Në Hagë apo ku është njeriu që dha urdhër të vritet komandant Drinit?

Opinione

Në Hagë apo ku është njeriu që dha urdhër të vritet komandant Drinit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 maj 2022 Në ora: 19:24
Faton Mehmeti

Njëra ndër vrasjet më të bujshme në Kosovën e pasluftes është ajo e komandant Drinit. Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Falë meritës së tij, Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999. Njeri i shkolluar, njohës i mirë i gjuhës angleze, komandat Drini para medieve të huaja pasqyroi pastërtinë e luftës çlirimtare duke deklaruar se “Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civilë, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq.

Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri ”.

Megjithatë, Ekrem Rexha-komandat Drini kishte një “mangësi” për uzurpatorët e UÇK-së, pasi mbështeste presidentin Rugova. Kjo edhe e qoj tek vdekja e hershme. Ndonëse për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, e vërteta asnjëherë deri me tash nuk doli në pah.

Në një proces me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Pastaj u prish ky gjykim në mungesë provash. U duk sikur kjo vrasje sdo të zbardhet asnjëherë, derisa u formua Gjykata Speciale. Gjykata, e financuar nga BE-ja me një amerikan si kryeprokuror, u krijua në 2016 për të gjykuar krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas konfliktit në Kosovë, duke përshirë këtu edhe vrasjen e Ekrem Rexhës-komandant Drinit.

Para pak ditësh u bë zgjerimi i aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku përfshihen edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këta pritën të arrestohen, ku mes akuzave që pritet të rëndojnë ndaj të dyshuarve është edhe vrasja e një eprori të lartë të UÇK, e cila ka ndodhur menjëherë pas luftës në Prizren, ndonëse nuk thuhet me emër fjala duhet të jetë pēr komandant Drinin.

Gjykata Speciale pritet ta rikthejë rastin e vrasjes së “Drinit”. Ajo në dhjetor të vitit 2018 ka ftuar dëshmitarin kryesor të këtij krimi, Remzi Shalën. Ai nuk i ishte përgjigjur ftesës. Në vitin 2002 Shala ishte dëshmitari kryesor në gjykimin e kësaj vrasje, ku i dyshuari kryesor kishte qenë një komandant, gjithashtu i njohur i luftës, Sali Veseli.

Krjet shpresat janë tek Gjykata Speciale për të zbardhur këtë vrasje, të njeriut që falë tij Prizreni është i bashkuar dhe liria që sot e gëzojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat