Gjest i shëmtuar i Lushtakut, jo human e jo modest

Opinione

Gjest i shëmtuar i Lushtakut, jo human e jo modest

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 10 prill 2022 Në ora: 12:40
Mërgim Lushtaku duke shpërndarë iftare në Drenicë

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku paska shpërndarë iftare në Drenicë, dhe më pastaj e paskan quajt gjest modest e human.

Mirëpo, kjo është vetëm një reklamë e mirë për vota në Drenicë, veçse ky për dallim nga babai i tij, që shpërndante ndihma me logo të PDK-së, ky i fundit me sa po mundem ta vërej, logo nuk paska, veçse me aktivistë të PDK-së.

Megjithatë, ata të cilët bëjnë vërtetë vepra të tilla e modesti, nuk bëjnë “show”mediatik.

Ndonëse ata njerëz modestë e humanë as emrin s'e publikojnë kur i ndihmojnë dikujt, se lëre më me u fotografu kësisoj.

Madje thuhet edhe në libra fetare se: "Të mos dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë".

Drenicasit mbi të gjitha kanë nevojë për mbështetje institucionale dhe assesi të shndërrohen në lypsarë, më pastaj me vrapu pas pushtetarëve për një shujtë në Ramazan.

Prandaj, nuk është ky gjest human e modest i Lushtakut, por i shëmtuar fatkeqësisht e për më tepër nuk ka vend të keqpërdoren shtresa të varfra për show mediatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat