Letër publike për Joe Biden, Boris Johnson dhe Olaf Scholz

Opinione

Letër publike për Joe Biden, Boris Johnson dhe Olaf Scholz

Nga: Rexhep Torte Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:39
Rexhep Torte

Të nderuar shkëlqesia e Juaj, Joe Biden- President i SHBA-ve, Boris Johnson-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, mos lejoni në asnjë mënyrë që në Ukrainë të ndodhën fitorja e ngjashme me fitoren e Pirros së Epirrit.

Ju përgëzojmë dhe Ju mbështësim me zemrat tona për ndihmën që po ia jepni Ukrainës në këto ditë të vështira, dhe kërkesa jonë është që sanksionet ndaj Rusisë kriminmale të ashpërsohen maksimalisht dhe ta godasin në palcë, që ushtria ukrainase të furnizohet me armatim efikas kundër sulmeve të Rusisë kriminale, sepse edhe Ju e dini më së miri se, bëhet një luftë e pabarabartë e ngjashme me atë të Davidit me Golijatin.

Të nderuar shkëlqesia e Juaj, tërë bota është duke e ndjekur ditë e natë agresionin gjenocidal të Rusisë kriminale ndaj Ukrainës së pavarur e sovrane.

Tërë bota është e trishtuar nga skenat shkatërruese e vdekjeprurëse të Rusisë kriminale ndaj popullatës së pafajshme dhe ndaj fëmijëve të Ukrainës.

Tërë bota është e trishtuar nga eksodi i miliona ukrainasve të pafajshëm që janë duke u larguar nga Ukraina për të shpëtuar nga vdekja.

Tërë bota është e trishtuar nga sulmet raketore shkatërrimtare dhe të aviacionit të Rusisë kriminale ndaj infrastrukturës, ndërtesave të banimit, ndaj shkollave e spitaleve në Ukrainë.

Tërë bota është e trishtuar nga shkatërrimet tmerruese dhe të pamëshirshme që po i kryen Rusia kriminale në Ukrainë.

Të nderuar shkëlqesia e Juaj, edhe vetë u bindët, siç u bind e tërë bota demokratike se, populli i Ukrainës, ushtria e Ukrainës dhe Volodymyr Zelensky- Presidenti i Ukrainës, e mahnitën tërë botën me trimërinë, heroizmin dhe kundërshtimin e tyre ndaj këtij agresioni të Rusisë kriminale.

Në emër të demokracisë dhe të paqes në botë, Ju inkurajojmë dhe mbështesim që sa më parë ta armatosni ushtrinë e Ukrainës me armatim kundër ajror dhe armë tjera të nevojshme, për tu përballur dhe për ta kundërshtuar këtë agression gjenocidal të Rusisë kriminale.

Kjo ushtri dhe ky popull heroik i Ukrainës duhen ndihmuar sa më parë që të jetë e mundur edhe me sanksione ndaj Rusisë kriminale që ta godasin në palcë, por edhe me armatime, sepse sa me e armatosur të jetë ushtria e Ukrainës, aq më pak do t’i shkaktohen dëme ushtrisë dhe popullit të Ukrainës.

Të nderuar ekselenca e Juaj, edhe Ju po e shihni se Ukraina është duke luftuar për lirinë dhe integritetin e saj, por edhe për lirinë, integritetin e demokracisë dhe të ruajtjes së paqes në botë.

Dëshira dhe shpresa jonë jonë është, që kjo luftë të përfundojë me sa më parë dhe me sa më pak viktima dhe shkatërrime në Ukrainë.

Frika jonë është, që kjo luftë të përfundojë me sa më pak viktina dhe shkatërrime në Ukrainë, sepse siç po tregojnë pamjet e shkatërrimeve nga sulmet e raketave dhe nga aviacioni i Rusisë kriminale, të mos lejoni asesi që epilogu i kësaj lufte të jetë i ngjashëm me fitoren e Pirros në Epirrit, që nënkupton shkatërrimin e tërë Ukrainës, shkaktimin e mijëra e mijera vrasjeve dhe eksodin e miliona ukrainasve të pafjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat