Qepues të “pa” mëshirshëm

Opinione

Qepues të “pa” mëshirshëm

Nga: Jashar Etemaj Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:56
Jashar Etemaj

Ne duhet t`i kontrollojmë të zgjedhurit e popullit. Kontrolli nga themeli ka treguar sukses.

Deputetët e Kosovës u qepuan nga qytetarët me të madhe në FB dhe nga mediat në lidhje me shfrytëzimin e “pa” nevojshëm e të hollave të karburantit qe nuk “u” takonin.

Fjala e popullit thotë: Afër drurit të thatë digjet edhe i njomi. Qepuesit e dëshpëruar nga korruptuesit tradicional në listën e tyre i futën edhe ata deputet qe nuk kanë marrë të holla për karburante si edhe ata deputet që u takonin të hollat.

I gjithë ky skandal na mësoj dy gjëra: 1) Qe deputetët janë te zgjedhur të popullit dhe duhet sillën si të tillë. E jo të zgjedhur të Zotit qe mos të japin përgjegjësi qytetarit.

Dhe 2) Ky skandal e tregon se Qeveria aktuale e ka sjell një trend ku pragu i korrupsionit është shumë i ulët për dallim të qeverive të tjera.

Në qeveritë e mëparshme vjedhjet me miliona euro ishin të zakonshme. Po i përmendi dy. Në Qeverinë Thaçi vjedhja e dukatit dhe narkotikëve brenda Stacionit Policor, si dhe vjedhja e 1 milion euro në Thesarin e Shtetit në Qeverinë Hoti.

Ky abuzim na tregoj qe ka deputet të ndershëm në çdo parti, ashtu siç ka edhe deputet të pa ndershëm në çdo parti.

Disa politika meskin mendojnë qe politika është një artë i cili duhet përshtatur interesave personale!

Në Norvegji plasi skandali i ashtuquajtur “Banesat e udhëtarëve”. Këto banesa ua ndau Parlamenti atyre politikanëve të cilët banonin 40 kilometra larg Parlamentit. Mbi 500 politikan i kanë marrë banesat të dorëzuara nga Parlamenti apo Zyra e Kryeministrit.

Parlamenti dhe zyra e Kryeministrit ka shpërnda apartamente falas për politikanë të cilët tash më u vërtetua se jetonin në Oslo, ose brenda 40 kilometrave.

Më duhet të shkruaj, se pasi që këta politikanë i morën banesat shtetërorë me mobile dhe internet falas, i shitën banesat e tyre duke përfituar mijëra dhe qindra euro.

Edhe në Norvegji si në Kosovë, politikanët norvegjezë të cilët e keqpërdoren paranë e qytetarit vinin nga partitë e ndryshme, religjione të ndryshme dhe nacionalitete të ndryshme. Të përbashkët e kishin vetëm keqpërdorimin, shkurt e shqip hajnin.

Këtë korrupsion, juristi profesorë Arvid Aage Skaar në Fakultetin e Drejtësisë në Oslo e definon kështu: Dukët që Parlamenti dhe zyra e Kryeministrit ka ndarë apartamente për politikanë si përfitim.

Për ata qe e dinë norvegjishten ja linku: https://www.vg.no/nyheter/innenriks/i/dnaarw/pendlerboligene

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat