Bërnabiq, Vuçiq dhe Vulin në burgun e Hagës

Opinione

Bërnabiq, Vuçiq dhe Vulin në burgun e Hagës

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 27 mars 2022 Në ora: 07:37
Hage

“Ne duhet të kemi parasysh që Shqipëria është anëtare e NATO-së, e kemi policinë dhe FSK-në, dhe jemi më të organizuar, dhe janë të furnizuar edhe me armatimin e duhur, dhe këtë Serbia e ka të qartë por edhe vitin 1999 kur u nënshtrua para kombeve të Bashkuara”, thotë Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Serbia e ka të qartë që edhe njëherë me ndodh intervenimi i NATO-s apo KFOR-it, “Serbisë i kushton shumë dhe vihet në pikëpyetje shteti serb”.Vuçiq nuk mundet me bë diçka të tillë. Tash e vetmja Serbia është në krahun e Rusisë në luftën në Ukrainë. Serbia ka me mbet në kujtesën e botës demokratike që është shtet i cili e përkrahë Rusinë dhe Rusia dihet se çfarë politika, diktature ka në Evropë dhe Botë”, shton ai.

Pas deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për Kosovën pas suspendimit të gjyqtares serbe që mori pjesë në takimin e së martës në Beograd me Vuçiqin, ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

"Serbia duhet ta njoh Kosovën. Një Kosovë e pavarur i jep stabilitet rajonit. Çdokush duhet ta dijë se Kosova kurrë më s'do jetë pjesë e Serbisë." — Kolinda Grabar-Kitarovic.

“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë po vazhdon'', dëshmi janë masakrat dhe vrasjet e djegiet të çetnikëve serb, të viteve 1989-99 që i pa e gjithë Bota.

Me çdo vendim, Kurti cenon paqen dhe stabilitetin çdo ditë, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë, e pa vërtet Vulin rrenacak dhe frikacak.

Aleksandër Vulin: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë, nuk ta mbanë prapanica.

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar pas suspendimit të gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vulin ka thënë se Serbia është një hap drejt përfshirjes në luftë me Kosovën apo konflikt siç e ka quajtur ai.

Tutje ai një shkarkim të tillë e ka konsideruar “provokim të përmasave të mëdha”.

 “Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, derisa rrenat e serbeve u helmuan nga të tjerët.

Krahas, Vulinit, një reagim më i ashpër ndaj këtij vendimi ka ardhur edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  

Ai  ka thënë se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është shkarkuar kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Biljana Stevanoviq, po normal, Kryeministri Kurti është ai  që do iu vënë samarin e gomarit juve serbëve, Bërnabiqit dhe të tjerëve nga pak po ja ngreh Veshin, sllave të Karpateve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq.

Një vendim i tillë u bë i ditur në një komunikatë nga kjo instancë e drejtësisë, teksa u tha se suspendimi i saj vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.  

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj, dhe defintivisht  fitoi Sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë, dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Daçiq: Kurrë nuk do ta japim veriun, por edhe ashtu, kurrë nuk e keni pasur Veriun, Veriu është zemra e Kosovës

 Ai shtoi këto ditë se të gjithë tani po hapin derën e dialogut, por nuk do të ketë diskutime për dy gjëra - se Kosova do të jetë autonome brenda Serbisë dhe se Serbia njeh Kosovën shtet të pavarur.

"Ne jemi në kompromis tani, por jemi në atë fazë, por pyetja është se çfarë është një kompromis, një delimitacion është një nga idetë, por nuk ka ide të tjera". Kjo është arsyeja pse orteku është në Prishtinë dhe Beograd 

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

 Pushka e Adem Jasharit  sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

 Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e KosovësM Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

 Lugina e Preshevës të futet në bisedime patjetër..

Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, këtë po e kërkojnë vetë udhëheqësit të asaj ane e në mesin e tyre edhe deputetet e zgjedhur vetë nga populli.

Deklaratat e një serbi Dejan Luçiq

“Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe…

Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri”, autori i këtyre deklaratave quhet Dejan Luçiq dhe është një personazh jo pak i njohur në Serbi.

“Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe. Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja…, luftë fisnore mes shqiptarëve. Nëse shkaktoni konflikt mes Thaçit dhe Haradinajt çdoherë mund ta ndizni zjarrin”, thotë ai.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.  

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhësit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetut e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në pretendimet e Serbisë, dhe u varros shprehja “Kosova i Metohija”, dhe Kosova tani është e lirë dhe si një popull i tëri, unik i pa ndarë dhe i bashkuar së shpejti, këto ishin aspiratat që shqiptarë

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshtje, dhe tani jo t me shekuj kanë vuajtur nga thundra serbo-ruse sllave.

Jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova, 1999),në Veri të Mitrovicës.

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti Serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritetet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu përket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pazgjedhur.

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.                                   

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarë popullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

PS. Kjo ishte përgjigjja e Daçiqit se Kosova kurrë më me Serbi, dhe tokat tona dhe trojet tona shtrihen deri ne Nish e rrethinë, dhe trojet shqiptare do bashkohen...Serbia do mbetet, rrethi, pashallëku i Beogradit...

Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat