Premtimi i Klintonit & Blerit dhënë presidentit Rugova

Opinione

Premtimi i Klintonit & Blerit dhënë presidentit Rugova

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 mars 2022 Në ora: 19:06
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Presidenti Bill Clinton

Premtimi i Klintonit & Blerit dhënë presidentit Rugova do behëj realitet me 24 mars 1999, me fillimin e bombardimeve të NATO-së mbi Serbo-sllavinë e Millosheviqit !

Profecia e presidentit Rugova se : "Kosova do çlirohet dhe bëhët e pavarur me ndihmën e Amerikës n'krye të NATO-së", po bëhëj e prekshme dhe e plotësuar me fillimin e sulmeve të Alenaces Veriatlantike mbi caqet serbe me 24 mars 1999 për të kulmuar me çlirimin e Kosovës me 12 qeshor 1999 !

Rrezet e para të Diellit çlirimtar, të mbrëmjës së 24 Marsit 1999 !

Shpalosë kujtesën kolektive  t'shqiptarëve të Kosovës, fati i t'cilëve kalonte nëpër tehun e "shpates së Demokleut".

Kishin mbetë më pak se 4 orë nga skadimi i ultimatumit të NATO-së dhënë Jugosllavisë së cunguar ; Serbi & Mali i Zi, për t'nënshkruar Marveshjën e paqës për Kosovën, e derivuar n'Konferëncen e Rambujës në Francë dhe t'nënshkruar n'Paris nga pala Kosovare.

Serbisë, për fatin tonë n'fakeqësi: "I'a m'piu sorra mentë"!

Ktheu prapë "buldozherin" e diplomacisë Amerikane, ambasadorin Richard Hollbruk duke i rrefuzuar ofertën e paqës një ditë para skadimit të afatit të dhënë nga NATO-ja.

Serbia nuk nësnshkroj paqën, zgjodhi luftën, për t'nënshkruar n'fund kapitulimin me 10 qeshor 1999 n'Kumanovë.

Pritje e frikshme, trishtuese, plot ankth e pasiguri, ku jeta dhe vdekja ishin pranë njëra tjetres,i ndante qime floku, ato  bashkëjetonin, ku vdekja sikur mbizotronte jetën,  ngase nga  qasti n'qast mund t'a mbizotronte jetën, dhe t'merrte mbretërinë e perheshme mbi të, mbretërinë absolute, në njerën anë, derisa ;

 Në anë tjetër ; shpresa n'mrekulli s'kishte fikur t'gjitha xixat...ajo ushqehej duke pritë nderhyrjën e Amerikës n'krye të Aleances Veri-Atlantike, NATO-së për t'na shpëtuar nga ma e keqja ; nga shfarosja kolektive, akt të cilit tanimë i ishim nënshtruar, "falë" vullnetit të pushtuesit të eger, shekullor serb dhe regjimit kriminal të Millosheviqit.

Një gjë dihej e shihej ; nga ky regjim s'pritej më mëshirë, ishte deshmuar me krimet, masakrat dhe aktet barbare ; n'gra, n'fëmijë e pleqë, dhe n'popullsinë e pambrojtur e t'pafajshme, andaj nderhyrja e NATO-së jipte t'vetmën shpresë për shpetim, edhe pse jo të të gjithëve, por s'paku për një Atdhe të lirë dhe t'mbijetuarit eventual, dhe s'paku të një vdekje me shpresë se armiku ynë shekullor do i thyente dhëmbet dhe paguan tagrin për krimet dhe maskarat e shkatuara mizorisht & ç'njerëzisht...!

Biles një vdekje me shpresë...!

Dhe pakë pas ores 20:00, filloj bombardimi i Serbisë fashiste, i Serbisë gjakatare dhe shkaktare e krimeve dhe gjenocidit n'Kroaci, n'Bosnjë & n'Kosovën martire...!

Filloj dita e parë, nga ato 78 të çlirimit faktik të Kosovës nga thundra dhe tutela serbe dhe regjimi i paparë kriminal i Millosheviqit mbi Kosovën dhe shqiptarët.

Jehona e goditjeve të caqeve serbe nga aeroplanet e NATO-së, e dritave vezulluese dhe eksplodimeve mbi ato caqe, në mënyrë harmonike ; natën e bënin ditë  e jetës i epnin shpresë...!

7 orë  pas fillimit të bombardimeve, kryetari SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval (Oval Office) deklaronte :” Mbyllja e kësaj tragjedie, gjithsesi, është imperativ moral” !

Pas kësaj, vrasjet e veprimtarëve atdhetarë ishin n'fokusin e regjimit nazi-fashist të Millosheviqit, duke filluar me avokatin Bajram Kelmendin e deri të Fehmi Agani, si dhe krimet e masakrat anëkënd Kosovës martire, ku spastrim etnik dhe debimi i mbi një milion qytetarëve nga Kosova, ishte një epizod i dhimshëm, golgotë e paparë dhe katrahurë që s'njeh Europa n'gjithë historinë e saj...!

2/3 e Delegacionit tonë n'Rambuje, ata të cilët "drejtuanë luftën" me armikun, dhe ishin n'krye të Delegacionit n'bisedime, nuk u kthyenë më n'Kosovë para 12 qeshorit t'99-tës, ngase mesiguri i duheshin edhe "paqës" për m'a vonë, gjë që u deshmua ketercipërisht me kohën...!

U kthye, Presidenti historik Rugova, Fehmi Agani, Idriz Ajeti dhe njerëz tjerë per rreth presidentit historik të cilët kishin legjitimitet por edhe obligimin dhe detyrimin kushtetues e kombëtar për t'nda fatin me popullin e vetë siq shprehej presidneti historik Rugova.

Me gjasë, Hashim Thaqi & Co, janë rezervuar për m'a vonë që kufirin me armikun, t'a "shtyjnë" deri të Molla e Kuqe, e mos thashtë & dhashtë Zoti me n'a ofrue deri n'Ibër...!

Sido që t'jet, 24 Marsi i vitit 1999, bashkë 12 Qeshorin e 1999-tës, janë ditët dhe datat m'a t'rëndësishme n'gjithë historinë e Kosovës ndër shekuj...!

Falemnderit Amerikë  bashkë me aleatët,

Falemnderit NATO, për lirinë që kemi, për shtetin që gëzojmë e s'dijmë t'a përjetojmë...!

Falemnderit President Klinton, Kryemnister Bler dhe President Rugova !

Kosova dhe shqiptarët mirënjohës përjetsisht !

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat