“Shqipëria e Hapur” në vend të projektit ”Ballkani i Hapur”

Opinione

“Shqipëria e Hapur” në vend të projektit ”Ballkani i Hapur”

Nga: Zija Lleshi Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:28
Zija Lleshi

Shqiptarëve nuk u nevojiten gjithëfarë ”Hapje”. Shqiptarët fillimisht kanë nevojë për një ”Shqipëri të Hapur” (“SH-H”), dhe madje të hapur me dyer të hapura anë e përtej, që do të mundësonin një bashkëpunim ndërshtetëror në mes vedi të Shqipërisë dhe Kosovës. Rrjedhimisht shqiptarët nuk kanë aspak nevojë as për projektin të quajtur ”Ballkani i Hapur”(“BH”), që në fakt është “Minishengeni” i riemëruar dhe kamuflluar me këtë emërtim të ri, e që kuptohet vetëvetiu si ”Federatë Ballkanike” të shteteve që i ruajnë pavarësinë dhe kufijët e tyre.

Arsyeja që shqiptarët nuk kanë nevojë për projektin “BH” ështe se ky projekt paraqitet paralel dhe konkuron projektin tjetër të më herëshëm të quajtur “Procesi i Berlinit (“PB”) në kuadër të EU, si hap i parë drejt integrimit europian, dhe i cilishqiptarët i trajton të barabartë me të gjitha kombet tjera në Ballkan dhe e afirmon shtetësinë e Kosovës, në kundërshtim me projektin “Ballkani i Hapur”, ku Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë, që është pika më e smurë e atij projekti.EU është mbështetse e “Procesit Berlinit (“PB”) i cili promovon integrimin rajonal të barabarët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe madje e ka edhe mbështetjën financiare për implementim.

Prandaj kurdo që flitet për “Procesin e Berlinit” dhe Integrimin Rajonal mendohet në atë që shtetet pjesëmarrëse të janë të barabarta dhe Kosova shtet i pavarur dhe suveren. Asnjë integrim jashtë këtyre standardeve dhe kësaj kornize. Kurse “BH” është kundërshtim të drejtpërdrejt me këto standarde.

Në Tiranë (edhe si simbolikë e vendit të deklarimit) ish Kancelarja Dr. Angela Merkel e ka rikonfirmuar decidivisht se shqiptarët duhet të trajtohen e të jetojnë të lirë e të barabartë me të gjithë kombet tjera në Ballkan, siç parashef “Procesi i Berlinit”, e i cili tha ajo nuk “bënë të devijohet”.

Vuçiqi si hartues i “BH” me atë projekt ofron katër (4) liritë që përmend, por antarëve tjerë u ka mohuar lirinë kryesore: pjesëmarrjen dhe të drejtën e barabarët në hartim dhe propozime e mendime të pavarura të tyre,duke i përjashtuar nga ajo e drejtë. Prandaj “BH” nuk është projekt i përbashkët. Arsyeja është me sherr se në pjesëmarrje të barabartë nuk do të mundke Vuçiqi ta shtynte idénë kryesore të tij që Kosova të jetë pjesë e Serbisë sepse kundër do të kishte (së paku) 4 vota : Kosovën, Shqipërinë, Rep. e Maqedonisë Veriore dhe Malin e Zi (këto dy të fundit e kanë pranaur pavarësimin e Kosovës dhe nuk do ta përgënjeshtronin vedin) dhe Serbia do të mbetej në pakicë. Prandaj Vuçiqi është kujdesur që të përjashtojë që në fillim pjesëmarrjene e tyre. Edhe nga ky aspekt i demokracisë çudit fakti se Kryeminstri Rama e përkrah këtë projekt i cili përpos që godet Kosovën ai shkelë edhe demokracinë e përgjithëshme!

Pra projekti “BH” ka tri defekte që në lindjen e tij. Ka lindur me defekte të lindjës: 1.) Nuk është projekt i përbashkët; 2.) mohon arbitrarisht dhe paraprakisht pavarësinë e Kosovës (edhepse në ato gjashtë shtete dominon pranimi i pavarësisë) dhe 3.) monopolizimi i tregut është i koncentruar në Serbi dhe lehtësitë tregëtare janë inkluzivisht brenda “gjashtëshitë (6)”, në mënyrë që Serbia të jetë lidere pa konkurencë të gjerë.

Deri sa “Procesi i Berlinit” ka synim integrimin e ballkanit perëndimor në EU, ”Ballkani i Hapur” (“BH”) ka synim dominimin e Serbisë në Ballkan. Fillimisht dominimin ekonomik dhe financiar e më vonë edhe shtetëror dhe ushtarak në rajon dhe Serbia ta kapë rolin e plotë të liderit në Ballkan, çfarë Serbia pretendonte edhe në ish-YU. Prandaj, konsekuent asaj trashigemie, kurdo që Vuçiq flet për “BH” në mendje e ka “BK” ( Ballkani i Kapur).

Projekti “BH”, në fakt është projekt politik serbo-rus, dhe është revitalizim i një ideje të vdekur dhe famëkeqe “Ballkani Ballkanasëve” (“BB”), si një “Federatë Ballkanike” (“FB”), e ndërtuar në baza të idésë ekspanzioniste e hegjemoniste të Serbisë nga periudha historike e kohës së luftërave ballkanike kur kryente krime e masakra, që ishte përpjekje e Serbisë për dominim në Ballkan, si dhe izolim dhe përjashtim të Ballkanit prej kontrollit të Europës dhe botës. Kështu që Serbia pretendonte në “BB” të sillej në Ballkan në mënyrë arbitrare sipas qejfit të vetë, jashtë çdo kontrolli ndaj të Drejtës Ndërkombëtare, dhe pa i dhënur përgjegjësi askujtë në botë.

Edhe sot Serbia synon të veprojë po në atë mënyrë karshi Kosovës, si palë e dytë, dhe përjashtim të EU dhe opinionit të gjerë demokratik, si palë e tretë. Projeki “BH”, mbi idén “Ballkani Ballkanasëve (“BB”), e si “Federatë Ballkanike”(“FB”), është përkrahur fuqishëm nga zyrtarët e lartë rus dhe nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtëme të Rusisë, Aleksander Grushko, i cili i ka thurrur lavdata projektit meqë sipas tij “Serbia merr rol drejtues në Ballkan”. A nuk tregon, vallë, kjo të gjitha? Më tutje, “BH” i proklamuar nga autorët kinse projekt vetëm i karakterit tregtaro-ekonomik rajonal ai që në start demanton vedin dhe dëshmon se është edhe politik duke mohuar pavarësinë e Kosovës.

Jo vetëm Grushko, por edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, i ka thurrur lavdata Kryeministrit Serbisë, Aleksander Vuçiq, për “BH”si meritë e madhe e sukses i Vuçiqit për liderizëm dhe dominim politik dhe shtetëror të Serbisë në Ballkan, duke theksuar për opinion (e veçanërisht për opozitën): “në “Ballkanin e Hapur” qëndron mendimi historik me të cilin ballkanasitë jetojnë me shekuj e me të cilin duhet të formojnë politiken e vetë “Ballkani Ballkanasëve”. Kështu e thënur nuk ka më qartë dhe më saktë për të kuptuar liderizmin që projekti ka për qellim. Në aspektin tregtar vazhdonVulin :“Serbia e fuqishme dhe e zhvilluar ka më shumë për të ofruar të tjerëve se sa mund të merr apo ka nevojë nga të tjerët në këmbim të mallrave dhe e bënë liderenë Ballkan”. Vulin (në servilitetin e tij) e tha atë si lavdatë Vuiqit, por një herit e shpërfaqi synimin dhe qellimin kryesor të projektit për liderizëm. E thënur, pra e tëra, dhe haptazi nga Vulin, pas kësaj deklarate çdokush racional mbetët pa koment.

Kuptohet pra se Shqipëria dhe Kosova në “BH”do të kanë deficit të madh tregtar në këmbimin e mallrave me Serbinë. Të vetmën dobi që Shqipëria do të kishte është nga turizmi (deti, rëra dhe uji) e për këtë egzistojnë zgjidhjet tjera. Shqipëria nuk mund të ketë diç tjetër ofertë e për konkurim sepse të tjerët e kanë më të zhvilluar edhe industrinë ushqimore edhe atë teknologjike. Për më tepër, në aspektin tregëtar Serbia ka Marrëveshje për Tregëti të Lirë me Rusinë dhe përpos kësaj është edhe pjesë e Unionit Ekonomik Euroaziatik dhe mund të fut në treg edhe mallrat nga Rusia dhe Kina e të bëhet invazion i trefishtë i prodhimeve të tyre me debalans katastrofal tregëtar për (dhe jo vetëm) shqiptarët, kështu që Serbia edhe më shumë e centralizon monopolin në favor të vedit.

Askush nuk e akuzoi Serbinë për “Serbi të madhe” për këso marrëveshje deri atje larg në Azi, deri te Kina. Përse atëherë Kosova e Shqipëria nuk duheka të bëjnë marrëveshje të ngjashme në mes vedi, madje si dy fëqinjë, për të cilën Rama ankohet e thekson se bëjëkanë vërejtje Serbia dhe europianët nga jashtë? A nuk është, vallë, përgjigje e mjaftueshme shembulli eklatant i Serbisë me Kinën? Po sikur Shqipëria të bënte një marrëveshje të tillë me Rusinë dhe Kinën, a do të quhej edhe ajo “Shqipëri e madhe”?! Popullore: “Fjalët e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllën kurrë!” Poaq mbyllën fjalët e Serbisë; për çdo gjë që është në të mirë të shqiptarëve.

“Ballkani i hapur” pra faktikisht është monopol i centrtalizuar dhe prioriton Serbinë në këmbim të mallrave dhe vërtet e bënë lidere në Ballkan. Nuk po themi vetëm ne; e kanë thënë pra më përpara Grushko, Vulin, të tjerë, si dhe shenimet historike të mëherëshme.

Mos të lavdërohet Kryeministri Rama me atë kinse “BH” është i hapur për të gjithë. Sepse nëse me hapje në projektin “BH” mendohet për një treg të gjerë dhe jo monopolistik dhe mundësi të hyrjës në atë treg edhe të antarëve tjerë të EU, atëherë kjo hapje duhet të jetë reciproke që do të thot edhe hapje e derës së EU për hyrje të ballkanasëve perëndimor në atë union e që rrjedhimisht nënkupton hyrje të ballkanasëve perëndimor në EU “nëpër derë të vogël” e kontrabandim me tërë bagazhin e anatemuar të vetë, të ndotur korruptiv dhe të krimit të organizuar, dhe me probleme të pa zgjidhura ndëretnike, që sjellë më tutje kontaminim e hapsirës së vlerave evropiane të EU.

Edhepse projekti “BH” në themel është projekt anti-Kosovë, Kryeministri Rama e fton edhe Kryeministrin Kurti të bëhet pjesë e këtij projekti. Por Kryeminstri Albin Kurti e karefuzuar fuqishëm dhe me indinjatë “BH” si një “Federatë Ballkanike” dhe është deklaruar publikisht, prerazi e saktë, se Kosova dëshiron integrime evropiane dhe evroatlantike e jo ballkanike. Kjo lërë të kuptohet se “BH” edhe po të ishte parajsë Kryeminstri Albin Kurti e refuzon atë projekt sepse e interesojnë vetëm integrimet evropiane dhe evroatlantike si dhe mbështetet në parimin themelor se postullati i parë i çfarëdo projekti apo marrëveshje është pavarësia e Kosovës si “condicio sine qua non”. Nëfakt pjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti në këtë projekt do të ishte tradhëti e dyfishtë: 1.) së parido të ishte akti më i rëndë i tradhëtisë kombëtare e Kryeministrit të Kosovës kundër shtetit të pavarur të Kosovës, të cilin e mohon ky projekt, dhe 2.) do të ishte një veprim tradhëtie ndaj NATO-s e cila me sakrifica na ndihmoi të çlirohemi, e të cilës Kosova i shprehë gjthëmon falenderim dhe mirënjohje të përjetëshme, si dhe ndaj miqëve tjerë tanë që na kanë ndihmuar deri në shpalljën e pavarësisë dhe na nihmojnë edhe sot drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik të shoqërisë në Kosovë.

Efekti përfundimtar i vetëmohimit të vullnetshëm të pavarësisë për hyrje në ”BH”dhe i pranimit të kësaj ftese – mashtrim të Ramës do të çonte deri te një mosbesim qeveritar në Parlament ndaj Albin Kurtit e kjo do të thoshte akt vetëvrasës politik dhe antikombëtar i Albinit dhe disfata më e madhe që Rama mund të ia bënte Albinit, si dhe njëherit poashtu shërbimi më i madh që Rama mund t´ia bënte Vuçiqit.

Thjeshtë e saktë, Serbia me “BH” pretendon një kurth për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin e Kosovës në koloni serbe si një “Afrikë e Bardhë”, antagonizimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërkaq Kryeministri Rama bëhet tok e tandem me Vuçqin, me çka në fakt abstrahon dhe totalisht anashkalon edhe krimet gjenocidale të fundit të Serbisë kur Vuçiqi ishte ministër.

Vuçiqi sigurisht e mirëpret angazhimin e Ramës me propagandën e tij dhe e vëlerëson si instrumentalizim dhe si funksionalizim rreth “BH”, por intimisht njëherit nuk mud të mos e perceptojë atë veprim të Ramës, së pari, si tradhëti ndaj Qeverisë së Shqipërisë e cila e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe mandej, së dyti, edhe ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, e me këtë edhe ndaj vetë kauzës kombëtare shqiptare në përgjithësi.

Kryeministri Rama duke qenë edhe vetë koshient për krejt atë lidhur me ftesën, përpiqet ta arsyetojë pak ftesën e vetë Albin Kurtit dhe në sagën e vetë shprehet kinse bëhet fjalë për paraprakishtnjëvetëmohim të vullnetshëm e të “përkohëshëm” të pavarësisë nga ana e Kosovës si start (“biletë) për hyrje në “BH” dhe kinse si ndihmë Vuçiqit që mos të ketë reaksion të madh të popullit serb kundër tij për shkak të pranimit të pavarësisë, që është një lloj lecitimi të pavarësisë, eqë mandej kinse bazuar në shoqërim të gjerë, miqësi të ngushtë e burazeri e jarani të fortë me serbët e me Serbinë multigjenocidale ajo do të “zbutet” dhe hipotetikisht (por kuptohet pa kurrfarë garancie) do të vie vetëvetiu deri te pranimi i pelqyeshëm e i pakundërshtueshëm i pavarësisë dhe suverenitet Kosovës nga Serbia. Por nuk vonoi Vuçiqi dhe menjëherë, në karakterin antishqiptar permanet të vetë,deklaron dhe plotëson Ramën dhe e tregoi saktësisht kohën që Rama në ëndërrën e tij nuk e dijka se kur do të ngjajka ai pranim. Vuçiq: “ Kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës!”Edhe kjo deklaratë, edhe ajo miqësi, jarani e burazeri me Serbinë që e mendon z. Rama, na kujton parollën e dikurshme të “vëllazërim bashkimit” në RSFJ e cila u shkatërruar me luftë dhe gjakderdhje në mes “vëllezërve”.

Kështu edhe Ramës duhet t´i jetë e qartë se në krime e terror kurërnjëherë nukmund të gjinden shoqëri, miqësi e burazeri, në të cilat mendon ai. Në marrëdhënje të Kosovës me Serbinë nuk është fjala për një “sjellje të pa hijëshme “ e degutante të rastësishme dhe për bonton të sjelljës të serbëve ose thënur në fjalorin e mjekësisë, për ndonjë grip të lehtë sezonal që lehtë shërohet e shpejt kalon, por realisht kemi të bëjë me një kriminalitet ekstrem e një armik shekullor, të egër e të pa besë, me një shtet gjenocidal që me tërë egërsinë e vetë i ka përsëritur sistematikisht e periodikisht krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve gjatë një shekulli, dhe që është shembull unik në botë i periodicitetit të këtillë e me kohëzgjatje të këtillë.

Kryeministri Rama në sagën e tij e degradon drejtësinë dhe të drejtën duke i zbritur ato nga shkalla e një detyrimi rigoroz ndërkombëtar të Serbisë për respektim të Drejtësisë Ndërkombëtare në shkallën e voluntarizmit,në moralitet, shoqërim e burazeri dhe gjenerozitet arbitrar e bonevolencë, apo si beneficion burazerie ose si dhuratë shpirtmadhësie që Serbia do t´i jipte Kosovës në “BH”!

Vuçiqi në matematikën e tij “4:4” nëpërmjet “BH” i ofron ato katër (4) liritë e përshkruara në “BH” (tëqarkullimit të lirë të njerëzve, mallit, kapitalit dhe shërbimeve) si zëvendësim për katër (4) kushtet e normalizimit të marëdhënjeve Kosovë-Serbi (“ballafaqimi i Serbisë me të kaluarën e vetë, pendimi, kërkimfalja dhe pajtimi”) sikur të mos dihej fare e botërisht e për të gjithë, se çlirimi, dekolonizimi dhe pavarësia janë kategoritë më të larta lirie, dhe ato nuk barazpeshohen dhe nuk zëvendësohen me asnjë lloj lirie tjetër që ofron Vuçiqi apo kuartet lirie të tij.

Projekti “BH” në esencë pos tjerash është edhe projekt kontraverz dhe zhvillohet në dy binarë. Derisa Kryeministri Rama në mënyrë të sinqerët, miqësore (por fatëkeqësisht ndaj shqiptarëve armiqësore) dhe hapatazi propagandon dhe fton të tjerët për anatarësim, Presidenti Vuçiq e bënë të kundërtën, vepron në binarin tjetër e në drejtim të kundërt, në mënyrë të rrezikshme e armiqësore, konspirative dhe destruktive kundër suverenitetit të shteteve që fton Rama, paasqyrë kjo e vërtetë eVuçiqit, dhe madje ka ankesa edhe në bashkëpunim të ngushtë të Vuçiqit me elemetntin subverziv rus kundër këtyre shteteve. Këto dy veprime, të Vuçiqit dhe të Ramës, si të kundërta, anihilojnë njëra tjetrën. Efekti rezultues i propagandës bëhet zero. Shtetet të cilat ftohen për anatarësim e kuptojnë mashtrimin dhe irritohen pa masë dhe me të drejt të acaruar e refuzojnë përbuzëshëm antarësimin.

Të gjitha analizat pra çojnë në atë konkludim se projekti “BH” është projekt mashtrues dhe po ai projekti i dështuar (që sot revitalizimi i tij do ta lartësonte Vuçiqin) e projekt i vjetër, “Ballkani i Ballkanasëve”, dhe është largim nga EU, në vend të përafrimit drejt EU duke i pranuar dhe zbatuar vlerat e saj evropiane e duke i zhdukur vlerat korruptive vetanake të atakuara nga EU dhe opinoni botëror.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat