Bllok shqiptar për ekstraktin alla - Apasiev

Opinione

Bllok shqiptar për ekstraktin alla - Apasiev

Nga: Alpin Ollogu Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:01
Autori

Në fillimet e veta propaganda politike e partisë ”Е Majta”, dukej qesharake, e pamundur për të zënë vend në shoqërinë tonë multietnike, të rimëkëmbur mesakrificë nga polarizimi etnik, para dhe kryesisht paskonfliktittë armatosur të 2001-shit. Megjithatë, ashtu si shumë të këqija të cilat kur neglizhohen e shpërfillen, partitë si”Е Majta”, bëhen të rrezikshme dhe elektrizuese të shumë të këqijave.

Gjatë një debati për zgjedhjen e qeverisë së sapoformuar, deputeti dhe kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i drejtohet me këto fjalë një përfaqësuesi shqiptar në parlament: “Nëse dëshironi të hyni në një diskutim material dhe të debatoni me mua, ju lutemi flisni në gjuhën maqedonase, sepse nuk përdor kufje kur më drejtohen drejtpërdrejt”. Ky është një prej rasteve të shumta kur kreu i së “Majtës” tenton të fyejë, dhe fryjë zjarrit të kundërshtimit të përdorimit të gjuhës shqipe, konform Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Qëndrimi dhe koncepti Apasievëve ndaj gjuhës shqipe, qartësisht është në kundërshtim me vlerat euro-atlantike dhe rendin ligjor në vend.

Me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve,të sjellë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në 14 Mars të vitit 2018, definimit të gjuhës shqipe si gjuhë e barabartë me gjuhën maqedonase në të gjitha rrafshet institucionale, shohim rishfaqjen e një reaksioni dhe kundërshtimi ndaj gjuhës shqipe, të një pjese jo të vogël të komunitetit maqedonas, të cilët fatkeqësisht akoma mbajnë të veshur mantelin e kaluar të antishqiptarit dhe që paraqiten me ekstraktin e tyre psikik e shpirtëror,kryesisht në partinë “E Majta”.Ekstrakti i tyre e quajnë ligjin antikushtetues, të tejkaluar si të drejtë, duke keqinterpretuar qëllimshëm edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias për ligjin në fjalë, të cilat vërejtje në fakt ishin të rrafshit teknik të zbatimit, marrë parasysh kapacitetin e administratës dhe fuqisë financiare, dhe jo në thelb të së drejtës, shtrirjes së përdorimit të gjuhës shqipe.

Si rezultat narrativës politike alla - apasiev, frymëzimine qarqev e të ndryshme dashakeqe, zbatimi praktik i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit, veçanërisht pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në 2018, mbetet zbatimte për i ngadaltë dhe me pengesa. Duke mos anashkaluar e arsyetuar kompleksin, inferioritetin dhe mos guximin e shumë prej qytetarëve, të punësuarve dhe drejtuesve shqiptar në institucionet e administratës publike dhe administratës shtetërore, për jetësimin e nevojshëm të gjuhës shqipe konform ligjit.

Normale është qenë këto rrethana të kushteve teknike, burimeve të mangëta njerëzore, deri në plotësimin e kapaciteteve të nevojshme, duhet të ketë mirëkuptim kryesisht në procedurat gjyqësore nga palët shqiptarë dhe përfaqësuesit e tyre ligjor, që të mos keqpërdoret ligjin në fjalë, për të zvarritur procedurat, veçanërisht në lëndët penale, si taktizim për vjetërsimin e tyre. Megjithatë kjo s`do të thotë se në pjesën dërmuese të institucioneve, nuk ka kapacitet për zbatim të plotë të përdorimit të gjuhës shqipe.

Në këto kushte, mendësia alla-apasiev, e cila tashmë është pjesë parlamentare me jo pak përfaqwsues, qëndron si pjesa më e dëmshme e politikës dhe shoqërisë sonë multientike. E dëmshme për integrimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve, ashtu edhe për integrimin evropian të vendit. Si e tillë, domosdoja kërkon që ky koncept të izolohet dhe të kundërshtohet në bllok, minimalisht nga përfaqwsuesit shqiptar të politikës. Nuk mund ti lejohet hapësirë zhvillimi këtij virusi që rrezikon shëndetin e jetës multientike në vend, rrezikon vetë ekzistimin e shtetit. Andaj, asnjë qëllim tjetër politik, pragmatizmi dhe filozofie makiaveliste, nuk mund ta arsyetojë në llogaridhënien elektorale para popullatës shqiptare,bashkëpunimin me “Levicën”, si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal.

Gjuha shqipe e anatemuar nga Apasievet, është thuajse gjuhë e taksapaguesve dhe kontribuesve më të mëdhenj financiar në Maqedoninë e Veriut, marrë parasysh edhe remitancat e mërgatës shqiptare, investimeve kapitale, dërgesave të parave në vendin tonë nga puntorët shqiptar të cilët janë të angazhuar me punë të përkohshme apo të përhershme jashtë vendit, me financat e të cilëve ky virus parlamentar merr pagat prej deputeti. Nëse nuk kuptojnë gjuhën e të drejtave njerëzore, le të kuptojnë gjuhën e izolimit të skajshëm shqiptar, si në nivel qëndron ashtu edhe lokal. Respekti ndaj së drejtës mund të vijë nga dashuria e humanizmi njerëzor, mund të vijë edhe nga frika. E rëndësishme është të ekzistojë respekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat