Me qeverisjen e Albinit, njëqind grosh bira e minit!

Opinione

Me qeverisjen e Albinit, njëqind grosh bira e minit!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 mars 2022 Në ora: 09:29
Albin Kurti

Kjo qeveri në krye me kryeministrin Albin Kurti, që në fillim të qeverisjes është atakuar me probleme të lloj-llojshme dhe të panumrat, që kanë kërkuar zgjidhje dhe qeverisje të vërtetë, dhe përveç të tjerave do i duhej të bëjë përpjekje për të nxjerrë në dritë dhe në vija zhvillimi gjithë ato gjëra që janë mbrapambetur nga neglizhencat, korrupsioni dhe zhvatja e pushtetit të qeverive të kaluara.

Dhe në këto rrethana lind pyetja se, me qeverisjen Kurti, shteti i Kosovës, a është duke funksionuar dhe duke u zhvilluar si duhet që do jetë në nivelin më të mirë në krahasim me të kaluarën, sigurisht se po, dhe pa mëdyshje shpresohet se një qeverisje e tillë do të realizojë zotërimin e pushtetit në një formë të lakmueshme dhe do bëhet shembull për të gjithë, përmbajtja e secilës nuk është aq e lehtë të përcaktohet në këto kushte.

Kjo qeveri, nga ana tjetër në veçanti dallon dhe e ka rrjedhën e pastër të saj, duke marrë parasysh se nuk është e korruptuar dhe as e inkriminuar, tek e cila duhet të shprehet besimi se, ekziston një vullnet dhe motivacion që duhet të jetë tashmë e qartë për këdo, nga se ky pushtet e ka marrë rrolin  e një qeverie llogaridhënëse dhe përgjegjëse ndaj detyrave të veta, kriteri i secilës është edhe funksionimi i ligjeve bazike që i prek dhe ndëshkon të gjitha ata që kanë abuzuar me ligjin dhe  e kanë keqpërdorë djersën e këtij populli.

Në të vërtetë kjo qeveri, nuk mundet për një kohë të shkurtër dhe të shpejtë, që të ndryshojë çdo rrjedhë dhe të bëjë një ndryshim drastik në shoqërinë tonë kosovare, sepse në Kosovën e pasluftës, ka pasur aq keqqeverisje dhe korrupsion të thellë nga pushtetet e kaluara, sa edhe një kohë e gjatë do kalojë përderisa ky vend do duhej ta merr vetën në dorë, prandaj kjo shpresë është e drejtuar në pritje të daljes në dritë e një realiteti të ri njerëzor, të cilët do jenë të përkushtuar për t’ia kthyer këtij vendi dhe këtij populli dinjitetin e vet.

Kosovën dhe gjendjen e saj të pa lakmueshme nuk mundet një individ dhe grup njerëzish ta ndryshojnë në çfarë do rrethanë shoqërore, por me një strukturë gjithëpërfshirëse të infrastrukturës njerëzore, duke e kuptuar jo vetëm rrolin e pozitës në pushtet, por edhe rrolin e opozitës, për të nxjerrë një fryt të përbashkët dhe të dobishëm, përndryshe asgjë nuk mund të realizohet dhe krijohet në favor të kësaj shoqërie dhe me mënyrën e sjelljeve arrogante, sikur po vepron opozita e sotme kosovare, në krye me PDK, LDK, dhe AAK, të cilët përditë e më shumë po e marrin rrolin e njerëzve dekonstruktiv të një shoqërie primitive, sikur nuk kanë të bëjnë me këtë shoqëri njerëzore të këtij vendi.

Kritikat dhe format e koncepteve që kanë të bëjnë me temat e rëndësishme dhe zhvillimore për vendin dhe popullin e këtij vendi, janë të nevojshme dhe të domosdoshme për secilin subjekt politik që të debatohet dhe zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, por në vend të kritikës,  të shprehet mllefi dhe urrejtja e pa natyrshme ndaj qeverisë dhe figurës së kryeministrit Albin Kurti, duke ia drejtuar gishtin disa herë dhe duke e fyer dhe shpifur pa asnjë burim të vërtetë, vetëm për shkakun se pse është ky « njeri » në krye të kësaj qeverie, është një absurditet dhe turp për shqiptarët dhe shoqërinë tonë, kur vetë populli ia ka dhënë mandatin dhe besimin për ta udhëheqë qeverinë e Kosovës.

 

Në këtë mënyrë, nuk mund të ndërtohet kjo shoqëri në asnjë formë shoqërore e rregulative, nëse ai që i prinë dhe e ndërton nuk është vetë i formuar dhe nuk mbështetët në zotërimin e vetës dhe vetë mohimit, përkrah të cilit do jetë edhe shoqëria njerëzore, jo vetëm si një përshtatje të një pushteti apo qeverisje figurative me plot abuzime dhe krime, por si një përgjegjësi e vetëdijshme, duke marrë në konsideratë format dhe modelet e vendeve të zhvilluara të botës demokratike.

Prandaj, Qeveria Kurti, ka ndërmarrë një sëri aksionesh anë e kënd Kosovës, kundër grupeve kriminale që inkriminojnë me ekonominë dhe abuzojnë me gjitha vlerat e këtij vendi, dhe duke shkelur ligjet e shëtit të Kosovës, ndaj të cilëve pa dallim etnie dhe grupi, do u  shqiptohen  masa ndëshkuese ndaj tyre, si me aksionin  « Brezovica » , me aksionin « Pika » dhe shumë aksione tjera, prandaj secili prej nesh aksionet e tilla duhet ti quajmë të drejta dhe legjitime, nga se kemi të bëjmë me gjëra të jashtëligjshme dhe të dëmshme për këtë shoqëri njerëzore dhe në dëm të shtetit tonë, përndryshe, me qeverisjen e Albinit, « njëqind grosh bira e minit ».

Në një mënyrë, nisur nga një kthjelltësi e tillë parimore dhe njerëzore, pastaj atdhetare e shoqërore, për secilin pushtetar që i përkushtohet  vendit të vet me dashuri dhe vullnet, do të ishte në gjendje të depërtonte përtej asaj shtrirje që na rrethon në rrethana të mira e të këqija, dhe e gjithë kjo do të dilte e suksesshme dhe e dobishme, nëse jemi të pirur së paku të përvijojmë profilin e një udhëheqësi të drejtë dhe pa hile, të pa korruptuar dhe të pa inkriminuar, që niset nga vetvetja, ky është Albin Kurti dhe qeveria e tij.

Lidershipi i tanishëm i Kosovës, si zonja presidente Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjuvca, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Donika Gërvalla dhe figura të tjera të kësaj qeverie, mbase më mirë i njeh edhe vetë populli Kosovës dhe botës, por nëse do afroheshim më njëri-tjetrin dhe e themi realitetin, dhe do përpiqemi të kuptojmë më mirë rolin e pushtetit dhe qëndrimet e vëna në jetën shoqërore të këtij vendi, do të kishim edhe shumë çka për të thënë, kur një katërshe e tillë dhe e zgjedhur në udhëheqje të shtetit të Kosovës, nuk do e kishim ndonjëherë  dhe nuk do e kemi ndonjëherë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat