Ballkani mes Nato-s dhe Rusisë

Opinione

Ballkani mes Nato-s dhe Rusisë

Nga: Bayram Pomak Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:51
Bayram Pomak

Derisa kriza e Ukrainës dhe Bosnjë Hercegovinës që nisi në vitin 2021 rritet çdo ditë e më shumë, nisën të dëgjohen lajme të reja nga Azia e mesme dhe Kazakistani. Për krizën që vazhdon si në Ukrainë, si në Bosnje Hercegovinë, negociatat zhvillohen në mes të SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë.

Këtu e kemi një të vërtetë të dukshme, dhe ajo është që përkundër faktit se krizat ekzistojnë në vende të ndryshme, arsyeja kryesore që qëndron pas tyre janë përplasjet e fuqive të mëdha për interesat e tyre. Nuk ka dyshim se njëri ndër rajonet që i përjetoi më së shumti këto kriza është Ballkani.

Brenda këtij procesi do të përpiqemi që t’i analizojmë fërkimet në mes të shteteve të Ballkanit, NATO-s dhe Rusisë.  

Maqedonia:

Maqedonia është shteti që doli me më së paku dëm, nga përleshjet që nisën gjatë copëtimit të Jugosllavisë. Kjo ndodhi kështu sepse Maqedonia nga federata u nda me marrëveshje dhe pavarësinë e shpalli pa përleshje. Deri në vitet e 90-ta copëtohej Jugosllavia, Blloku Perëndimor dhe NATO lëvizën që ta marrin këtë rajon nën ombrellën e saj. Thuajse të gjitha shtetet që sapo e shpallën pavarësinë, doktrinën ushtarake e ndryshuan nga ajo e vjetra në rendin e brendshëm u përpoqën ta ndërtojnë sipas konceptit të NATO-s.

Në vitin 1993 Maqedonia e nisi procesin e anëtarësimit në NATO. Në procesin e mëvonshëm, në vitin 1995 u pranua në isionon e NATO-s për Paqe dhe Bashkëpunim dhe Bashkëpunimin Veri Atlantik. Gjatë vitit të njëjtë e nënshkroi një marrëveshje me Greçinë dhe si rrezultat i kësaj, në institucionet ndërkombëtare Maqedonia mund të merrte pjesë me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Pas një viti, pra në vitin 1996 NATO në Shkup hapi zyrë ndërlidhëse. Në mbledhjen e realizuar në Washington gjatë vitit 1999, ju dha statusi (Candidate country) i anëtarit dhe menjëherë u përgatit plani dinamik i anëtarësimit. Gjatë vitit të njëjtë në operacionin e forcave ajrore që nisi kundër Jugosllavisë e përkrahu NATO-n dhe gjatë kësaj kohe shërbeu si baza më e rëndësishme logjistik.

Si rrezultat i përleshjeve të brendshme që nisën në Jugosllavi gjatë viteve 2001/2002 NATO u vendos në Maqedoni edhe ushtarakisht. Rrëshqitja e Maqedonisë në mënyrë të shpejtë drejtë NATO-s, e shqetësoi Rusinë dhe vazhdoi të bëjë hapa pengues drejtë kësaj. Për shkak të përkatësisë së saj fetare Ortodokse, Rusia Mqedoninë e shihte aleat të saj natyral. Sipas dokumenteve që dolën në publik dhe që u përvetësuan nga burime të hapura, pas pengesës që për shkak të emrit ia bëri Greçia në vitin 2008 anëtarësit të Maqedonisë në NATO, u shtuan përpjekjet e Rusisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Dokumentet treguan se Rusia duke e përdorur fuqinë e butë, planifikonte ta izolonte ndikimin e Perëndimit.

Pasi që në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet dhe në krye të shtetit erdhi Zaevi si përkrahës i Perëndimit, gjatë vitit 2017 u bastis parlamenti dhe pati tentim për grushtet. Në informatat që dolën pastaj u pa se pas saj qëndronte ambasada serbe, kurse pas Serbisë qëndronte Rusia. Kjo çështje ndikoi në ngritjen e tensioneve në mes të Serbisë dhe Maqedonisë.

Më datë 17 Qershor 2018 nën monitorimin e OKB-së, në Prespë u nënshkrua marrëveshja në  mes të Maqedonisë dhe Greçisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Maqedonia e ndryshon emrin dhe e bën Maqedonia Veriore. Kurse sipas marrëveshjes, Greçia do ta largonte Veto-n që ia vuri për anëtarësim në NATO dhe kështu i hapi rrugë këtij procesi. Tri vite pas marrëveshjes së Prespës, sipa dokumenteve të deklaruara të Intelegjencës Greke, u shkatërrua iniciativa për atentat ndaj Zaevit. Pas kësaj m[ 6 Shkurt të vitit 2019, në mes të NATO-s dhe Maqedonisë Veriore u nënshkrua protokoli i pjesëmarrjes dhe më 30 Mars të vitit 2020 flamuri i Maqedonisë Veriore u ngrit lartë në shtabin e NATO-s.

Mali i zi:

Pas copëtimit të Jugosllavisë,Serbia dhe Mali i zi, rrugën e vazhduan si federatë. Pastaj si rezultat i referendumit për pavarësi të mbajtur më 3 Qershor 2006, e shpalli pavarësinë e saj. Mali i zi është i rëndësishëm sepse ka bregdet në Adriatik. Rusia Malin e zi e shpalli zonë të interesit të veçantë. Njëjtë edhe NATO Malit të zi i dha rëndësi të veçantë. Kjo është kështu sepse derisa të gjitha shtetet që janë me dalje në Adriatik kanë anëtarësim në NATO, kurse Mali i zi , jo. Andaj edhe Rusia duke dërguar në Mal të zi, turistë dhe investitorë, u përpoq të jetë efektiv në këtë shtet. Njëjtë edhe kisha Ortodokse, e ka ndikimin e saj, si kala e Rusisë. Rusia kërkoi leje që në bregdetin e Adriatikut të ndërtojë ndërtesa të flotës detare, por kjo kërkesë u refuzua.

Në vitin 2009 NATO e ftoi Malin e zi që të jetë pjesëmarrëse e planit dinamik për anëtarësim. Kurse në vitin 2014 kryetarët e shteteve të NATO-s, u fokusuan te Mali i zi dhe vendosën t’i hapin negociatat. Në vitin 2015 Mali i zi mori ftesë nga NATO për anëtarësim në aleancë. Si rrezultat i ftesës më 19 Maj të vitit 2016 u nënshkrua marrëveshje e protokolit me Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s dhe e fitoi sstatusin e Vëzhguesit në aleancë.

Derisa ndodhnin të gjitha këto zhvillime, Rusia bëhej edhe më agresive ndaj Malit të zi. Për ta penguar anëtarësimin e Malit të zi në NATO, e kërcënoi se s’do t’i dërgojë turistët dhe se do t’i tërheq investitorët. Në të njëjtën mënyrë përmes Serbisë duke i hapur mediat Sputnik dhe Russia Today, pengesën për anëtarësim u përpoq ta bëjë me anë të serbve të Malit të zi. Duke shkuar edhe më tutje, në Mal të zi organizoi grushtet. Në vitin 2016 u arrestua një grup i cili do të bënte grushtet gjatë zgjedhjeve të Malit të zi dhe përgatitej për atentat ndaj Milo Gjukanoviçit. Pas gjurmimeve që u bënë mëpastaj, u vërejt se edhe një grup prej policisë së Malit të zi, do t’i ndihmonte këta.

Ky grup doli në shesh pasi që njëri prej anëtarëve të tyre, irko Velimiroviç, “i tradhëtoi” ditë më parë dhe i informoi institucionet. Ja që gjatë ditës së zgjedhjeve, policia grushtetin e pengoi përmes bastisjeve. Për këtë arsy dhjetë veta vazhdojnë të gjykohen ende. Prej të arrestuarve 9 janë shtetas të Serbisë, 1 malazez dhe dy shtetas rus nuk janë arestuar ende. Njëri ndër shtetasit rus është Eduard Shishmakov i cilipunon në emër të shërbimit rus, GRU dhe ende është në kërkim të Interpolit.

Përkundër të gjitha këtyre përpjekjeve të Rusisë, Mali i zi më 5 Qershor të vitit 2017 u anëtarësua në NATO. Anëtarësimi i Malit të zi në NATO, nuk nënkupton se do të përfundojnë kërkesat e Rusisë ndaj atij vendi. Ja që ngatërresat që u shfaqën gjatë vitit 2021 në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Kishën Ortodokse të Malit të zi, më së shumti i shkuan përshtati Rusisë. Kjo është kështu sepse Serbia dhe Rusia të cilat qëndronin në Mal të zi e tërë fuqinë e tyre, tanimë nisën ta humbin peshën e tyre. Destabilizimi i këtyre shteteve, më së shumti ju përshtatet këtyre dyjave të fundit. Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi kanë aspekte të përbashkëta të rëndësishme në përleshjet për interesa të këtyre dy fuqive të mëdha. Që të dy shtetet gjatë copëtimit të Jugosllavisë janë ndarë pa luftë. Që të dy shtetet shumicën fetare e kanë të përkatësisë Ortodokse. Këto dy shtete që janë me shumicë ortodokse, brenda vetes kanë ndarje të llojit; Përkrahësit e Rusisë dhe Përkrahësit e Perëndimit.

Si Perëndimi, gjithashtu edhe Rusia përpiqen t’i shfrytëzojnë këto polarizime. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë veriore janë përkrahës së Perëndimit. Kurse si të tillë e përbëjnë gati gjysmën e popullatës. Kurse në Mal të zi gjenden qytetarët serb me nënshtetësi malazeze dhe që janë efektiv. Ky fraksion realizon politika që janë të bazuara në Serbi dhe Mal të zi. Prezenca e këtij fraksioni gjithnjë është rrezik për Malin e zi.

Ja që gjatë Shtatorit të vitit të kaluar u pa se si shteti për një çast mund të ketë ngatërresa. Sado që shteti të jetë anëtarë i NATO-s dhe të jetë zbehur ndikimi rus, megjithatë ende ekzistojnë sfera të përplasjes. Mali i zi është i vetëdijshëm për këtë dhe për t’u mbrojutr nga ky rrezik, strehohet edhe më shumë në NATO-n. Këto përplasje të fuqive të mëdha, në fakt reflektojnë në të gjitha fushat e jetë së shteteve ballkanike. Kurse brenda shoqërive, si pjesë e ndarjes së përkrahësve të NATO-s dhe të Rusisë, vërejmë diferencime te OJQ-të, mediat, partitë politike dhe sfera të ndryshme të shoqërisë!!!   

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat