A do të jep rezultate fillestare takimi i Berlinit?

Opinione

A do të jep rezultate fillestare takimi i Berlinit?

Nga: Hafiz Shala Më: 3 maj 2022 Në ora: 22:56
Hafiz Shala

Nuk dëshiroj të jem skeptik por, si të lirohem nga ky skepticizëm kur është në pyetje BE-ja, e cila, kur në shtëpi nuk ka razi( konsenzus), si mund t’i pajtojë dy palët, fqinjë, në armiqësi shekullore.

Okupimi Ukrainës nga ana e Rusisë diktatoriale putiniane vërtetë naciste, i ndezi turbinat politike ani pse me vonesë dhe i zgjojë nga amullia edhe shtetet më të fuqishme të cilat, nga vetëbesimi në fuqinë ushtarake por edhe politike, nuk qenë vigjilent të parashohin një realitet të hidhur ani pse jo edhe aq i besueshëm sepse, nuk i besonin të pabesueshmes që të sulmohet një shtet sovrane me motive absolutisht të pavërteta dhe të paqena, “shpëtimi i rusëve të Ukrainës nga nacizmi” duke e barazuar Ukrainën, Zelinskin dhe popullin ukrainas me Hitlerin dhe politikat naciste të Gjermanisë hitleriane.

Pra, kur një Hitler i këtij shekulli, e akuzon shtetin e Ukrainës me Hitlerin e luftës së II-të Botërore duke e krahasuar nacizmin dhe gjenocidin e ushtruar mbi 6 milion hebrenj me atë ukrainas, është absurd i mbështjellë më cinizëm të sojit putinian.

Kur i forti donë të poshtëroj, ai i gjen “arsyet” çfarë i mendon ai, qofshin edhe ato cinike, poshtëruese, zemër-thyese deri në maksimum.

Ky është mentalitet sllav të cilin e kemi provuar në lëkuren tonë si shqiptarë që nga vitet 1844 e deri në luftën e fundit duke na akuzuar për të njëjtat veprime të cilat në të vërtetë ata i bëjnë e pastaj na sulmojnë dhe akuzojnë neve.

Rasti i luftës së fundit kur Serbia e okupojë Dardaninë dhe kur ajo e sulmoj UÇK-në gjoja për trafikim organesh e cila në bazë të të gjitha analizave dhe teorive mjekësore të shëndetësisë, nuk ka pasur kurrfarë kushtesh që të bëhen operacione të tilla duke iu nxjerrë organet e njerëzve qoftë edhe me tortura bizantine.

Dhe, kjo është metoda e tyre, ruso-serbe, për të gjetur alibi duke tentuar që t’i arsyetojnë veprimet shtazarake ndaj qenies njerëzore.

E përshëndes dhe e mirëpres çdo tentativë që palët të ulën në bisedime dhe të gjejnë një marrëveshje me argumente të arsyeshme dhe gatishmëri për t’i pranuar gabimet, të metat dhe njëherit të jenë të gatshëm që duke e respektuar njëri tjetrin me mirëkuptim i cili, se pari ishte deshtë të vijë nga Serbia me kërkim-falje për të gjithë atë qe i ka shkaktuar Dardanisë e pastaj të bisedojnë si dy shtete sovrane e të barabarta.

Një gjë duhet ta kenë parasysh ndërmjetësuesit se, për pa ua thënë troç palëve se kush janë dhe në çfar pozicione qëndrojnë, se pari Serbisë dhe drejtpërdejt Vuçiqit i cili, ishte bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe, jo që nuk distancohej, ai, i afirmonte veprimet e tij, kështu që, në vënd se ta zbus dhe qetësojë popullin, Vuçiqi, për hir të pushtetit, i frymëzojë me nacional-shovenizëm serb duke ia kaluar edhe Millosheviqit dhe Sheshelit.

Përderisa, Evropa dhe Amerika, nuk ia thonë këtë të vërtetë, Vuçiqi, nuk do ta ndryshojë kursin e tij të vetë promovuar dhe instaluar në kokat e popullit serb.

Ndërmjetësuesi në rastin e pajtimeve, duhet që të dy palëve t’ua thotë haptazi e me argumente të vërtetën.

Filozofia e bisedimeve që ta qortosh viktimën e të heshtësh ndaj agresorit apo kriminelit, shkon në dëm të viktimës, në këtë rast të Dardanisë, dhe e inkurajon agresorin, në këtë rast, Serbinë e cila e fiton bindjen se ai duhet detyrimisht të jetë i përkëdhelur superior pasi, sipas mendjes së tij, Evropës por edhe Amerikës iu duhet, që, në një mënyrë e konsideron veten që pa pëlqimin e sajë, do të dorëzohet Bashkësia ndërkombëtare, duke i mbajtur shpresat tek Rusia e Putinit, të cilës po thuajse tërë bota demokratike po e gjykon, distancohet dhe po ia kthejnë shpinën.

Arsyeja se pse e kam sulmuar ata të cilët iu vërsulën Kryeministrit Kurti, sikur ai “është fajtori kryesor” pse bisedimet nuk po ecin, duke e anashkaluar agresorin i cili insiston dhe i jetë hatri po ia përmende krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve që, po u dashka me i heshtë dhe, të akuzohet zoti Kurti sepse gjërat po ia thotë haptas që nuk ka ndodhe në të kaluarën. Prandaj, zoti Kurti “është i pa përshtatshëm” për Serbinë dhe Vuçiqin.

Përse askush në mënyrë serioze, nuk ia tërhiqte vërejtjen Vuçiqit për kërcënimet ushtarake dhe dirigjimin me strukturat paralele në veri të Mitrovicës duke i sulmuar në baza ditore organet e sigurimit të Republikës së Dardanisë.

Prandaj, në nëntitullin e këtij shkrimi ku thuhet se, nëse nuk ke razi(koncenzus) në shtëpi, si mund t’i pajtosh fqinjët, do të thosha se, njëri nga çelësat e zgjidhjes së marrëdhënieve Dardani-Serbi qëndron, në mos njohjën e Dardanisë nga 5 shtetet evropiane siç janë, Spanja, Greqia( ani-pse këto të dyja japin shenja sado inkurajuese), Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Që të gjitha këto shtete i kanë problemet e tyre të brendshme por, asnjëra nga ato probleme nuk mund të barazohen apo të krahasohen më Dardaninë të cilën e kanë njohur mbi njëqind shtete të botës.

Me këtë mendoj se, përderisa Evropa nuk është në gjendje t’i bind 5 shtetet të cilat nuk e kanë njohur Dardaninë, nuk mund të ketë sukses në pajtimin e palëve më shekuj në armiqësi, me fajin e Serbisë okupatore.

Vuçiqi, ende duke shpresuar se në një mënyrë e ka përkrahjen e këtyre shteteve, qe disa nga ato edhe publikisht deklarohen se kurrë nuk do ta njohin Dardaninë, shpresat nuk i shuhen, prandaj, edhe e stërgjatë dialogun që është edhe qëllimi kryesor i Serbisë sepse nuk është e interesuar ta përfundojë atë më njohje reciproke, duke kërkuar kushte të cilat Dardania nuk mund t’i pranojë nëse duhet qe ky shtet të jetë funksional duke e shtrirë autoritetin kushtetues mbi tërë vendin.

Më një Asociacion më kompetenca ekzekutive që, nuk është në frymën kushtetuese e që do të thotë, Serbia ta ketë kontrollin mbi pjesën veriore të vendit duke iu dirigjuar më strukturat paralele apo me Listën serbe në të ardhmen, parti e formuar dhe e shantazhuar direkt nga Vuçiqi, strukturat paralele të cilët e kanë qenë obligim i Serbisë që t’i largojë në mënyrë të qetë dhe mos ta pengojë funksionimin e Republikës së Dardanisë, ai nuk e bëri.

Në të vërtetë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas Marrëveshjes së Ahtisarit, ka qenë i paraparë vetëm për periudhën e Pavarësisë së mbikëqyrur jo edhe pas skadimit të këtij mandati.

Serbia, në mënyrë perfide e me ish udhëheqës të shantazhuar, e futi si “marrëveshje ndërkombëtare e obligueshme” ani pse kjo është çështje brendshme dhe duhej të zgjidhej në marrëveshje me serbet lokal, një formë e adresimit të problemeve interno të tyre dhe, assesi me kompetenca ekzekutive si një pushtet i tretë, që i bie, një Republikë serbe në shtetin e Dardanisë.

Kjo formë e organizimit e kundërshtua edhe nga Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan i cili deklarojë se, kjo është një e keqe e cila nuk duhet të vijë në shprehje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shprehur gatishmërinë si asnjëherë më parë për t’u kyçur dhe janë kyçur seriozisht, ama, duhen ta kenë guximin dhe gatishmërinë që palëve t’ua thonë të vërtetat në sy, si të mirën po edhe të metat.

Nuk ka marrëveshje pa dialog dhe nuk ka dialog pa një seriozitet, gatishmëri dhe kompromis, por, kompromisi bëhet ne nivelin e barabartë të dy shteteve sovrane.

Kjo, nënkupton se, pas njohjes reciproke, mund të bisedohet dhe të mirën vesh për shumë çështje të cilat kanë të bëjnë më të drejtat dhe interesat e minoriteteve, si atyre serbe në Dardani po ashtu edhe të shqiptarëve në Dardaninë Lindore në Serbi.

E përgëzojë Kancelarin e Gjermanisë, Sholz për iniciativën, si tentativë që palët t’i përafrojnë qëndrimet dhe definitivisht të mbyllet ky kapitull i rëndë i cili, në rëndë të parë e rëndon Bashkimin Evropian por, edhe SHBA-t si shtet mik, themelues e gardian i Republikës së Dardanisë.

Para se të arrihet kjo marrëveshje, palët duhet të deklarohen dhe zotohen kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, duke e dënuar një inovacion ndaj një shteti sovran për interesa ekspansionistë me apetitet e pa ndalura që të njëjtin fat ta përjetoje edhe ndonjë shtet evropian i cili shprehë dëshirën të jetë pjesë e BE-së dhe gatishmërinë të bëhet anëtare e NATO-s, për hir të sigurisë kombëtare të shteteve të interesuara.

Në rrethanat e krijuar pas invazionit rus ndaj Ukrainës dhe rrezikut të përhapjes së de stabilitetit në të gjithë rajonin, më theks të veçant në Ballkanin Perëndimor, Bashkësia Ndërkombëtare, Evropë e SHBA, duhet të jenë më të vendosura duke i kushtëzuar shtetet aleate që besnikërisht të qëndrojnë pran aleatëve të tyre dhe me to në të gjitha veprimet.

Përpos Serbisë e cila duhet definitivisht te deklarohet rreth qëndrimit të sajë se a është më Evropën-Perëndimin apo më Rusinë, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për Hungarinë, respektivisht Kryeministrin, Orban.

Edhe Shqipëria, respektivisht Kryeministri i sajë, Rama i cili deri më tani ishte më afër Serbisë, bile se Dardanisë, duhet t’i bëhet e qartë, ani pse, gjatë adresimit të Presidentit të Ukrainës Parlamentit Shqiptar, ai, u deklarua se janë në anën e viktimës, pra, Ukrainës dhe popullit të sajë, heroik e liridashës, por, duhet ta vë në praktikë.

Të mbesim më shpresë që katër korriku i Berlinit të jetë një shtytje drejtë përfundimit të dialogut Serbi- Dardani, e të jetë i suksesshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat