Letër publike për Vladimir Putin- Presidentin e Rusisë

Opinione

Letër publike për Vladimir Putin- Presidentin e Rusisë

Nga: Rexhep TORTE Më: 29 prill 2022 Në ora: 10:04
Rexhep Shahu

O Vladimir Putin krimineli, me Kosovën, Shqipërinë dhe me tërë trojet shqiptare ke gabim fund e krye.

NATO është mburoja e lirisë dhe demokracisë në botë. NATO nuk i kërcënon e sulmon shtetet për tu bërë anëtare të saj, por vetë shtetet lirinë dhe sigurinë e tyre e gjejnë në NATO, ndaj dhe vullnetarisht kërkojnë të jenë pjesë e saj.

Shqiptarët i kanë njohur që me kohë, Leninin, Stalinin dhe Hrushçovin, dhe tani po e njohin edhe Putinin, ndaj nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë asfarë besimi te Rusia.

Si pasojë e politikës hegjemoniste të Rusisë Cariste dhe të Serbisë Cariste, më shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit fisnik dhe paqedashës shqiptar kanë mbetur të jetojnë pa dëshirën e tyre në pesë shtete fqinje jashtë Shqipërisë amë, dhe sot Shqipwria amë e ka pamjen e njw molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Unë si gazetar me përvojë më shumë se gjysmë shekulli në gazetari dhe si ndjekës i vazhdueshëm i situatave gjeopolitike, e kam të drejtën time që me argumente tët tregoj se tërë karriera tënde është zavalli i kokës tënde, zavalli i shtetit tënd dhe zavalli i popullit tënd.

Vetë imponimi yt që të jesh president i Rusisë gjerw në vdekjen tënde, flet qartë për egon e sëmurë që nuk të lejon ta kuptosh qëllimin e jetës së njeriut dhe veçmas të jetës tënde.

Ti është dashur ta kesh kuptuar se jeta e njeriut është e shkurtër, se njeriu në moshën e tretë duhet të tërhiqet nga aktivitetet intensive të profesionit për ta shijuar pozitivisht pleqërinë.

Kështu siç po vepron ti në këtë moshë, duke menduar ta ringjallwsh Perandorinë e Rusisë Cariste dhe të Serbisë Cariste tani në shekullin e 21, kuptoje se të ka kapluar utopia ëndërrimtare.

Vetëvrasës është edhe agresioni i Rusisë kriminale ndaj Ukrainës shtet i pavarur dhe Sovran, duke shkaktuar djegie marramendëse, shkatërrime marramendëse, vrasje e masakra marramendëse dhe dhunime marramendëse ndaj ukrainasve civilë, që historia e njerëzimit i ka shënuar vetëm në periudhën e mesjetës.

Vetëvrasës ishte edhe sulmi në Krime dhe Donbas në vitin 2014 që kishte për qëllim aneksimin e këtyre territoreve të Ukrainës.

O Vladimir Putin krimineli-Presidenti i Rusisë, me agresionin gjenocidal që Rusia kriminale po e kryen në Ukrainë, Rusia i ka shpallur luftë lirisë dhe demokracisë në Rusi dhe në botë, që do të thotë se Rusia i ka shpallur luftë tërë botës.

NATO nuk i detyron me forcë shtetet që të bëhen pjesë e saj. NATO është garanci e lirisë dhe e demokracisë në botë, dhe kjo është arsyeja pse shtetet vullnetarisht dëshirojnë të jenë pjesë e NATO-s.

Vetë pranimi yt që të jesh President I Rusisë gjatë tërë jetës tënde, e tregon karierizmin tënd të sëmurë për të qenë President diktator i Rusisë kriminale.

O Vladimir Putin krimineli- Presidenti I Rusisë, duhet ta kesh՞kuptuar se në momentin e vdekjes njeriu nuk mund të gjen shpëtim as nga pasuria, as nga pozita që ka pasur, as nga fëmijët dhe as nga shoqëria.

Kur vdes njeriu, në natën e parë që ndodhet në varr, Zoti i Madhërishëm i thotë atij: “Robi im ata ikën dhe të lanë ty, të harruan Robi im, ata ikën dhe të lanë ty të mbuluar me dhe, por edhe nëse do të qëndronin me ty, nuk do të bënin dot dobi. E ti nuk të ka mbetur askush tjetër përveç Meje, sepse Unë jam i gjalli që nuk vdes kurrë. Kjo do të thotë se atëherë secili njeri ara Zotit jep llogari për çdo veprim që ka bërë në jetën e tij. Kjo të pret edhe ty o Vladimir Putin krimineli.

Rusia ka një numër të madh kuadrosh të shëndosha dhe të edukuara me liri dhe demokraci, që mund ta udhëheqin Rusinë drejt paqes dhe mirëkuptimit, dhe jo drejt luftës dhe shkatërrimit, siç je duke vepruar ti ndash që i ke shpallur luftw tërë botës demokratike.

Në këtë botë ka vend për të gjithë që të jetojnë në paqe dhe në lumturi, që ta shijojnë këtë jetë të shkurtër që na e ka dhënë Zoti.

O Vladimir Putin krimineli-Presidenti i Rusisë, kërcënimet e tua se je në gjendje të urdhërosh edhe sulme me arnë bërthamore, janë çmenduri e vërtetë dhe argument se të ka kapluar paniku, sepse dihet se kush luan me zjarr,fillimisht e djeg veten e më pastaj të tjerët.

Pasi kërcënon me armët bërthamore, atëherë pse e fillove agresionin shkatërrimtar ndaj Ukrainës me arsyetimin se nuk dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në NATO. Ky arsyetim nuk qëndron, sepse pasi kërcënon me armë bërthamore, NATO edhe po të jetë e pranishme në Ukrainë, s’ka pse të shqetësohet Rusia.

O Vladimir Putin krimineli- Presidenti i Rusisë, agresioni gjenocidal i Rusisë në Ukrainë, mund të përfundojë me fitoren e Ukrainës e cila po e mbron lirinë dhe pavarësinë e vet, sepse edhe pjesa më e madhe e botës është vënë në anën e Ukrainës.

Kjo aventurë e rrezikshme e Rusisë, do t’i sjell edhe Rusisë dëme të mëdha, qoftë me mijëra e mijëra ushtarë rusë që po vriten në Ukrainë, qoftë me shkatërrimin e makinerisë ushtarake të Rusisë, qoftë edhe me shkatërrimin ekonomik të Rusisë, për çka do të duhet me shumë se një shekull për tu rimëkëmbur.

Rreziku më i madh për ty është edhe populli rus, i cili po i ndjen në lëkurën e tij humbjet e bijve të tij në frontin e luftës, humbjet e arsenalit të armëve të Rusisë dhe humbjet e mëdha ekonomike për shkak të sanksioneve të vëna ndaj Rusisë.

Populli në Rusi është një forcë vullkanike, të cilën nuk do të mund ta përballosh me diktaturën tënde, dhe nëse çohet popull, ky do të jetë edhe fundit, sepse asnjë diktator në historinë e njerëzimit nuk ka mundur t’i rezistojë fuqisë së popullit.

O Vladimir Putin krimineli-Presidenti i Rusisë, në takimin që e pate me Antonio Gueterres-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-ë në Moskë më 26 prill 2022, u përpoqe ta arsyetosh qëllimin okupues të Rusisë kriminale ndaj territoreve të Ukrainës, duke hequr një paralele mes Krimesë e Donbasit në Ukrainë dhe Kosovës, që tashmë është shtet i pavarur e Sovran, i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe e pranuar nga më shumë se 110 shtete të botës.

Duhet ta kesh të qartë se shqiptarët në Kosovë janë autoktonë, ndërsa pakica serbe në Kosovë është mbeturinë fisit hordhi serb të ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të nga Karpatet.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike që bëhen në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët janë kombi më i vjetër në Ballkan me identitet, gjuhë dhe trashëgimi kulturore që nuk mund ta kontestojë askush.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, që Serbia kriminale pretendon se janë të saj, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët.

Serbia kriminale me okupimin e Kosovës, këtyre objekteve kulti të krishtera shqiptare ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, për këtë ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

Serbia kriminale në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99 në Kosovë, vrau e masakroi më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone shqiptare.

Rrëmbeu në shumë se 1650 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit. Ngjashëm siç po vepron tani Rusia kriminale në Ukrainë. Kjo është e vërteta.

O Vladimir Putin krimineli, Presidenti i Rusisë- kështu siç po vepron Rusia me agresionin gjenocidal në Ukrainë, veproi Serbia kriminale në Kosovë.

Serbia kriminaleve edhe sot e kësaj dite nuk i pranon vrasjet dhe masakrat që i kreu në Kosovë, mes tyre edhe masakrën e Reçakut, të cilën asokohe e konstatoi në vend të ngjarjes Wilijam Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pas njoftimit të të cilit Bil Clinton, Presidenti i SHBA-ve dha urdhrin që NATO t’i sulmojë caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

Shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishi, por Serbia kriminele dhe serbët kriminelë, me ardhjen e tyre nga Karpatet në Ballkan, kufijtë e tyre i kanë zgjeruar duke vrarë, masakruar dhe duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Këtë më së miri e dëshmon edhe kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image
Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image
Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysme milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image
Libri

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë rob, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbuluar me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humaniste” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsullatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit, nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

O Vladimir Putin krimineli-Presidenti i Rusisë, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë me shekuj e kanë patur egërsinë e njejtë.

Nëse të ka mbetur qoftë edhe një fije shpirt njeriu, po t’i prezantoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

O Vladimir Putin -Presidenti i Rusisë, lexoje me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë kriminale në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevate ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara, të fotografuara dhe të inçizuara.

O Vladimir Putin krimineli - Presidenti i Rusisë, tani besoj që duhet ta keshë kuptuar se Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët në Ballkan jetojnë në trojet e tyre shqiptare por në pesë shtete fqinje, dhe se duhet ta kesh të qartë se shqiptarët ne tërë historinë e tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët janë rast më vete dhe duhet të respektohet tërësisht e drejta dhe e vërteta e Kosovës, e Shqipërisë dhe e mbarë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat