Vizita e Albin Kurtit në SHBA, e suksesshme apo e dështuar?!

Opinione

Vizita e Albin Kurtit në SHBA, e suksesshme apo e dështuar?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 maj 2022 Në ora: 20:02
Faton Mehmeti

Pas vizitës në SHBA, kryeministri Kurti ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Zvicër. Që nga marrja e mandatit si kryeministër, kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit në ShBA. Mirëpo, gjashtëmbëdhjetë ditëshi i kreut qeveritar në ShBA, nga opozita shihet si vizitë studimore dhe pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, derisa kryeministri Kurti tha se kjo vizitë ishte e frytshme, mesa antagonizma të të dyja palëve, larg emocioneve politike me ftohtësinë e mendjes duhet gjykuar drejt, e para e z. Kurti në SHBA. Për rëndësinë jetike që kanë SHBA për Kosovën, kjo vizitë është futur në mikroskopin e opozitës dhe mediave të financuar nga ajo për të gjetur sado pak “ dështim” të kësaj vizite për poena politike të saj.

Kjo vizitë ka konfirmuar dy gjëra thelbësore: Albin Kurti nuk është anti amerikan dhe marrëdhëniet e Kosovës me SHBA nuk varen nga një person, kushdo qoftë ai. Se Albin Kurti nuk është anti amerikan konfirmohet edhe nga takimet e tij të shumta me senator demokratë dhe republikanë, vizitat në universitete të njohura, ligjëratat dhe diskutimet atje, takimet me biznesmenë dhe afaristë amerikanë etj. Sigurisht se do të ishte shumë e mirëpritur edhe takimi me z. Biden, e cila për shkaqe që nuk dihet nuk është realizuar, nuk nënkupton se çdo kryeministër i Kosovës që shkon në SHBA të takojë z.Biden, pikërisht në këtë kohë të përpjekjeve të shtuara të SHBA për luftën ne Ukrainë.

Opozita, me Vlora Çitaku dhe Ramush Haradinajn e kanë quajtur vizitën si joefikase, pa sqaruar për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe në anën tjetër thonë se “është e paprecedentë që një kryeministër t’ia jap luksin vetës që të qëndrojë kaq gjatë në ShBA”, deri dje të njëjtit e akuzonin z. Kurti për mos shkruaje, tani e akuzojnë pse rri shumë. Vet Kurti në një status në fb, duke folur për vizitën në SHBA thekson : “Fola për të arriturat e qeverisë sonë dhe për dy qëllimet kryesore të vizitës sime në shtetin mik dhe aleatin tonë më të rëndësishëm: Nxitjen e interesimit për investime në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Nuk nënkupton se vizita konsiderohet e suksesshme vetëm nëse takon presidentin apo sekretarin amerikan të shtetit, ka pasur të tjerë që takoheshin, Kosova nuk përfitonte asgjë më shumë se sa përfiton aktualisht nga SHBA.

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA duhet të zgjerohen të arrijnë nivel tjetër përtej asaj të kujdesit të SHBA, në raporte tregtare me investime të munguara amerikan e të cilat do të hapnin vende pune për të rinjtë e vendit. Pavarësisht propagandës së opozitës, asnjë kryeministër, asnjë individ nuk mund të cenojë raportet e Kosovës me SHBA, ato mbesin të forta dhe të pandryshueshme për jetë e mot, SHBA respekton vendimin e popullit për të zgjedhur vet udhëheqësit e saj. Kosova ka zgjedhur Kurtin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për investime që hapin vende pune, për arsim cilësor dhe shëndetësi të shëruar etj, i vjen radha edhe takimit me z. Biden, për të cilin Kosova ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të lartë për atë individualisht dhe SHBA në tërësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat