Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës

Opinione

Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës

Nga: Aurel Dasareti Më: 24 maj 2022 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Shkrimi i vërtetë është një shembull unik i magjisë që lëviz lehtë. Unë i besoj nënndërgjegjes sime dhe i besoj më shumë sesa jam i mençur. Fjalët kanë qenë gjithmonë aty. Ato thjesht duhet të përzihen. Bëhet fjalë për krijimin e fjalëve magjike, ajo që lëviz zemrat.

***

Shpopullimi i Shqipërisë - 5 vitet e fundit mbi 600.000 shqiptarë kanë lëshuar vendin dhe disa dhjetëra mijë afrikan-aziatik ilegalisht janë futur brenda. Spastrim etnik, gjenocid, për të zëvendësuar shqiptarët me rus, serb, afrikan, aziatik. Qëllimi i regjimit: Ndryshim demografik.

Shqiptaria (me përjashtime nderi) ka politikanët më analfabetë, më hajdutë, më të korruptuar dhe antikombëtarë të Evropës. Kujdesi për vendin dhe popullsinë e vet nuk ka qenë kurrë prioritet.

Ditën e djeshme Shqipërisë i është kthyer opozita e vërtetë; telashe për nudistin e stërzgjatur dhe zagarët e tij. Mbetet vetëm të shpresojmë se tashmë është populli ynë që do të jetë në fokus në të ardhmen, por nuk e besoj derisa të shoh që regjimi kriminal të rrëzohet sa më shpejt, mundësisht gjatë vitit.

Nëse prisni momentin e duhur ku gjithçka është e pa drojë dhe e sigurt, ai nuk do të vijë kurrë. Malet nuk ngjiten, garat nuk fitohen dhe lumturia e qëndrueshme nuk arrihet.

***

Unë e kuptoj simpatinë ndaj popullit tim të vuajtur gjerësisht si aftësinë për të kuptuar situatën e të tjerëve dhe për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre, dhe gjithashtu për të reflektuar veten në sytë e të tjerëve. Njeriu është kështu një spektator për të tjerët në të njëjtën kohë pasi të tjerët janë spektatorë për veten e tyre. Kjo formon bazën e një lëvizjeje, një "udhëtimi formimi" moral, i cili çon te spektatori i paanshëm.

Kur mjegulla e përshkon tokën, është e paimagjinueshme që dielli të shkëlqejë në të vërtetë dhe se mund të jetë e mjaftueshme për të lëvizur disa kilometra për të përjetuar nxehtësinë jetëdhënëse. Dhe, nuk është e lehtë të pranosh që kozmosi dhe kuptimi mund të ekzistojnë.

Edhe pse paraardhësit e mi për breza kanë jetuar shumë larg trojeve të tyre, rastësisht nuk jemi asimiluar. Do të jetë shumë interesante kjo histori që së shpejti do të përshkruaj në librin tim “pemën familjare”. Kam gjak shqiptari dhe personaliteti im ndikohet fuqimisht nga prejardhja ime arbërore-shqiptare. Ashtë një prejardhje për të cilën jam krenar. Përmes bisedave me bashkëkombës nga diaspora dhe njerëz që ende jetojnë në vendin ku kanë lindur paraardhësit e mi, ndjejë dhe vështrojë një pikëllim për atë tokën e dashur, atje larg, të kapur nga tradhtarët dhe kriminelët e gjithanshëm. Nga servil të pakarakter që u përulet dhe u bën lajka më të fuqishmëve (veçanërisht armiqve të jashtëm) për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Dobiçë shqipfolës që edhe masakrat dhe gjenocidin e pushtuesve ndaj kombit tonë, të planifikuar dhe zbatuar pa ndërprerje 120 vjetët e fundit - i quajnë incidente.

Ne duhet ta ndajmë dritën nga errësira dhe të krijojmë rregull dhe kuptim atje ku ka ekzistuar dhe akoma ekziston kaos. Por kështu nuk përjetohet aspak kur mjegulla vendoset.

Mendja e njeriut është e mrekullueshme. Deri më tani shumë shqiptarë mund ta njohin përvojën e një ekzistence të pajetë. Ata mbajnë një të brendshme të mjegullt ku duhet të ketë rregull dhe kuptim. Për ata që janë me fat dhe nuk e ndjejnë në këtë mënyrë, mund të jetë e dobishme të përpiqen të kuptojnë vështrimet e prangave të shpirtit.

Kur askush nuk e ka ndarë dritën nga errësira, mbretëron kaosi. Ku gjithçka shkon në një parregullsi.

Jeta është në vrull të plotë në kohë festash. Na hedh në një det kujtimesh, aromash dhe emocionesh. Kjo është arsyeja pse është kaq e shijshme. Dhe kaq e dhimbshme.

Nuk është aq e lehtë të jetosh në Shqipëri; Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës, Mal të Zi ku sundon varfëria dhe mjerimi. Megjithatë, është e vërtetë që edhe jeta në mërgim është e vështirë. Unë nuk do ta fsheh këtë nga ju. Do të keni dhimbje. Do të qani. Megjithatë, ju them juve që dëshironi të largoheni nga vendlindja. Do t'ju mungojë shtëpia ku keni lindur. Prindërit e juaj, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja (...) Vendlindja (atdheu) është shtëpia e njerëzve të lumtur, një shtëpi e mrekullueshme. Jeta nuk duhet të shkojë kurrë aq larg kundër jush sa të mos e kuptoni.

“Jeta në emigracion është një gjë e brishtë dhe lumturia kaq e vështirë për t'u fituar”, - gjyshi im.

***

Ditën që familja ime ka festuar ditëlindjen time të parë, nëna ime ka shkruar një letër urimi për mua, ku thotë:

“Djali im është i shtrirë në krahun tim. Ka një peshë kaq të vogël. Vështirë se ndihet fare. Megjithatë, ai peshon më shumë se toka dhe qielli, yjet dhe sistemi diellor”.

Kështu janë nënat...

Ndarja nga të dashurit më të afërm, dhe ikja në kurbet për shkaqe varfërie të skajshme (mbijetese), shkakton dhembje të hatashme, që me kalimin e kohës shtohet, deri në vdekje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat