Kush mashtroi në Laç me banesat turke?

Opinione

Kush mashtroi në Laç me banesat turke?

Nga: Fahri Xharra Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:55
Foto credit: https://www.trt.net.tr/shqip/ballkani

“Zoti Erdogan shkoi personalisht në Laç për ti dorëzuar bashkë me kryeministrin Edi Rama, në mënyrë simbolike çelësat e banesave të reja katër familjeve kurbinase, të cilat do të nisin të jetojnë në kompleksin me 522 banesa, dhuratë e Turqisë me vlerë 42 milion euro.”

Ai tha:”Ne do të vijojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza të forta të vijoj deri në pafundësi. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën përbrenda, duke mbyllur sytë e tyre, Ne nuk bëmë ashtu, dolëm jashtë kufijve për ti qëndruar pranë me çdo mundësi që kishim ne. Duke besuar në bekimet dhe mirësinë e ndarjes me të tjerët, dhe fuqisë së solidaritet ne ndihmuam miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta çdo mundësi që kishim. Si fryt i këtij solidariteti kaq të fortë kemi spitalin e miqësisë Shqipëri Turqi, spitalin i fierit, i cili është ndërtuar brenda 60 ditëve”, tha Erdogani.

(https://top-channel.tv/2022/01/17/erdogan-dorezon-shtepite-ne-lac-lagjja-e-re-u-ndertua-si-ndihme-nga-turqia-per-shqiperine/

Edhe unë i falem dhe e nderoj Turqinë për këtë ndihmë sa të nevojshme por aq edhe njerëzore.

Deshta të shtoj një vërejtje që të tjerët ia nisën, për çmimin e ndërtimit dhe shumën e eurovo të dhëna për këtë humanizëm turk;

Janë dhënë 42 000 000 euro ( dyzet e dy milion euro) për 522 banesa.

Një llogaritje e thjesht tregon:

42 000 000: 522= 80 400 euro për një banesë

Një banesë pra paska kushtuar 80 400 Euro?

Nëse e marrim çmimin e shitjes , i bie që në Laç me 80 mijë euro e blenë një banesë 100 metrash katror. Sa kushton në të vërtetë metri katror i banesave për shitje në Laç?

Po sa ishte në të vërtetë çmimi i ndërtimit ? Të supozojmë një banesë me të gjitha standardet , me banjo dhe kuzhinë të pajisur.: Sa kushton? Llogaritni këtë anomali të Laçit . Supozojmë çmimi i nsërtimit 400 euro/ metër katror:

42 000 000 euro : 400 euro/ metra katrorë =105 400 metra katrorë, ndertim final.

Nëse të gjitha banesat do të ishin 100 metërshe, i bie të kishim pasur 1 000 banesa. Pra?

Kush manipuloi me paratë e Turqisë, koordinatorët turq apo ata shqiptar apo në bashkëpunim?

Pak kujdes, se nuk jemi lopë që hamë bar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat