Kolonizimi i butë i Shqiptarëve

Opinione

Kolonizimi i butë i Shqiptarëve

Nga: Arben Kurteshi Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:52
Arben Kurteshi

Shprehja tjetër për “Kolonizimin e butë të Shqiptarëve“ është „Ballkani i hapur“!

Projekti “Ballkani i hapur” nuk është gjë tjetër pos një projekt i mirë konceptuar me mendësi ruse!

“Ballkani i hapur” është metoda e butë dhe faza fillestare e kolonizimit të shqiptarëve përmes ekonomisë; duke kaluar më vonë në kolonizimin kulturorë dhe së fundmi integrimi i plotë i trojeve shqiptare në territorin e Serbisë së madhe; nëse është e nevojshme edhe “Kolonizim të fortë” pra me dhunë brutale.

Vet fakti që Serbia në njërën anë kërkon “Ballkan të hapur” dhe në anën tjetër armatoset masovikisht me armët më moderne, dhe nuk i vë sanksione Rusisë vulosë përpjekjen e kolonizimit të shqiptarëve; o në mënyrë të butë apo sipas nevojës me forcë ushtarake.

Çfarëdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë është marrëveshje nënshtruese që çon drejt “Kolonizimit të butë” të Kosovës.

Me Serbinë nuk mund të bëhen marrëveshje, edhe nëse bëhen, ajo nuk i zbaton, nëse i zbaton atëherë vetëm me përfitime të trojeve tona.

Nëse ne duam të bëhemi faktorë ekonomik në Ballkan dhe fuqi e patejkalueshme, e vetmja marrëveshje është Shqipëri Kosovë në një njësi ekonomike dhe ushtarake!

Të gjitha përpjekjet tjera na shpien në nënshtrim dhe kolonizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat