A duhet shkarkuar apo jo Martin Berishaj?

Opinione

A duhet shkarkuar apo jo Martin Berishaj?

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:23
Faton Mehmeti

Së fundi nga televizioni slloven “Planet TV” raportoi për një skandal të madh financiar në të cilin dyshohet se janë të përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Opozita, ashtu edhe siç është pritur reagoi fuqishëm duke kërkuar largimin e tij, ndërkohë që krerët e vendit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbronin ambasadorin Martin Berishaj. Para se të reagonin krerët e shtetit, akuzuar i ka mohuar vetë ambasadori në një postim të bërë në Facebook të premten në Facebook, teksa ka shtuar se do të padisë mediumin slloven.

Të kujtojmë se për këtë skandal raportuar se fjala është për mbi gjysmë milion eurosh, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj. Duke parë lukuninë e tërbuar të atyre që akuzonin, dhe atyre fanatikëve që e mbronin ambasadorin, kam heshtur për këto ditë jo se nuk isha i përcaktuar për qëndrimin dhe mendimin tim, por se i dash vetës sehir të shoh gjithë llumin e atyre që presin të gjejnë qiqrra në hell për të akuzuar Kurtin, dhe këtë të fundit që arsyetohet “ i besoj ambasadorit”. Asnjëra dhe as tjetera nuk e kanë në terezi nëse nisemi prej modeleve evropiane, të cilat klasa politike thotë se i ndjek.

Nëse në një vend demokratik do të ndodhte një gjë e tillë, vet ambasadori do të jepte dorëheqje, s`do priste të thotë dikush se i besoj, për më tepër s`do arsyetohet me fraza” do e padis mediumin për shpifje”.

padite e bëj çfarë të duash, por njollën që të ka rënë hise duhet ta mbartësh vet, jo të përfshihet edhe ambasada. Ambasadori Bershiaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen, meqenëse nuk e ka bërë një gjë të tillë, është dashru që presidentja ta pezullojë deri në sqarimin e rastit, duke ushtruar “ presion: Mbi drejtësinë për të zbardhur sa më shpejt të vërtetën, në varësi prej rezultatit të hetimit të kthehet në punë apo të shkarkohet.

Mirëpo Martin Berishaj s`mund të përdor ambasadën si strehë për të kërkuar drejtësi. Është skandaloze që një njeri që përflitet për përfshirje me mbi 500 mijë euro të jetë akoma ambasador, së paku jo deri në ndriçimin e rastit. Nëse një akuzë të tillë do e bënte opozita në Kosovë, s’duhet të shkarkohet, pasi bëhet fjalë për një medium të huaj, besoj se dashur që qeveria të ndërmerrte veprime të tjera për të treguar opozitës se nuk jemi si ju.

Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me pompozitetin e ndryshimit, të mos bërjes së gjërave si pozita e djeshme, reagimi i saj ishte i varfër, për më tepër jo në nivelin që prisja. Reagimi më i ashpër do të ishte sinjal i fortë se kjo qeveri është më ndryshe, nuk u del në mbrojte atyre që shkelin ligjin, kushdo që shkel ligjin të përgjigjet vet dhe derisa të sqarojë rastin s`duhet të ishte pjesë e qeverisë dhe institucioneve. Të ekzistojë parimi, asnjëherë qeveria, kushdo që të jetë në pushtet, mos të shërbejë si strehë që dikush të gjejë mbështetje për veprimet e tija që bien ndesh me ligjin, nëse nisemi prej parimit se “ i besoj ambasadorit”, atëherë i bie që askush mos të shkarkohet asnjëherë, asnjë fajtor nuk thotë jam i fajtor. Berishaj është ambasador se i beson Presidentja që e ka emëruar, ndryshe s`do e vendoste në pozitë, mirëpo raportet duhet të jenë të bazuara në ligj, jo në raporte personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat