Kandidatura e Ina Ramës për Presidente, do të ishte mëse meritore

Opinione

Kandidatura e Ina Ramës për Presidente, do të ishte mëse meritore

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:14
Skënder Sadri KAPITI

Ka ditë që po zien politika por edhe publiku e mediat për te gjetur një kandidaturë për President apo Presidente të Shqipërisë.

Këtë zhurmë e “lodhje” për të gjetur një kandidaturë të merituar po e bën politika, e cila nuk heq dorë nga një kandidaturë politike,pavarësisht se deklarohen për një kandidaturë konsensuale, të aftë, të pastër, jopolitike dhe kombëtare.

U vetëshpallën disa kandidatura dhe u hodhën disa të tjera propozime sipas preferencave subjektive, personale e partizane. Nisur nga kjo gjëndje mendoj dhe propozoj që kandidatura më e mirë, më meritore moralisht , më e dinjitetshme, më e përgjegjshme para publikut, kombit, ligjit, moralit, profesionalizmit është Zonja Ina Rama, dhe me këtë besoj se është edhe opinioni i gjërë publik.

Besoj se me këtë janë dakord edhe vetë politika në tërësi , por kundra edhe mund të ketë si p.sh. Berisha e grupi i rithemelimit. Do të kishte qenë mirë që kandidaturën e Znj. Ina Rama ta kishte propozuar opozita.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat