Letër publike për Joe Biden, Boris Johnson, për NATO-n dhe BE-në

Opinione

Letër publike për Joe Biden, Boris Johnson, për NATO-n dhe BE-në

Nga: Rexhep Torte Më: 18 prill 2022 Në ora: 12:07
Rexhep Torte

Në Ukrainë-Mariupol, në Kosovë e në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbrohet, liria, morali, karakteri njerëzor dhe paqja e demokracia evropiane, ballkanike dhe botërore.

Të nderuar Joe Biden-President i SHBA-ve, Boris Johnson-Kryeministër i Mbretërisë se Bashkuar, të nderuara NATO dhe BE, mos lejoni të mposhtet Ukraina dhe Mariupoli, sepse kjo do t’i ringjallte ambicjet patologjike të Rusisë kriminale dhe të Vladimir Putinit- kriminelit psikopat e shizofren, që t’i sulmojë edhe fqinjët e tjerë pa përjashtuar edhe Gjermaninë dhe shtetet e tekera që hezitojnë ta ndihmojë më shumë Ukrainën.

Kjo do t’u shkatojë Gjermanisë dhe shteteve tjera humbje shumë më të mëdha. se sa humbja e ndalimit të importin të dhe të gazit dhe të naftës nga Rusia kriminale.

Askund në botë nuk mund të gjejsh ushtarë dhe popull kaqë të vendosur dhe trima siç janë ushtarët dhe populli i Ukrainës, ndaj duhet sa nuk është bërë vonë, të ndihmohen me armatime të rënda dhe me municionet e duhura.

Të nderuar Joe Biden-President i SHBA-ve, Boris Johnson-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, të ndereuara BE dhe NATO, Ju përgëzoj nga zemra për angazhimin dhe misionin T’uaj të shenjtë për ruajtjen e paqes, të lirisë dhe të demokracisë në botë.

Ju përgëzoj dhe Ju uroj suksese në angazhimin dhe ndihmën T’uaj ndaj Ukrainës së lirë e të pavarur, për ta rezistuar agresionin gjenocidal të Rusisë kriminale dhe të kriminelit Vladimir Putin.

Unë jam një gazetar i moshës 77 vjeçare me më shumë se gjysëm shekulli në gazetari. Jam një ish i përndjekur dhe i burgosur në ish Jugosllavidhe serbo-titiste.

Nga Instituti për Mediumme i Maqedonisë më 12 mars 2007, jam shpërblyer për gazetari hulumtuese, për shkrimet e mia më të mira hulumtuese shtatëvjeçare lidhur me voglushen kosovare Fitore Bahtiri, e cila ishte lindur në Dibër në vitin 1999 si refugjate nga Kosova. Prindërit e saj për ta shfrytëzuar rastin të emigruan në SHBA, duke e lënë Fitoren foshnjë dy muajshe në Dibër në familjen e Sakip dhe Bujare Veliut.

Për arsye të sjelljeve burokratike të UNHCR-së dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombetar kjo voglushe kosovare shtatë vitë mbeti nën përkujdesjen shembullore të familjes Veliu. Unë shtatë vitë radhazi e ndjekja në vazhdimësi fatin e kësaj voglusheje nëpërmjet shkrimeve të mia në të përditshmen “Fakti”, duke e sensibilizuar këtë rast dhe duke ndikuar që ajo më në fund pas shtatë viteve, të përshëndetet me mësuesen dhe shoqet dhe shokët e klasës ku ndiqte mësimet e klasë së pare, dhe e shoqëruar nga Bujare Veliu që e rriti gjer në këtë moshë të udhëtojë për në SHBA për tu bashkuar me prindërit e saj biologjikë.

Edhe tani unë si mjet të reagimit dhe rezistencës e i kam vetëm shkrimet e mia në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë të kombit tim shqiptar dhe të tërë kombeve dhe popujve tjerë që e mbrojnë dhe që luftojnë për lirinë dhe demokracinë dhe për paqen në botë.

Serbia kriminale e kriminelit Sllobodan Millosheviq, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të 20-të, në zbatim të teorisë hegjemoniste vrastare që kufijtë e Serbisë kriminale të shtrihen gjer ku jetën edhe një serb i vetëm, kreu luftëra gjenocidale në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia kriminale në këto luftëra gjenocidale okupuese kreu dhjetëra mijëra vrasje e masakra, siç ishte ajo në Vukovar të Kroacisë, siç ishin ato në Srebrenicë dhe Potoçare në Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe 400 masakrat e kryera në Kosovë në vitet 1998/99 ku u vranë dhe u masakruann afër 15 mijë shqiptarë autoktonë dhe të pafajshëm.

Serbia kriminale gjer më sot nuk i ka pranuar këto masakra në Kosovë, duke përfshirë edhe masakrën e Reçakut, ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë 45 fshatarë autoktonë shqiptarë të pafajshëm.

Këtë masakër në Reçak e konfirmoi në vend të ngjarjes edhe Wiliojam Walker, asokohe ambassador i OSBE-së në Kosovë, dhe pas këtij konfirmimi Bil Clinton-ish Presidenti i SHBA-ve dha urdhërin që caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi të sulmohen nga avionët e NATO-s. , pas të cilave Serbia kriminale u dorëzua dhe Kosova u çlirua.

Të gjitha masakrat në Kosovë i ka inçizuar i riu Esat Shala më shokët e tij në 2000 kaseta dhe CD, për të cilat Serbia kriminale i ka ofruar 2 milion euro dhe e ka kërcënuar me jetë nëse nuk ia dorëzon këto inçizime.

Aleksandër Vuçiq krimineli, ministër për Informacion dhe bashkëpunëtor i ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, asokohe publikisht deklaronte dhe i frymëzontë kriminelët e Serbisë kriminale që për çdo ushtar të vrarë serb të vriten 100 civilë

Ivica Daçiq krimineli, gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale në vitin 2020, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vemdodhjen e varrezave masive ne Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë të vrarë e të masakruar nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale në vitët 1998/99 në Kosovë , e të trasportuar dhe varrosën në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.

Rusia kriminale me agresionin gjenocidal në Ukrainën e lirë e të pavarur, ku është duke kryer sulme raketore ajrore me raketat më të sofistikuara duke përfshirë edhe ato superfonike dhe fosforike.

Shkatërrimet maramendëse të Rusisë kriminle në Ukrainë, që tërë bota është duke I shikuar çdo ditë falë mjeteve bashkëkohorë të komunikimit.

Skenat trishtuese të vrasjeve, masakrimeve , dhunimeve dhe të varrezave masive që Rusia dhe ushtria e saj kriminale janë duke i kryer ndaj popullatës së pafajshme në Ukrainë.

Eksodi i miliona ukrainasve të pafajshëm që kanë ikur dhe që po ikin për të shpëtuar jetën e tyre.

Shkatërrimet e fabrikave, spitaleve, shkollave dhe të infrastrukturës në Ukrainë nga granatimet e Rusisë krimianle.

Shkatërrimi gadi i tërësishëm i qytetit dhe portit bregdetar Mariulol në Ukrainë nga forcat ushtarake kriminale të Rusisë.

Rerzistënca heroike e paimagjinueshme të njësiteve ushtarake ukrainase të mbrojtjes AZOV, që janë përqëndruar në Uzinën e hekurit e çelikut AZOVTAL në Maripuol dhe e vendosmërinë etyre për të mos u dorëzuar gjer në luftëtarin e fundit.

Apelet e vazhdueshmë të SHBA-ve me në krye Joe Bidenin-Presidentin e SHBA-ve, të Mbretërisë së Bashkuar me në kryer Kryeministrin Boris Jonson, të NATO-s dhe të BE-së, drejtuar Rusisë kriminale që t’i ndërpret sulmet dhe të tërhiqet.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kriminale për ta ndërprerë agresionin gjenocidal në Ukrainë.

Armatimet që i dërgohen Ukrainës për tu mbrojtur nga ky agresion gjenocidal shkatërimtar i Rusisë kriminale.

Refuzimi i Serbisë kriminale që t’i caktojë sanksione Rusisë kriminale pëkrah msanksioneve që bota demokratike i ka vendosur ndaj Rusisë kriminale.

Mosndërprerja nga ana e Serbisë kriminale e linjës ajore Beograd - Moskë dhe anasjelltas.

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë kriminale nga Rusia dhe Kina me armatimë dhe sisteme kundër ajrore të sofistikuara dhe palalajmërimi se Serbia kriminale do të blejë edhe avionë nga Franca.

Protestat e këtyre ditëve në Beorgad në përkrahje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, intonimi i himneve të Serbisë dhe të Rusisë, mbajtja në duar të flamujve të Serbisë dhe Rusisë, si edhe brohoritja e parullave, “ Serbët dhe Rusët janë vëllëzër përgjithmonë”, “Jo NATO”, dhe Krimeja është Rusi dhe Kosova është Serbi”.

Kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme të Serbisë kriminale në Veriun e Kosovës, të cilat po I organizon Serbia kriminale.

Sulmet nga data 13-16 prill 2022 që i organizoi Serbia kriminale në Veri të Kosovës kundër policisë së Kosovës te Zubin Potoku dhe te Jarinja, sulme me gurë, mjete piroteknike, me vendosjen e irriqëve me gjemba metalike në rrugë dhe sulme direktë me kallashnikov.

Të gjitha këto dëshmojnë në mënyrë të qartë, në njërën anë dëshirën për liri dhe pavarësi të shqiptarëve dhe popujve tjerë paqedashësnë Ballkan, dhe në anën tjetër kanibalizmin hegjemonist gjakpirës dhe vrasës të Rusisë kriminale[C1] dhe të Serbisë kriminale[C2] .

Në Ukrainë, Mariupol, në Kosovë e në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbrohet, liria, morali, karakteri njerëzor dhe paqja e demokracia evropiane, ballkanike dhe botërore.

Askund në botë nuk mund të gjejmë ushtarë dhe popull të vendosur dhe trima siç janë ushtria dhe populli i Ukrainës, ndaj duhet të ndihmohen edhe me armatimë të rënda dhe me municione të duhura për ta ndaluar këtë agresion gjënocidal të Rusisë kriminale.

Të nderuar Joe biden, Boris Johnson, të nderuara NATO dhe BE, është koha e fundit që të sanksionohet ashpër edhe Serbia kriminale për partneritetin e saj pro Rusisë dhe pro kinës që ka pë qëllim destabilizimin e Ballkanit, si edhe të armatoset Kosova me armatimet e duhura për t’i bërë ballë sulmit eventual ushtarak nga Serbia kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat