Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?

Opinione

Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 10 prill 2022 Në ora: 14:40
Dick Marty

Vetë Marty ka folur për këtë situatë. “Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Diskreditimi i Kosovës “Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran.

“Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën. – shkruan “Mise au point “

Pse Dick Marty filloi të rrezikohet nga serbët një muaj pas shkuarjes së Hashim Thaçit në Hagë?

Në vitin 2010, shkruan shtypi i Kosovës: Çështja e dyshimeve për trafikim me organe njerëzore gjatë luftës në Kosovë, e cila në vitin 2010, tronditi opinionin publik në vend, rajon dhe botë duket se do të riaktualizohet sërish këtë javë. Raporti i hetimeve të bëra nga task forca speciale për akuzat që dolën nga raporti i përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, do të jetë pjesë e raportit për Kosovën, të cilin do ta prezantojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, nuk dihet saktësisht se çfarë do të përmbajë raporti që hyn në kuadër të raportit të zakonshëm të punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe nëse do të zërë vend në diskutimet që do të zhvillohen në OKB. Zëdhënësi i task forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Las, i tha Radios Evropa e Lirë se hetimi i udhëhequr nga prokurori amerikan, Klint Uilliemson, është ende në fazën e mbledhjes së informacioneve.”

Sipas informatave, nuk doli asgjë nga raporti dhe se ky ishte një inskenim i Serbisë. Asgjë nuk u vërtetua. Duhet të shkruaj “ndoshta”. Pra, ndoshta ky libër i Dick Martit ishte i përgatitur nga serbët në bashkëpunim me ndonjë kosovar dhe me ndonjë nga Shqipëria

Tani serbët frikësohen se del e vërteta në shesh dhe me “likuidimin” e Dick Martit i kryejnë dy shërbime të mëdha për politikën e tyre kundër Kosovës: Nëse vdes Dick Marty, nuk ka kush të tregon të vërtetën e krijimit të atij libri që e tronditi Europën dhe që bukur shumë ia humbi autoritetin e Luftës së UÇK-së në botë dhe e dyta prapë një akuzë ndaj shqiptarëve: “e vranë se iu frikësuan së vërtetës”.

Një pyetje, pse kurrë shteti i Kosovës nuk e paditi Dick Martin për shpifje aq të rënda? Çka e pengonte Kosovën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat