë e madhore e humane, shpëtimtare dhe çlirimtare, në ndihmë e shpëtim kombit tjetër që vritej në veriperëndim të YU, drejt një lufte për shpëtimin dhe çlirimin e tyre nga nazifashistët, por në fakt një kurth megatradhëtie e planifikuar paraprakisht e masakër gjenocidale nga çetnikofashistët në petkun e komunistëve.

A mund, vallë, të ekzistojë ndonjë këso lloj megatradhëtie më e madhe?! Masakër gjenocidal dy orësh në ca. katërmijë (4000) të rinjë, jo rob lufte, por të rijnë humanitarë - shpëtimtarë, është diçka që është e pa dëgjuar dhe e pa parë!! Në veriperëndim të Yu vritej populli i okupuar  nga nazifashistët; në Tivar u vranë humanitarët-shpëtimtarë e në një detyrë të shenjët  nga çetnikofashistët

. Fashizmat konkurronin njëri tjetrin në  egërsitë e barbarizma e tyre. Të organizosh dhe të tubosh 4000 të rijnë humanitarë-shpëtimtarë me arsyetim kinse në një detyrë të shenjët shpëtimtare të të tjerëve dhe mandej vetë t´u a marrish jetën në mënyrën më barbarë këtyre shpëtimtarëve – nuk ka si të jetë megatradhëtia më të madhe.

Çfarë roli ka pasë këtu Shqipëria? Po, ndoshta e ka ditur, jo nuk e ka ditur, po -  është fajtore se e ka ditur, jo -  nuk është fajtore se nuk e ka ditur, pak e ka ditur, pak nuk e ka ditur, e tjera, e tjera, ka spekulime  gjithfarë... Këto probleme le t´u mbetën për detyrë historianëve që të hulumtojnë dhe të zbulojnë e të dokumentojnë. Por të kalojnë këmbë drejt një rruge të gjatë disa qindra kilometra nëpër territorin e shtetit shqiptarë me detyrë të një ndihme humanitare-shpëtimtare, ta ndihmojnë një komb tjetër nga vrasjet që u bëheshin, të ec këmbë kolona humanitare-shpëtimtare e ca.

Katër mijë (4 000) të rinjve sapo të uniformuar ushtarë shqiptarë nga Kosova të tubuar enkas për të shpëtuar të tjerët, por nën komandën atyre që një pjesë e tyre i kishin etërit e të vjetërit e tyre gjenocidalë në disa gjenocide ndaj shqiptarëve gjatë më shumë se një shekulli, të mos interesohesh aspak për atë kolonë humanitare-shpëtimtare, a u mungon ndoshta uji për pije, a u mungon ndoshta ushqimi, a mos  ndoshta ndonjëri është sëmurë rrugëtimit të gjatë në këmbë e kanë nevojë mjekësore e ilaçe, etj., e tj., të mos i presish me mirëseardhje dhe t´u dëshirosh udhë të mbarë në detyrën e shenjët humanitare-shpëtimtare e faktikisht të mos interesohesh fare, hiç fare, a ekzistojnë apo jo, a janë bashkëkombasë apo janë nga ndonjë planetë tjetër, për këtë veprim logjika dhe gjykimi elementar thotë se Shqipëria është bashkëfajtore. Qoftë edhe për atë se, po supozojmë që, për atë planifikim nuk paska ditur...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat