10 vjet nga tragjedia e Restelicës

Opinione

10 vjet nga tragjedia e Restelicës

Nga: Tahir Ahmeti Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Tahir Ahmeti

Sot janë bërë 10 vjet, që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e Gorës.

Ortekët mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm. 

Institucionet përgjegjëse në Kosovë, duhet që në vendet potencialisht të rrezikuara nga ortekët e borës të investojnë më tepër në parandalimin e tyre.

Si një ndër masat preventive është edhe vendosja e  shenjave paralajmëruese në të gjitha zonat ku rrezikshmëria nga ortekët është më e lartë, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat