Pse po neglizhohet njohja e Kosovës nga Vatikani

Opinione

Pse po neglizhohet njohja e Kosovës nga Vatikani

Nga: Dedë Preqi Më: 18 prill 2022 Në ora: 12:30
Dedë Preqi

Kishte qenë mirë që Papa Franqesku, prisi fetar katolik nga shteti i Vatikanit, të bëjë procedurën e njohjes së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, sepse do të kishte rëndësi të madhe, jo vetëm si një njohje e një prisi fetar, por njohja nga Ati i shenjtë dhe bekimi i tij, e mbështet fuqishëm rrjedhën e njohjeve të Kosovës edhe nga vendet tjera.

Në këtë mozaik të njohjeve të Kosovës, a duhet të ndikojë edhe Kisha Katolike e Kosovës, në krye me ipeshkëvninë e saj, kur një njohje e tillë e kompleton shtetin në fjalë, duke e përfaqësuar në rrjedhat dhe Institucionet e nevojshme e të domosdoshme ndërkombëtare, përveq tjerash, Kosova pret edhe njohje tjera të reja, ku mund të arrihet edhe efekti më i madh i këtij shteti.

Kosova ka marrëdhënie të mira me shkëlqësinë Papa Franqesku, por siq thuhet, diçka në këtë rrjedhë ndoshta mund të ndikoj edhe fronti ekumenik dhe marrëdhëniet me kishën Ortodokse, (besojmë se nuk është e saktë), por marrëdhëniet e mira në mes këtij vendi dhe Kosovës, ishin gjithnjë të shkëlqyera, sidomos në vitët e Presidentit Ibrahim Rugova, i cili po të jetonte deri në këtë kohë, me siguri punët do të ishin ndryshe, jo pse ky vend papnor bënë dallime në mes njerëzve, por konceptet filozofike dhe politike të dr.Rugovës, ishin ato, të cilat i dispononin rrethanat, që gjërat të thuhen në çastin dhe kohën e duhur.

Serbia me dhelpërinë e saj kundër njohjeve të Kosovës, është e gatshme natë ditë të bëjë dhe të pamundurën, ku pasojat e momentit janë të dukshme, por një lëvizje e tillë e Papa Franqeskut, ia mundëson Kosovës, pozitën e saj shtetërore më të fuqishme dhe disponimin e atyre vendeve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, siq janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia.

Në këtë mënyrë, duke e lënë një boshllëk, apo duke e lënë në peshojë njohjen e Kosovës nga Vatikani, deri në këto momente, fjala e shkëqesisë papnore pritët nga një moment në tjetrin, por është diçka shumë e rëndësishme dhe shpresëdhënëse për Kosovën, sepse kjo njohje do e plotësonte një shërbim dhe element shumë të rëndësishëm edhe në favor të konfesioneve të këtij populli, duke e ditur se Kosova është shtet sekular, me një përqindje të madhe muslimane dhe të tjerë, por një pjesë e këtij populli përbëhët edhe nga konfesioni katolik shqiptar.

Njohja e shtetit të Kosovës, nuk paraqet rrezik për asnjë popull dhe asnjë vend të rajonit, që zhurmohet aq shumë nga propagandat e Serbisë, por përkundrazi qasja e shtetit të ri të Kosovës, bazuar në ligjin e të drejtave njerëzore për liri, paqë dhe demokraci, do i rregullon marrëdhëniet e acaruara në mes dy popujve, me ç’rast do mbyllët edhe një kaptinë historike e mitëve të vjetra serbe, që kanë dominuar pa të drejtë mbi truallin e dardanëve të lashtë dhe tokën e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj, njohja e shtetit të Kosovës nga shteti i Vatikanit, deri në PASHKËT E ARDHSHME, do të ishte vonë, sepse do të heqët një brengë dhe një e ashtuquajtur «kursim» të kohës, duke sinjalizuar lëvizjen dhe përspektivën e një populli, i cili është popull i paqës dhe krenar me historinë e vet të bujshme dhe kulturën e lashtë iliro-dardane, si edhe me figurat e mëdhaja historike e kombëtare dhe me renome ndërkombëtare, që linden nga gjiri i këtij populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat