Ligji i pagave instrument politik

Opinione

Ligji i pagave instrument politik

Nga: Egzon Kastrati Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:24
Egzon Kastrati

Ekonomia e brishtë dhe problemet e mëdha me të cilat është përballur Kosova ka derivuar probleme edhe me përcaktimin e niveleve të pagës përmes një ligji inkluziv (gjithëpërshirës). Kosova është vend qe sistemin ekonomik e ka të bazuar në ekonomi të tregu mirëpo ka fuqizuar shumë më shumë sektorin publik duke ulur atraktivitetin, produktivitetin, konkurrueshmërin në sektorin privat.

Kosova është vendi me nivelin më të ulët të pagës minimale në rajon e përcaktuar me dy nivele 130€ për të punësuarit në moshën deri në 35 vjet dhe 170€ për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare, ose nëse e kalkulojmë paga mesatare minimale është 150€ e cila realisht reflekton standardin dhe mirëqenien e ulët të qytetarëve.

Tendeca për rritjen e pages minimale në 250€ reflekton me indikatoret përformues ekonomik por duhet të konsultohen të gjithë partneret social të jetë gjithëpërfshires. Kosova ka një pagë mesatare prej 620€ në sektorin privat dhe 380€ në sektorin privat duke prodhuar një diskrepancë apo hendek ndërmjet dy sektorëve që në suaza afatgjata po krijon komprimetim ekonomik duke ngulfatur sektorin privat dhe duke e lënë në mëshirë të byrokrateve.

Sektori privat duhet të trajtohet me priroritet  që nënkupton qeveria duhet ti kushtoj rëndësi këtij sektori duke përfshir në ligjin e pagave sepse është i rëndësishëm në prodhim, punësim, gjenerim të të hyrave dhe ka impakt në fleksibilitet të pagave në raport me produktivitetin. Kosova duhet të orientohet në fuqizim të pagës reale e shprehur si fuqi blerëse e jo në atë nominal si vlerë monetare. “Ligji i pagave duhet të jetë objektiv me impakt gjithpërfshirës”. Msc Egzon Kastrati !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat