Zelensky do të fitojë luftën ndaj Putinit!

Opinione

Zelensky do të fitojë luftën ndaj Putinit!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:08
Skënder Mulliqi

Këtë e bëri këtyre ditëve edhe Rusia mbi popullin ukrainas.Ajo po e ndjek rrugën e perënduar të Bashkimit Sovjetik. Nëse dikur komunistet të varfëreve ju kanë marr edhe drithërin në kosh, këtë gjë po e bënë në këtë shekull edhe diktatori Putin. Zaten diktatoret dhe diktaturat pak gjë dallojnë njëra nga tjetra ,edhe pse mund të dallojnë në aspektin kohorë.

Stalin kishte bërë luftë kundër fshatarëve ukrainas të cilët kishin kundërshtuar të dorëzojnë drithërin.Gjithçka ju kanë konfiskuar. Këtë gjë e kemi përjetuar edhe ne shqiptarët. Pleqët e kanë quajtur ”Koha e Otkupit”, se ishim të okupuar.Njerëzit të cilët kanë marr guximin mos me i dorëzu më fshisë të lashtat, janë pushkatuar aty për aty , apo ata që i kanë shpëtuar ekzekutimit janë internuar në vendet më të varfëra.Ata njerëz të cilët nuk janë dukur fizikisht mjaftueshem ligësht, janë vënë në dyshim së po i fshehin të lashtat e tyre.

Nuk befason asgjë kur vjen nga shteti i ish diktatorëve mizor siç ishin Hrushqov, Brezhnjev …Këtë rrugë të mbrapsht kundër popullit ukrainas po e vazhdon me luftë edhe Putin. Ai po e tregon forcën kundër një populli i cili e don lirinë e vet. Ekziston frika e arsyeshme e ukrainasve për të ardhmen e tyre , se kanë të bëjnë më një xhelat.Siç po shikojmë se si po zhvillohen ngjarjet në terren, rusët po dorëzohen, dhe po zihen peng me armatimet e tyre. Rusia ka hyrë brenda territorit të Ukrainës, po me shumë gjasë do të vriten pa mëshirshem në qarkun e mbyllur.

Nuk ka gje më të shtrejtë së liria.Dhe, kjo do të vjen në shprehje në fund të kësaj lufte. Ruset do të largohen me bisht nën shalë.Besojmë në Ukrainë , e cila pas këtyre ngjarjeve do të pranon pavarësinë e Kosovës.

Lufta në këtë shtet po ngjanë në Kosovën tonë të luftës çlirimtare. Zelensky besojm fortë se do të fitojë luftën ndaj Putinit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat