Gjurmëve të një shkrimi

Opinione

Gjurmëve të një shkrimi

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 09:39
Ragip Guraziu

Ishte shkas, intervista e kryeministrit Edi Rama, që vuri në ''pah'', se sa janë të aftë analistët nga Kosova në politikë dhe debatet e tyre, ku ka shkaktuar furtunë reagimesh. Duke u ''turrur'', pas këtij debati, analistët tjerë, që menduan se janë më të aftë se këta që ishin ballë për ballë me kryeministrin, Rama, harruan edhe ata që reagonin, se në këtë debat doli më për ''lendinë'' aftësitë e analistëve të Kosovës, jo vetëm atyre që ishin në këtë debat. Atëherë, pse reagonin të tjerët kur dihet se deri më tani në të gjitha debatet televizive, analistët gjatë vitit 2020 që përfundoi, nuk kanë zgjedhur asnjë formë ku ata kanë ndikuar, veç te gjitha debatet ishin sa për të bërë zhurmë dhe asgjë tjetër?!

Pas këtij debati, vloi gjella e fasules…

Pas intervistës së Ramës – reagime të ndryshme po nga kolegët e tyre që ''demek'' këta që ishin “ballë për ballë'', me kryeministrin shqiptar Edi Rama, u zunë ngushtë dhe si gjella e fasules kur gufon, shkaktuan furtuna reagimesh dhe asgjë tjetër.

Qytetarët nga Kosova shpërthyen në mesazhe mbështetëse ndaj Kryeministrit Rama

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me gazetarët kritikë ndaj Ramës në Kosovë, që po dëshmon se analistët kanë qenë të suksesshëm përballë Edit. Këtu u krijua një ‘’lëmsh’’, që nuk po i gjendet ’’fija’’, por ajo kryesorja qytetari i Kosovës është më i shenjti se analistët dhe gazetarët, edhe pse dihet se edhe këta bëjnë pjesë në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ka disa nga ta që nuk kanë mundur të menaxhojnë me një gazetë ditore dhe kanë qenë për një mandat edhe deputet, bile Berati i PDK-së, tani askund nuk po ju zënë (b) ,vend.

Shumë pyetje dhe dilema, gazetarët, analistët po e duan vendin lartë, bile më lartë se që janë?!

Nuk e kuptova se cila ishte esenca e paraqitjes së kryeministrit Edi Rama para publikut të Kosovës, në emisionin Zona B. Të shpjegoj, të përgjigjet, të dëshmojë arrogancën e tij, t’u dërgojë mesazhe zgjedhësve të tij në Shqipëri, apo të ofendojë mediat dhe në veçanti portalet? Çfarë deshi t’u thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shtetasve të Kosovës? Se shqiptarët e ndihmuar nga ndërkombëtarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë në vitin 1999?! Se Serbia duhet ta njohë Kosovën, nëse mendon të normalizojë raportet mes këtyre dy shteteve? Se ai kur flet për Kosovën, madje edhe për çështjet e brendshme të saj, nuk do të kërkojë lejen e askujt? Apo ishte qëllimi që me një qëndrim arrogant dhe përqeshës të ofendonte (disa) portale/gazetarë/analistë të Kosovës dhe njëkohësisht të Shqipërisë? E të mos flas për kulturën e komunikimit në këtë prezantim, sepse kryeministri nuk lejoi që të shtohej asnjë pyetje deri në fund.

''E cili ishte funksioni i gazetarëve/analistëve të ftuar në studio? Të debatojnë, të shtrojnë pyetje, të sulmojnë dhe shajnë kryeministrin e Shqipërisë, apo ishin vetëm pjesë e shout të një kryeministri herë pas here tepër arrogant? Si mund të shkojë dikush në një debat i papërgatitur sa duhet? Pse lejuan kolegët e mi që në fillim, të edhe fizikisht të jenë më ulët, duke u ulur një shkallë më poshtë se bashkëbiseduesi? A kanë menduar vërtetë pjesëmarrësit që me dy-tri pyetjet e tyre dhe me një kohë tepër të kufizuar, do të hynin në ndonjë debat me një politikan, me një retorikë të mrekullueshme?! Apo ishin vërtetë vetëm një stoli e një shou të paramenduar mirë? Ka shumë pyetje dhe dilema'', (Bahri Cani).

Pas intervistës së Ramës – reagime të Berat Buzhalës, Arbana Xharrës

Berat Buzhala thotë se ka qenë i ftuar, por me mirëkuptim nuk shkoi në emision, pasi sipas tij, ai do ta rrëzonte Edi Ramën në tuç. Unë kurrë nuk kisha shku në debat me Edi Ramen, veti i 6’ti analist, duke e ditur që edhe moderatorin e kam kundër. Kjo për faktin se unë nuk shkoj dikund veç me e bo pyetjen. Sepse nëse është puna veç për një pyetje, atëherë ia çoj me shkrim.

Unë kurrë nuk isha ul fizikisht poshtë kryeministrit, se ka shumë rendësi të madhe psikologjike. Dukesh si publik, e jo si i barabartë me një debat. Nëse kryeministrit nuk i vjen marre me ofendu, as mu nuk kish me ardh marre. E për me ofendu Ramen ka material sa te dush.

Ndërsa për Arbana Xharrën, nuk ka dyshime se Edi Rama është arrogant. Dhe tregohet shumë e egër me publikun që po e pëlqen në rrjetet sociale kryeministrin shqiptar.

“Po e duartrokisni arrogancën e Ramës?!

A po i shihni pasojat e mentalitetit provincial, shtua kësaj edhe mendësinë komuniste: “Se unë e kam mirë e ju të gjithë keq”. Dhe jo vetëm nënçmimi që Rama po ua bënë bashkëbiseduesve, po edhe vendosja e karrigeve të tyre një shkallë më poshtë nga Batoni janë poshtërsi. Sidoqoftë, Baton Haxhiu veç që s’ia lustroi këpucët Ramës. Kurse nga i gjithë grupi i analistëve, që do të thotë; Bahri Canit,Berat Buzhalës dhe Arbana Xharrës, nuk po ju pëlqen ulja poshtë?!

Por unë kam një pyetje për të tre këta?

Kur një shteti i imponohet lufta, kush del në luftë?! Kryeministri, jo, Presidenti, jo, atëherë në çdo luftë pa gjakun e gazetarëve nuk ka mundur të mbarojë. Sepse nuk është niveli i uljes, i gazetarë e analistëve, karshi uljes se tyre me ata të mëdhenj, sepse ata nuk kapin armën me dorë, veçse ja zënë derën e hyrjes, atëherë ja shpirtin ja jetën me e vazhdu më tutje. Dhe gazetarët e analistët, ushtrojnë kudo pa truproja, e kryeministri, presidenti, e dini ju e po kërkoni uljen me ta po, por dihet ku i kemi të gjithë në vendet e uljes duke filluar nga Qeveria e deri të qytetari më i rëndomtë i Kosovës.

Ishte shkas, Intervista e kryeministrit Edi Rama, që qiti në ''pah'', se sa janë të aftë analistët nga Kosova në politikë dhe debatet e tyre, ku ka shkaktuar furtunë reagimesh. Duke u ''turrur'', pas këtij debati, analistët tjerë, që menduan se janë më të aftë se këta që ishin ballë për ballë me kryeministrin, Rama, harruan edhe ata që reagonin, se në këtë debat doli më për ''lendinë'' aftësitë e analistëve të Kosovë, jo vetëm atyre që ishin në këtë debat. Atëherë pse reagonin të tjerët kur dihet se deri më tani në të gjitha debatet televizive, analistët gjatë këtij viti 2016, që po përfundon, nuk kanë zgjedhur asnjë formë ku ata kanë ndikuar, veç te gjitha debatet ishin sa për të bërë zhurmë dhe asgjë tjetër?!

Një thënie popullit thotë; ''Mos dil në rrugë, me inat të shtëpisë... Me e kuptu mw qartë; ''ju analistët, pos shkoni në debate me inatet kur përlaheni me gra në shtëpi, e atyre nuk keni guxuar asnjë fjalë me ju thënë, e me u zbraz tani në debate e me te pa gruaja sa i shtir je. More ato ju njohin mirë, por edhe ne qytetarët po ju shohim por kuptoni asnjë ngjarje gjithë këto debate gjatë vitit që po e lëmë, nuk kanë sjellë kurrfarë rezultate, qoftë në politik, apo diçka tjetër që të le mbresë se diçka është suksese për cilin do vit nga ju të nderuar, përveç zhurmës që po e bëni asgjë tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat