Dallimi në mes Edi Ramës dhe Enver Hoxhës

Opinione

Dallimi në mes Edi Ramës dhe Enver Hoxhës

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:16
Adem Bytyçi

Dallimi në mes këtyre dy figurave të politikës shqiptare është se Enver Hoxha, ata që nuk mendonin si ai i ekzekutonte, herë duke i goditur me plumb, herë duke i varë në litar.

Edi Rama, po i mbytë qytetetarët e tij, duke ua ndërpree rrymën, në mungesë të nxemjës po vdesin nga acari në kasolla në disa fshatra.

Këto ditë një qytetare 67 vjeçare nga acari vdiq në fshatin Ferras të Firit.

Kryeministër si Edi Rama, nuk mbahet mend të ketë pasur Shqipëria, para ca dite ua rrënojë shtëpitë disa qytetarëve në rrethinën e Tiranës, duke i lënë nën qiellë të hapur pa kulm mbi kokë në këtë kohë të acart. Vdekja e qytetarës së moshuar Liliana Sema, në një kasollë në fshatin Ferras të Firit nga acari, i jep një pamje dhe kuptim edhe më të tmerrshëm regjimit të Kryeministrit Rama.

Përveç shumë të përbashktave të Regjimit të Edi Ramës dhe Enver Hoxhës, edhe raportët në politikën e jashtme me Serbinë, i bëjnë edhe më pak të dallueshme këto dy regjime , nga të cilatë Shqipëria dhe shqiptarët vetëm të këqija kanë përjetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat