Ka perënduar koha kur gënjeheshin qytetarët!

Opinione

Ka perënduar koha kur gënjeheshin qytetarët!

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 janar 2022 Në ora: 09:27
Adem Bytyçi

Si është e mundur dhe kujt mundohen t'i hedhin hi syve ata deputët dhe parti politike, që nuk morën pjesë në seancën e parlamentit, në të cilin u vendos që mos të lejohej mbajtja e Referendumit të Serbisë në Kosovë.

- E kanë të pamundur PDK-istat t'i bindin qytetarët se, pjesëmarrja e tyre në këtë seancë të parlamentit ishte e panevojshme, sepse kryemistri, do mund të ndalonte Referendumin e Serbisë në Kosovë edhe pa vendim apo rezulutë të Kuvendit.

Tani, ku ishin deputetët e PDK-së, kur u ratifikua në parlament marrëveshja kufitare me Malin e Zi, aprovimi në Kuvend i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë të pjesëtarëve të UÇK-së, ratifikimi i ‘Zajednicës’, në të gjitha këto seanca të parlamentit të Kosovës, në të cilat është vendosur për disa çështje jo edhe aq të favorshme për Kosovën, kjo parti mori pjesë dhe votoi.

Partitë politike duhet ta dinë se parlamenti është mbi qeverinë, që do të thotë se parlamenti kontrollon punën-veprimtarinë e qeverisë, e jo qeveria të parlamentit.

Në të kaluarën, qeveritë shumëçka kanë vendosur pa marrë mendimin e parlamantit, në rastete të tilla mund të flitet për autoritarizëm, duke ditur se parlamenti është organi më i lartë ligjvënës në vendin tonë, nuk ka asgjë të keqe nëse qeveria e kërkon pëlqimin e parlamentit për zgjidhjen e disa çështjeve të ndjeshme edhe pse sipas ligjit mund të vendos edhe duke anashkaluar parlamentin.

Nuk ka arsye, që opozita të absetenojë apo edhe të refuzojë pjesëmarrjen e saj kur vendoset për çështjet imediate për vendin.

E kanë gabim ata deputetë dhe ato subjekte politike, të cilat e kritikojnë kryeministrin Kurti, pse kërkoi seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për të vendosur që mos të mbahej Referndumi i shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës, bojkotimi i pjesëmarrjes së PDK-së në seancën e parlamentit në të cilin u vendos që mos të mbahej Referendimi i Serbisë në Kosovë, mund t'i kushtojë humbje të elektoratit, pavarësisht insistimit të PDK-së, dhe disa deputetëve të disa subjekteve tjera politike në ca rrethana ligjore, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se sjellja e tyre ishte në sinkron me Listën serbe, e cila jo vetëm që mori pjesë në seancën në fjalë të parlamentit, por edhe kërkojë me çdo kusht që të mbahej Referendumi i shtetit të Serbisë, në shtetin e Kosovës, kur e kuptojë se një gjë e tillë është e pa mundur e lëshojë seancën.

Pjesëmarrja e të gjitha partive në seancën e fundit të parlamentit në të cilën u vendos unanimisht nga deputetët që mos të mbahej referendumi i shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës, për ndryshime kushtetuese në Serbi, dhe bojkotimi i kësaj seance vetëm nga PDK-ja, tregon se në cilin terren politikë ndodhet aktualisht ky sybjekt politikë dhe sa të nevojshme janë realizimi i disa reformave brenda këtij subjekti për ta ngritur shkallën e përgjegjësisë kur vendoset për interesat madhore të vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat