Serbia bombë ruse e kurdisur në Gadishullin Ilirik

Opinione

Serbia bombë ruse e kurdisur në Gadishullin Ilirik

Nga: Milazim Maraj Më: 21 mars 2022 Në ora: 00:23
Milazim Maraj

Se Serbia është bombë ruse e kurdisur në Gadishullin Ilirik tani më ka mjaftë argumente. Që nga themelimi i saj i pa drejt, pa territor të vet, pa kulturë dhe histori të vërtetë. Që nga themelimi kjo krijesë ka krijuar tragjedi, dhunë ndaj popullatës civile vendase e cila ishte e lodhur nga luftërat e pa ndërprera kundër perandorive të mëdha. Krijoj mijëra masakra të popullatës, shqiptare, dokleate, kroate dalmate dhe Boshnjake. Për të gjitha këto tragjedi, kjo krijesë e rrezikshme për civilizimin botëror nuk u ndëshkua kurrë duke qëndruar nën hijen e padronit të vet Rusisë.

Rusia ishte ajo që e përkrahte dhe e stimulonte që të gllabërojë territoret e Gadishullit Ilirik dhe të Selanikun për të marrë jo vetëm detin Adriatik por edhe detin Jon dhe për të dal edhe në detin Egje. Kështu e kishte urdhrin nga padroni. Momentet shfrytëzoheshin pas përfundimit të luftërave te mëdha, ushtria serbe sulmonte popullatën civile në emër të eliminimit të mbetjeve nga sistemet e kaluara në ato territore. Para aksioneve famëkëqija që zgjatnin shumë përgatitej plani dhe bëhej stigmatizimi i shqiptarëve si (turq), që zgjati deri në vitin 1945. Pastaj nga viti 1945 shqiptaret stigmatizoheshin si (Ballist) Kroatet si (Ustash) por serbet nuk stigmatizoheshin si çetnik që kishin kryer me mijëra krime, Kosovë dhe viset tjera të banuara më shqiptarë, nga Nishi, Leskoci, Toplica, Bihori, në Kroaci, Bosnjë etj. Çetnikët kishin prezantuar një plan për të nxjerr 50 kg, sy dhe për të prerë 200 kilogram gji të grave. Por u takuan më forcat shqiptare në Sanxhak, Rozhajë, Pështerë, Baran, Plavë e Guci plani masakrave kishte dështuar.

Për këto kurrë nuk u dënuan. Serbia është shtet armiqësor i papërmirësueshëm. Këtë më mirë se ata që e kanë fqinjë apo që kanë jetuar në Jugosllavi nuk e kupton askush, madje është vështirë të ua shpjegosh dikujt panjerëzinë e tyre sepse atë që nuk e kap logjika civile e gjënë në Serbi. Bëri projekt për ndaljen e lindjeve të shqiptarëve, ndërsa jepte shtesa për fëmijëve për nënat serbe që lindin më shumë fëmijë dhe propagandonte barazinë e popujve,bënte projekt shtetëror helmimin e nxënësve shqiptarë nga 19 Mars i viti 1987 deri në Dhjetor të vitit 1990 i helmoj 7421 nxënës dhe prindër të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, numri mund të jetë më i madh nga se shumë prej tyre janë penguar, rrahur dhe arrestuar nga policia dhe ushtria serbe.

Helmet që i kanë përdorur kanë qenë helme luftarake të ndaluara më konventa të OKB, nga ekspert të ndryshëm ishin konstatuar helmet e përdorura: Sarin, Soman, Fozgen, difozgen,Tabun dhe Klorifozgen. Shteti Serb ndali të vaksinave kundër paralizës dhe tetanosit për fëmijët shqiptarë pas reagimit të një grupi mjekesh atëherë të larguar nga puna që kishin dërguar një ankesë në OKB, institucionet Serbe lejuan vaksinat por hapën propagandën se fëmijët që do të vaksinohen do të sterilizohen, kështu që ishte vështire të i bindnim prindërit për të i vaksinuar fëmijët. Vite më parë kur shqiptaret nuk kishin shkolla, kishin epidemi, por nga epidemia nuk vuanin serbet, vuanin dhe vdisnin vetëm shqiptaret.

Këso epidemish ishin shumë por po përmendi vetëm disa nga këto: tifoja 1945-50, Tuberkulozi, Variolla deri në vitet 1960/70, kolera etj. Serbet janë popull që nuk marrin edukatë civilizuese nga Akademia e vet e shkencave dhe e arteve, nuk merr edukatë nga familja e keq edukuar më shekuj, nuk merr edukatë nga kisha e cila në vend të uratave me bekimin e zotit i edukon për të bërë krime dhe ua bekon krimin, nuk do të kenë ndryshime pozitive. Andaj negociatat janë të kota. Këta njerëz të mësuar të jepin urdhra dhe të zbatoj urdhra. Këta kanë anekdotë (nuk je për të menduar, ti je për të zbatuar atë që të urdhërohet) (Nisi ti da mislish ti si da izvrshish ono shta ti se naregjuje). Nëse Evropa pranoj dikur kërkesën ruse për formimin e një shteti artificial, pa truall te vetin, pa kulturë dhe pa histori në Gadishullin Ilirik është koha të shohë rezultatet e gabimit të vet. Këto gabime nuk janë pakë dhe as të vogla. Së paku një luftë botërore u nis nga kjo krijesë fantazme.

Pra është koha për të korrigjuar këtë gabim. Serbia nuk ndalet duke i ofruar stimulime që i kërkon për krimet e bëra Kosovë, Kroaci, Bosnjë Slloveni. Ajo duhet të ndëshkohet dhe të sillet në pozitë që nuk mund të keqpërdoret nga padroni i saj Rusia. Duhet të sillet në pozitë që nuk sjell rrezik për popullin e vet as për fqinjët. Derisa Lajçak dhe Borrel bëjnë presion mbi Kosovën e viktimizuar për të pranuar kërkesat serbe që e paralizojnë shtetin e Kosovës; Serbia pastron etnikisht Komunat e banuara më shqiptarë Medvegjen, Bujanovcin dhe Preshevën. Për këtë gjenocid të heshtur dhe mjaftë të rrezikshëm heshtin Kosova dhe Shqipëria, kjo heshtje është turp, mëkat dhe kob. Shqipëria madje kërkon hapjen e rrugës për Serbinë që të realizojë ëndrrën ruse për të dalë në Adriatik, Jon dhe Egje. Serbia qendrën e vendimmarrjes nuk e ka mjaftueshëm në Beograd.

Kjo qendër është e vendosur në Nish dhe quhet “qendër humanitare” në të cilën ëjanë vendosur shërbimet sekrete ruse. Kjo qendër orienton mercenaret e vet në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Ndoshta për Kroaci ka ndonjë qendër tjetër, nga erdhi fluturakja në Hungari apo Sllovaki. Një ditë krimi do të kthehet në origjinë. Këtë që po e vuan Ukraina një ditë mund të i ndodhë ta vuaj ndonjë shtet tjetër por në fund gjithsesi do të i vijë radha Serbisë nëse nga Evropa dhe SHBA nuk do të merren masa adekuate më kohë.

21.03.2022- Vrellë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat