Për ata që bartin maska dhe kurora të huaja...

Opinione

Për ata që bartin maska dhe kurora të huaja...

Nga: Agron Shabani Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:09
Agron Shabani

"Miku im! Më beso të lutëm se gjërat më të thella, më të bukura, më të dashura dhe më të vërteta, nganjëherë kalojnë përmes 'rrugës së lartë mbretërore të ëndërrave!" - Richard Wagner dikur me fjalët e një miku dhe personazhi të tij të njohur.

" Nuk është e lehtë të qëndrojmë të heshtur ose indiferent gjatë ëndërrave ose ëndërrimëve të ndryshme kur në to shpeshherë ndodhën të fshehura sekretët e lumturisë, fatit dhe fatkeqësisë tonë. " ( Siegmund Freud)

" Të trazuara ose jo të qeta, gjithëmonë flejnë ose pushojnë kokat e atyre që bartin maska ose kurora të huaja." ( Shekspiri në  "Lady Makbeth" me tendencë të shpartallimit ose shpërrallimit të "ëndërrave të larta" mbretërore ose monarkiste të Zonjes Makbeth.)

" Sidoqoftë, sëpakut, ia vlen të shohim në ëndërr apo të ëndërrojmë një femër ose grua të bukur për martesë. Kështu që nëse e martojmë një femër të bukur, të dashur dhe të mençur, do jetojmë të lumtur, ndërkaq, nëse e martojmë një femër ose grua të keqe, të marrë ose të shëmtuar, do bëhëmi poet, filozof ose politikan. " ( Me fjalët tjera të Shekspirit etj. )

Dikush ëndërron edhe në vendin e punës, në shkollë, në dialog me Serbinë, në stacion, në pritje koridorëve të huaja etj. Ahh ëndërrat! Ani kotja ose dremitja fatale! Narkolepsia....Uhhh!

Vetëm në ëndërra jemi të lirë, te pasur, te lumtur dhe te barbartë me të tjerët. Apo?¿

Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm gjatë tërë jetës së tyre, sipas psikologëve ose shkenctarëve të ndryshëm i kalojnë afro gjashtë (6) vite të jetës së tyre në ëndërr ose duke parë ëndërra të ndryshme. Kolor, bardh e zi... Varërisht, prej situata te tyre shpirterore, emocionale, mentale, psikologjike etj.

Athua, çfarë (çka) kemi mësuar nga e kaluara....?!

E kemi thënë ose cekur shpesh së sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjës dhe robërisë, janë ato kur nuk dijnë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës!

Ndaj, është mirë t´i matim dhe kursejme fjalët ose premtimet e mëdha, nëse nuk kemi për të thenë ose për të bërë asgjë të mirë ose konkrete për kombin dhe atdheun. Sidomos për kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik dhe gjeografik të kombit dhe atdheut.

Në të kundërtën, vetëm femrat (gratë) dhe gjinekologët ose psikokologët e ndryshëm, e dijnë se sa të "rëndësishme" ose "relevante" në disa raaste janë rrenat ose gënjeshtrat e stisura dhe sajuara! (....)

U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, tribale, provincialiste, farefisnore, politike, partiake, karieriste, profiteriste dhe të tjera të grupit ose individit, aty mashtrimi dhe tradhëtia e lartë shtetërore dhe nacionale, ndodhën t´ulura këmbëkryq.

U mor vesh se lirinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive dhe jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. Sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Për me tepër ndërkaq, çdo liri e mirëfillët individuale dhe kolektive, lindë ose fillon nga idealet e larta individuale dhe kolektive. Respektivishtë, nga bindja dhe besimi i plotë në fitorën.

Nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysëmliri. Jo. Por, vetëm liri të plotë individuale dhe kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive. E kundërta e tyre janë nënshtrimi dhe robëria.

Kosova dhe shqiptarët nuk mund të quhen t´lirë kur komandantët ose heronjtë e tyre kryesor nuk janë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës.

Kosova dhe shqiptarët së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyror dhe historik, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Për një shtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme...Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive.

Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.

Në këtë frymë integriteti moral, fizik, profesional ose politik i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore (qytetare) dhe politike në njerën anë si dhe integritetin dhe sovranitetin e garantuar shtetërorë, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër: Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.

Shqiptarëve, për t'i njohur, mbrojtur, kuptuar dhe pranuar heronjt ose protagonistët e rëndësishëm ose kryesor të UÇK-s (si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi etj.) së bashku me liderët ose intelektualët e lartë kulturor dhe politik (si Ibrahim Rugova, Albin Kurti etj,)-gjithëmonë iu nevojitët dikush i huaj (joshqiptar ose jokosovar)-për t'i bindur dhe mishëruar me heronjtë dhe lidershipin e tyre shtetror dhe nacional!

Mbaj mend si sot, kur na flisin ose mësonin dikur pedagogët ose intelektualët tanë shqiptar mbi historinë, kulturën, gjeografinë, astronominë, fizikën, psikologjinë, sociologjinë, filozofinë etj.., gjithëmonë ishin ata të tjerët nga "krahu i matur , ateist ose skeptik" që nuk iu besonin mësimëve ose ligjeratave të profesorëve ose intelektualëve shqiptar, pa ua "vulosur" ose vërtetuar Gariqët, Millosheviçët, Pantoviçët ose serbosllaviçët tjerë.

Kjo (për fat të keq)-ndodhë edhe sot! Shqiptari i shkretë, i paditur, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, të gjithat ia falë shqiptarit të ditur (mençur), të suksesshëm, intelegjent, intelektual, profesional, trim ose patriot, përveç vlerave, suksesëve dhe meritave të tij.

Ndonëse, evolucioni ose zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të "konsenzusit dhe kompromisit" sipas konceptëve shkencore ose metodologjike të August Commtit, "Vetëdijes individuale dhe kolektive" të E. Dyrkhemit, "Aksionëve dhe vetëdijes individuale" të Max Weberit, "Karakterit referent të veprimit ose reagimit" të T. Parsonit, "Karakterit nacional dhe historik" të Meaduovit, "Karakterit Antropohistorik, Antropogjeografik, Antopokulturor dhe Antropogjenetik" të  A. Gobinos, R. Chemberleinit dhe kështu me radhë.

Kështu  që me kazualitetin e njohur çlirimtarë ose patriotikë të një populli ose kombit të tërë, nuk ka të drejtë të lozë ose tallet askush. E sidomos me çëshjet dhe aspektët e njohura esenciale ose substanciale që kanë të bëjnë me cenimin, mohimin, prolongimin, anashkalimin, prejudikimet ose abuzimet e ndryshme infantile dhe patologjike me lirinë, pavarësinë , sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetëror, nacional, teritorial ose politik të Republikës së Kosovës- përmes ngritjeve ose fabrikimëve të ndryshme artificiale dhe johistorike të "demarkacionëve" të ndryshme kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, " asociacioneve të pvarura të komnunave serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë....!!!

Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë "Traktatin e Shën Stefanit" dhe  "revizionet" e njohura koloniale dhe imperialiste - kundër shqiptarëve në favor të serbëve dhe popujve të tjerë  në "Kongresin e Berlinit" me 1878 etj.

Se këndejmi, nëse SHBA-së, Natoja, BE-së ose Perëndimi vërtetë deshirojnë siguri dhe stabilitet të qëndrueshën në Gadishullin e njohur Ilirik ose ballkanikë? Respektivisht, paqë, mirëqenie, qetësi, stabilitet, zhvillim, liri, pavarësi, sovrantitet, integritet dhe prosperitet të gjithëmbarshëm të Kosovës dhe shqiptarëve: Në Kosovë dhe gjithandej do duhej të kishim (kemi) ngjarje, zhvillime dhe situata me të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme. Nuk do kishte krim të organizuar, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, kontrabandizem, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm, kontrabandë etj.

Nuk do kishte presidente(a), kryeministra ose krydiplomat(e) të ndodhur nën " trashe, rrogoze ose istikame" të ndryshme komplotiste, konspirativiste, dekonspirativiste etj.

Nuk do kishte klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime, relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme dhe të çfarëdollojshme të prones (kapitalit) dhe moralit të njohur shtetërorë, nacional, politik, diplomatik etj.

Nuk do kishte "xhihadist", "vehabist", ekstremist ose radikalist të ndryshëm fetar atje.

Nuk do kishte madje as "gjykata" ose "tribunale speciale" në Kosovë ose dikund tjetër.

Nuk do kishte kriminalizime, komplote ose shantazhe vendore dhe ndërkombëtare kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë me në Zë të UÇK-së për qëllime ose lajtmotive të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera të cilat u shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone, militare, imperiale, ekspanzioniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ose historik.

Në instancë të fundit, neser ose paasnesër në kuader të të ashtuquajturës "Gjykatës Speciale- kunder UÇK-së " mund të paditën ose akuzohën jo vetëmHashim Thaçi, Kadri Veseli, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj etj...Por, e tërë lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së. Një shekull ose epokë e tërë e luftës dhe përpjekjeve tona për liri të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike.

Ndaj, me rastin e gjykimit ose denimit të çlirimtarëve të tyre në Den Hagë: Kosova dhe shqiptarët e "fitojnë" të trashtë e surles! 

Me besoni o njerëz!!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat