Pse Greqia kaq armiqësore me ne?

Opinione

Pse Greqia kaq armiqësore me ne?

Nga: Fahri Xharra Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:59
Fahri Xharra

Është e çuditshme se si Greqia e sotme e perkundë djepin, në të cilin rriten të huajt. Grekët e vjetër me të cilët ne shqiptarët kishim rrënjë të perbashkëta pellazgjike janë zhdukur.

Por jo të gjithë, aty janë arvanitët të cilëve iu mohohet çdo gjë, edhe ata janë  "greqizuar " gati të gjithë.

Kur jemi te djepi, kush perkundët aty? Turqit ortodoks, vllehët e Pindit, arvanitasit, turqit, sllavët. Por, grek nuk ka .

Kush janë turqit selgjuk?

Sollëm grekët nga Anadolli dhe dënuam çamët”. Kështu u shpreh për “CNN”-in grek më 12 qershor, Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve (të ardhur nga Anadolli) dhe çamëve.

Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët.

Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500

Cilët ishin ata "grekë" që u kthyen në "atdhe" pas Traktatit të Lozanës?

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të vijojnë të dëbojnë me dhunë bashkë me turqit,  edhe shqiptarët çamë nga trojet e tyre stërgjyshore.

Vendin e tyre e zunë Karamanlidet që i përkasin kombit turk të Bozdoganit, i cili i përket popullit turk Oghous, një pjesë e kombit modern turk. Kjo është e zakonshme në Turqi dhe në pjesën tjetër të botës. 

Karamanlidet ishin turq ortodoksë dhe nuk e ndryshuan kurrë fenë. Ata kishin një kishë ortodokse Turke dhe një udhëheqës të famshëm, patriarkun ortodoks turk EFTIM PASHA. Ai luftoi për popullin e tij, turqit ortodoksë që të mos deportoheshin në Greqi, pasi ata janë nga kombësia vetëm TURQ, të cilët nuk u konvertuan në islam, si pjesa tjetër e kombit turk (Teoman Ergene, İstiklal Harbinde Türk Ortodoksları [ortodoksë turq gjatë luftës së Independence](Stamboll, 1951), passim.// Macar, op.cit., 84-94 Patriarkana Ortodokse Turke).

Rreth 850.000 turq ortodoksë janë vendosur nga "grekët"në "atdheun e tyre"  në vitin 1922 (e prapa), megjithëse ata nuk ishin "grekë", por turq etnikë (4 dhjetor 1922, The New York Times" Faqe 16, Kol. 3).

GJUHA AMË E KARAMANLIDËVE ËSHTË GJUHA TURKE, E njëjta GJUHË QË ËSHTË ZYRTARE TANI NË TURQI (E.Z.Karal "Osmanli Tarihinde Turk Dili Sorunu", "Problemi i gjuhës turke në historinë osmane) faqe 25). Ndaj edhe greqishten e kanë mësuar në shkollat e shtetit grek.( miti dashi )

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat